LIVE UPDATES
Bota

Kina dhe Rusia forcojnë lidhjet në fushën e mbrojtjes gjatë bisedimeve “thelbësore”

Ministri rus i Mbrojtjes Belousov u takua me nënkryetarin e komisionit qendror ushtarak të Kinës, Zhang Youxia për bisedime, të cilësuara nga të dyja palët si "shumë thelbësore". Ministri i Mbrojtjes së Kinës tha pas takimit se të dyja palët shpresojnë që të thellojnë dhe zgjerojnë marrëdhëniet ushtarake dhe të vazhdojnë shkëmbimet e nivelit të lartë.

15 Tetor 2024, 18:27 Nga N.F
Kina dhe Rusia forcojnë lidhjet në fushën e mbrojtjes gjatë
Foto ilustruese

RUSI- Rusia dhe Kina zhvilluan bisedime, siç shprehen të dyja palët, "thelbësore" për të forcuar lidhjet në në fushën e mbrojtjes dhe atë ushtarake, tha ministri i Mbrojtjes së Rusisë të martën, ndërsa Moska dhe Kina çimentojnë partneritetin "pa kufij" dhe forcojnë kritikat ndaj përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të zgjeruar ndikimin në Azi.

“Institucionet ushtarake të Rusisë dhe Kinës janë të bashkuara në vlerësimin e zhvillimeve botërore dhe ndajnë ide të përbashkëta se çfarë duhet bërë lidhur me gjendjen aktuale”, thuhej në një postim të ministrisë së Mbrojtjes ruse në aplikacionin Telegram, që citonte ministrin Andrei Belousov.

Ministri rus i Mbrojtjes Belousov u takua me nënkryetarin e komisionit qendror ushtarak të Kinës, Zhang Youxia për bisedime, të cilësuara nga të dyja palët si "shumë thelbësore". Ministri i Mbrojtjes së Kinës tha pas takimit se të dyja palët shpresojnë që të thellojnë dhe zgjerojnë marrëdhëniet ushtarake dhe të vazhdojnë shkëmbimet e nivelit të lartë.

Vizita e zotit Belousov në Kinë zhvillohet ndërsa ushtria e Kinës u zotua të kryejë veprime të tjera ndaj Tajvanit, në rast se është e nevojshme, pasi kreu stërvitje ushtarake një ditore (pranë Tajvanit), që tha se ishin paralajmërim ndaj “akteve separatiste”. Manovrat ushtarake u dënuan nga Tajvani dhe Shtetet e Bashkuara.

Kina dhe Rusia shpallën “partneritet pa kufij” në shkurt të vitit 2022 gjatë vizitës në Pekin të Presidenti Vladimir Putin, tre javë para se ai të niste sulmin në shkallë të gjerë ndaj Urainës.

Në maj të këtij viti, udhëheqësi rus Putin dhe ai kinez Xi Jinping u zotuan për një "epokë të re" të partneritetit të dy kundërshtarëve më të fuqishëm të Shteteve të Bashkuara.

Udhëheqësit Putin dhe Xi ranë dakord gjithashtu të thellojnë "partneritetin e tyre strategjik", tha zoti Belousov, pa dhënë më shumë hollësi, duke shtuar se kishte besim se në të ardhmen i pret një "punë e frytshme dhe miratimi i vendimeve të rëndësishme".

Rusia tha javën e kaluar se qëndron në krah të Kinës për çështjet aziatike, duke përfshirë kritikat ndaj përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të zgjeruar ndikimin e tyre dhe ato që Moska i quan si "përpjekje të qëllimshme" për të ndezur situatën përrreth Tajvanit.

Shtetet e Bashkuara thonë se Kina po mbështet përpjekjet e Rusisë për luftën në Ukrainë duke e furnizuar me të ashtuquajturat mallra me përdorim të dyfishtë, duke përfshirë pajisje të vogla elektronike, që mund ta ndihmojnë Moskën për ndërtimin e armëve. Kina thotë se nuk i ka ofruar armatim asnjërës palë dhe se tregtia normale me Rusinë nuk duhet të ndërpritet apo kufizohet./VOA

kina rusia mbrojtje

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje