LIVE UPDATES
Bota

Kërkuan largimin e tij, Ministri rus i Mbrojtjes shfaqet në media pas revoltës së grupit 'Wagner'

Fati i Sergei Shoigut vazhdon të jetë i pasigurt sikurse dhe ai i udhëheqësit të revoltës Yevgeny Prigozhin dhe ushtrisë së tij private. Zhvillimet e fundit kanë ngritur pikëpyetje rreth ndikimit të tyre tek lufta në Ukrainë e madje tek e ardhmja politike e Presidentit Vladimir Putin.

26 Qershor 2023, 16:40 Nga f.i
Kërkuan largimin e tij, Ministri rus i Mbrojtjes shfaqet në media pas
Sergei Shoigu

RUSI- Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu bëri paraqitjen e tij të parë publike që pas revoltës së grupit të mercenarëve ‘Wagner”, të cilët kërkuan largimin e tij. Në një video të publikuar të hënën ai u shfaq duke inspektuar trupat në Ukrainë. Pamjet synonin të jepnin idenë se gjithçka ishte në rregull pas krizës më serioze politike me të cilën është përballur Rusia ndër dekada.

Por fati i Sergei Shoigut vazhdon të jetë i pasigurt sikurse dhe ai i udhëheqësit të revoltës Yevgeny Prigozhin dhe ushtrisë së tij private. Zhvillimet e fundit kanë ngritur pikëpyetje rreth ndikimit të tyre tek lufta në Ukrainë e madje tek e ardhmja politike e Presidentit Vladimir Putin.

Të hënën zyrtarët rusë nuk dhanë detaje rreth marrëveshjes që i dha fund papritur rebelimit. Mikhail Mishustin, kryeministri i Rusisë pranoi se Rusia ishte përballur me “një sfidë ndaj stabilitetit të saj” dhe bëri thirrje për besnikëri publike.

“Ne duhet të veprojmë së bashku, si një ekip dhe të ruajmë unitetin e të gjitha forcave, duke u bashkuar rreth presidentit“, tha ai në një takim të qeverisë që u transmetua në media.

Sot Kremlini publikoi një video të Putin duke uruar pjesëmarrësit në një forum industrial, por pa bërë asnjë koment rreth revoltës. Të shtunën presidenti rus tha se rebelimi vuri në rrezik ekzistencën e Rusisë dhe u zotua se do të ndëshkonte ata që qëndronin pas saj.

Përplasjet mes udhëheqësit të grupit ‘Wagner’, Jevgeny Prigozhin dhe ushtrisë ruse, të cilat janë acaruar gjatë gjithë luftës, shpërthyen në një revoltë që çoi në marshimin e tyre drejt Moskës. Ata arritën të marrin kontroll komandën e ushtrisë ruse për luftën në Ukrainë në qytetin Rostov-mbi-Don. Por pas më pak se 24 orë nga fillimi i rebelimit, trupat e grupit ‘Wagner’ u ndalën. Kremlini njoftoi se kishte arritur një marrëveshje që zoti Prigozhin të largohej në Bjellorusi, dhe se ai dhe trupa e tij nuk do të ndiqeshin penalisht. Por të hënën mediat ruse njoftuan se hetimi penal kundër tij vazhdon dhe se vendndodhja e udhëheqësit të grupit ‘Wagner’ nuk dihet.

Në një përpjekje për të injektuar një ndjenjë normaliteti, të paktën në sipërfaqe, Kryebashkiaku i Moskës Sergey Sobyanin njoftoi fundin e “gjendjes së gatishmërisë kundër terrorizmit”, që u vendos në kryeqytet të shtunën, shoqëruar me ngritje postoblloqesh si dhe dislokim trupash e automjetet të blinduara në periferi të Moskës. Autoritetet shkuan deri aty sa prishën rrugët që të çonin drejt kryeqytetit.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjenerali Valery Gerasimov, një prej personave në shënjestër të revoltës së zotit Prigozhin, nuk është shfaqur në publik. Mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me Prigozhin dhe forcat e tij bazuar në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të shtunën se zoti Putin ka dhënë fjalën, se ai do të lejohet të shkojë në Bjellorusi.

Agjencia shtetërore e lajmeve ‘RIA Novosti’ citoi burime të paidentifikuara të zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm sipas të cilëve çështja penale kundër zotit Prigozhin nuk është mbyllur, pavarësisht deklaratave të mëparshme të Kremlinit. Agjencia e lajmeve ‘Interfax’ bëri një njoftim të ngjashëm. Nëse çështja penale ndaj tij vazhdon, prania e zotit Prigozhin në Bjellorusi, një vend aleat i vendosur i Kremlinit, do të ofronte pak mbrojtje ndaj arrestimit dhe ekstradimit të mundshëm të tij./VOA

lufta ukraine-rusi sergei shoigu

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara