LIVE UPDATES
Bota

Kievi fiton territor ndaj Rusisë, SHBA e Gjermania me ndihma të tjera

Më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën. Në bazën amerikane në Gjermani, Ramstein u takuan ministrat e Mbrojtjes dhe ushtarakë të lartë nga 50 vende.

10 Shtator 2022, 09:21 Nga d.a
Kievi fiton territor ndaj Rusisë, SHBA e Gjermania me ndihma të tjera
Stoltenberg

SHBA- "Fytyra e luftës" po ndryshon në Ukrainë, u shpreh ministri amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin në bazën amerikane në Gjermani, Ramstein të premten. Që nga fillimi i luftës kanë ndryshuar disa aspekte: Ukraina e ka ndalur zjarrin rus me goditje artilerie masive në jug dhe lindje të Ukrainës dhe këtë javë njofton për rifitim të disa qindra kilometrave territor në lindje të metropolit, Kharkiv. SHBA dhe aleatët duhet "ta rigjallërojnë industrinë e mbrojtjes", kërkoi Austin në takimin e ministrave të Mbrojtjes, Bëhet fjalë që "t'iu përgjigjemi si prioriteteve të Ukrainës ashtu edhe nevojave tona". Kjo do të thotë, që Ukraina do të furnizohet me më shumë pajisje ushtarake perëndimore. 

Ka kaluar pranvera, kur përkrahësit e Ukrainës përpiqeshin të ndihmonin Ukrainën me tanke të vjetra sovjetike nga rezervat e ushtrisë të vendeve aleate lindore të NATO-s. Bëhet fjalë me sa duket për integrimin e Ukrainës në industrinë perëndimore të armatimit. Kievi kërkon raketa me rreze të shkurtër veprimi të tipit, ATACMS me një rreze veprimi 300 km. Deri më tani administrata amerikane nuk e ka pranuar këtë, sepse me to mund të goditeshin edhe objektiva në territorin rus.

Strategji tjetër në vend të "luftës rrufe"

Njoftimet optimiste të kujdesshme të Ukrainës për zhvillimin e luftës në lindje dhe jug të vendit nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur. Me fillimin e shtatorit, kur ofensiva ukrainase filloi, Kievi ka vendosur bllokimin e informacionit. Presidenti ukrainas, Zelensky u shpreh, se nuk është momenti të themi me emër emrat e fshatrave dhe qyteteve të çliruara. Por këtë javë në mediat sociale janë paraqitur mjaft video me zonat e çliruara. Vëzhgues të institutit "European Council of Foreign Relations" (ECFR), i konfirmojnë këto njoftime, duke theksuar se kundërofensiva nuk do të jetë "luftë rrufe", sepse për këtë vendi ka nevojë për më shumë armë, shkruajnë Margaryta Khvostova dhe Dmytro Kryvosheie në një analizë të publikuar para takimit në Ramstein. Bëhet fjalë që me goditje të mirëmenduara, si psh goditja me artileri e furnizimeve ruse dhe misione të vogla të ushtarëve ukrainas të dërrmohen trupat ruse.

Edhe eksperti gjerman i sigurisë, Nico Lange thotë se "nuk bëhet fjalë për një ofensivë të gjerë, por për veprime të kufizuara, që me oportunizëm përdorin pikat e dobta të pozicioneve ruse". Sipas Lange, "territori në jug të Ukrainës është i sheshtë", dhe "çdo lloj lëvizjeje e këmbësorisë është shumë e rrezikshme. Për kundërsulme të gjera dhe suksese ushtarake në Ukrainën jugore do të nevojiten më shumë tanke mbrojtës dhe transportues trupash."

Davidi ukrainas kundër Goliatit rus

Nico Lange ka parasysh me këtë tanket gjermane Marder, që Ukraina i kërkon që nga pranvera. "Paqja arrihet me armë gjermane", kërkon eksperti i afërt me CDU në revistën gjermane "Politika ndërkombëtare". Sidomos nga sulmet me raketa të rusëve kundër objektivave jo ushtararë po vriten edhe më tej civilët në Ukrainë.

Para takimit të grupit të kontaktit për Ukrainën në Ramstein, kryekomandanti i trupave ushkarake ukrainase, deklaroi, se Ukraina mund t'i zmbrapsë trupat pushtuese ruse. Valery Salushnyj është shprehur për agjencinë e lajmeve, Ukrinform, se Rusia deri më tani mund të godasë pa "ndëshkim" çdo cep të territorit ukrainas.

Për herë të parë gjenerali ka konfirmuar, se shpërthimet në bazën ruse Saki dhe në depot e municionit e hekurudhat në Krime janë kryer nga trupat ukrainase. Salushnyj duke iu referuar filozofit ushtarak prusian, Clausewitz, - sipas të cilit duhet kuptuar "qendra e gravitetit" të armikut e kush e godet këtë atij i përket fitorja - shprehet se goditja në çdo cep e Ukrainës është qendra e gravitetit rus, dhe kjo duhet eliminuar. Prandaj Ukraina kërkon raketa me rreze të shkrutër veprimit të MGM-140 ATACMS (Army Tactical Missile System), thotë Salushnyj. Nëse kjo qendër nuk neutralizohet "situata aktuale mund të zgjasë me vite." Nëse kjo neutralizohet, shumë gjëra janë të mundura, ndoshta edhe negociata për fundin e luftës./DW/

lufta ukraine-rusi jens stoltenberg

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit