LIVE UPDATES
Bota

"Këtë vit numri i tyre është më i lartë se zakonisht" , REL: Në Mal të Zi mund të keni takime të afërta me arinjtë

Këtë vit, numri i arinjve në Mal të Zi është më i lartë se zakonisht. Këtë e tregojnë edhe ankesat e banorëve nga fshatrat në veri të këtij vendi, të cilët raportojnë për sulme të shpeshta të arinjve ndaj bagëtive, koshereve të bletëve dhe pemëve të tyre.

21 Qershor 2025, 20:16 Nga r.ll
"Këtë vit numri i tyre është më i lartë se
foto ilustruese

MAL I ZI- Parqet Kombëtare në Mal të Zi i paralajmëruan vizitorët në malet Llovqen, Durmitor, Proklletije dhe Biogradska Gora për mundësinë e takimit me arinj. Ato shpjeguan se arinjtë janë në periudhën e shumimit, ndaj lëvizin më shpesh dhe reagojnë më ashpër ndaj çdo shqetësimi.

Këshilluan që, në rast të një takimi të tillë, “duhet të largoheni sa më shpejt që të jetë e mundur - pa lëvizje të papritura, vrapim, ngjitje në pemë ose fotografi”.

“Mos i lini mbeturinat dhe mbetjet e ushqimit në natyrë, pasi këto e tërheqin ariun, i cili është një kafshë e shkathët dhe gjen shpejt burime të disponueshme ushqimore”, thuhet në njoftimin e Parqeve Kombëtare të Malit të Zi.

Këtë vit, numri i arinjve në Mal të Zi është më i lartë se zakonisht. Këtë e tregojnë edhe ankesat e banorëve nga fshatrat në veri të këtij vendi, të cilët raportojnë për sulme të shpeshta të arinjve ndaj bagëtive, koshereve të bletëve dhe pemëve të tyre. Ngjashëm konfirmon edhe kryetari i Shoqatës së Gjuetarëve të Malit të Zi, Nikolla Markoviç.

“Ka pasur gjithmonë raste të tilla, por jo në këtë shkallë. Kjo është një dukuri e pazakontë, jo vetëm në territorin e Malit të Zi, por edhe në rajon - që arinjtë t’u afrohen shtëpive dhe të shkaktojnë dëme”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Jovana Janjusheviç, drejtoreshë e Qendrës për Mbrojtjen dhe Studimin e Shpezëve, e cila merret edhe me ruajtjen e kafshëve të mëdha të egra, thotë se shfaqja e shpeshtë e arinjve është pasojë e ndryshimeve klimatike. Thatësira, sipas saj, ka bërë që ushqimi të jetë shumë i pakët.

“Kjo është arsyeja përse arinjtë zbresin në vende ku mund të gjejnë ushqim, të cilat janë kryesisht vendbanime njerëzish. Një problem tjetër është se popullata po largohet nga zonat rurale dhe rrezja e lëvizjes së arinjve dhe kafshëve të tjera të egra po zgjerohet”, shpjegon Janjusheviç për Radion Evropa e Lirë.

Për arinjtë që shkaktojnë dëme në fermat bujqësore ose përbëjnë rrezik për njerëzit, Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e Malit të Zi ka një plan për t’i qëlluar dhe larguar.

“Sidomos në rast të sulmit ndaj një personi, mund të jepet leje për eliminim të menjëhershëm”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie për REL-in.

Sulmet e arinjve

Gjatë vitit të kaluar, Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e Malit të Zi regjistroi 51 raste të dëmeve të shkaktuara nga arinjtë - 26 në kosheret e bletëve dhe 25 në kafshët shtëpiake. Një vit më parë kishte 60 sulme nga arinjtë. Në fillim të këtij viti, në fshatrat përreth Nikshiqit u sulmuan kafshët shtëpiake dhe banorët kërkuan nga shteti që të ndërhynte.

Në atë zonë, në prill, një grup gjuetarësh vranë një ari - katër prej tyre u arrestuan dhe kundër tyre u ngritën akuza penale. Banorët protestuan kundër arrestimit të gjuetarëve, duke pretenduar se ata kishin vrarë ariun që “kishte shkaktuar frikë në disa fshatra dhe kishte mbytur dhjetëra lopë”.

Shfaqja e numrit më të madh të arinjve në fshatrat rreth Plluzhinës, në veri të Malit të Zi, ka shqetësuar prindërit, të cilët, për pasojë, i kanë shoqëruar fëmijët deri në shkollë. Një situatë e ngjashme është edhe në fshatrat përreth Bjello Poles. Në nëntor të vitit të kaluar, një ari ka sulmuar edhe një gjuetar, i cili ka mbijetuar, por me lëndime serioze.

Arinjtë kërkojnë ushqim

Udhëheqësi i gjuetarëve malazezë, Nikolla Markoviç, thotë se ariu është grabitqari më i madh në Evropë dhe se, sipas vlerësimeve, ai ushqehet 80 për qind me bimë dhe 20 për qind me mish.

“Mjeti i vetëm për mbrojtjen e alpinistëve dhe turistëve nga ariu është spreji me piper, i cili nuk lejohet të mbahet me vete. Deri tani nuk ka pasur ankesa për sulme ndaj alpinistëve, ndryshe nga dëmet që u shkaktojnë blegtorëve”, thotë Markoviç.

Janjusheviç thotë se ministria duhet t’i edukojë banorët e zonave rurale që të mos i lënë bagëtitë vetëm në pyll, pa qentë kujdestarë ose ndonjë lloj tjetër mbrojtjeje.

“Për këtë arsye nuk kemi asnjë rast, ku ministria ka kompensuar dëmin nga sulmet e arinjve mbi bagëtitë. Jo sepse shteti nuk do, por sepse njerëzit nuk kanë bërë gjithçka që ishte në mundësinë e tyre për të parandaluar sulmin”, thotë Janjusheviç.

Sipas saj, problem i madh është hedhja e mbeturinave nga thertoret dhe ato komunale afër shtëpive fshatare, të cilat, pastaj, i tërheqin arinjtë.

Në cilat raste lejohet qëllimi i arinjve?

Markoviç thotë se Shoqata e Gjuetisë nuk ka qëlluar arinj, sepse për këtë gjë nevojitet leja e Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë.

“Kur shteti merr vendim që të bëhet kjo, ne do të veprojmë sipas asaj që lejon ligji”, thotë ai.

Sa i përket momentit kur është i mundur qëllimi, Janjusheviç thotë se ekziston një ekip ndërhyrës për kafshët e mëdha të egra.

“Në rastin ekstrem, kafsha vihet në gjumë dhe zhvendoset nga vendi. Nëse kafsha kthehet dhe shkakton probleme, vetëm atëherë është e mundur të vritet, por ky vendim merret në një nivel më të lartë dhe duhet të jetë i bazuar shkencërisht”, shpjegon ajo.

Nga Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë shpjegojnë se kërkesa për qëllimin e kafshës paraqitet nga përdoruesi i zonës së gjuetisë në formë të shkruar, bashkë me dokumentacionin e nevojshëm.

“Nëse ministria e pranon kërkesën, ajo do të lëshojë një miratim që specifikon kohëzgjatjen e veprimit, kush mund ta kryejë atë dhe çfarë duhet bërë për ta larguar kafshën specifike që shkakton problemin”, thuhet në përgjigje.

Speciet e mbrojtura në Mal të Zi

Ligji në Mal të Zi e ndalon përgjithmonë gjuetinë e ariut femër që ka ari të vogël deri në dy vjeç. Ariu mashkull i rritur mund të gjuhet vetëm gjatë muajit tetor, në sezonin e gjuetisë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, në Mal të Zi jetojnë rreth 420 arinj të murmë që zënë një territor prej rreth 420.000 hektarësh, kryesisht në pjesën veriore të vendit.

Në njëzet vjetët e fundit, në Mal të Zi nuk ka pasur vrasje arinjsh, përveç rasteve të izoluara të gjuetisë së paligjshme. Mali i Zi ka ratifikuar Konventën e Bernës për mbrojtjen e specieve të egra evropiane dhe habitatit natyror, duke u angazhuar kështu për mbrojtjen e arinjve të murmë. Kjo konventë ndalon shfrytëzimin dhe kërcënimin e habitatit të tyre./REL

mal i zi arinjte ne mal te zi

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim