LIVE UPDATES
Bota

Kërkimi vijon edhe 30 vjet pas luftës/ Mbi 11.000 të pagjetur akoma në hapësirat e ish-Jugosllavisë

Tridhjetë vjet pas luftës, Bosnjë-Hercegovina po kërkon më shumë se shtatë mijë të pagjetur. Në nivel të rajonit ky numër është 11 mijë.

1 Shtator 2024, 09:09 Nga r.ll
Kërkimi vijon edhe 30 vjet pas luftës/ Mbi 11.000 të pagjetur
varret masive

BOSNJE- Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi janë në kërkim të 11.000 personave të pagjetur, të cilët janë zhdukur në kohën e konflikteve të përgjakshme në ish-Jugosllavi në 30 vitet e fundit. Nga ky numër, 7.600 persona kërkohen në Bosnjë-Hercegovinë, ku kërkimi vazhdon edhe gati tre dekada pas luftës.

Shumica e personave nga zona e Hercegovinës Lindore që janë ende në kërkim janë nga Nevesinja. Aljonka Xheletoviq ka më shumë se 30 vjet në kërkim të vëllait të saj. Ai u zhduk më 15 qershor 1992. Megjithëse ajo mblodhi vetë provat për vite të tëra dhe ia dorëzoi Prokurorisë së B-H-së, nuk ka asnjë përparim.

"Nuk e kam të qartë si person, si motër, që ende nuk po arrij ta varros si duhet”, thotë mes lotësh Aljonka, duke sqaruar se gjatë hetimeve ka gjetur prova edhe në vendin e ngjarjes, ka gjetur edhe emrat e personave që e morën.

Dhimbje e papërshkrueshme

"Ai u kap i gjallë. Sipas të gjitha konventave, ai duhej të ishte shkëmbyer si rob lufte. Ne e dimë se kush e vrau. Por trupi i tij, duke qenë se është objekt i krimit, është fshehur”, thotë Aljonka, e cila thotë se tetë vite më parë ka dorëzuar të gjitha provat në Prokurorinë e Bosnje-Hercegovinës, por se çështja është në sirtar dhe se askush nuk dëshiron të nisë një hetim.

"Është e pamundur të përshkruash dhimbjen e këtyre 30 viteve të fundit, jo vetëm timen, por edhe të gjithë atyre që janë në kërkim të njerëzve të tyre të dashur”, thotë Aljonka.

Bashkëbiseduesit tanë, pavarësisht se cilit grup etnik i përkasin dhe pavarësisht se ku i kërkojnë trupat e të afërmve të tyre, në ditën ndërkombëtare të personave të pagjetur paralajmërojnë edhe një herë se politika është fajtori kryesor që procesi i kërkimit të personave të pagjetur në të gjithë rajonin nuk ka përfunduar. Ky proces ka ngecuar në veçanti në vitet e fundit. Edhe pse tani ekziston një bashkëpunim rajonal në kuadër të të cilit së fundi u shkëmbyen mbetje mortore ndërmjet B-H dhe Serbisë në pikën kufitare të Raçës, në praktikë zbardhet një numër shumë i vogël i rasteve.

"Po të kishte vullnet politik, do të ishte zgjidhur shumë kohë më parë. Por politikanët e përdorin këtë edhe për interesat e tyre personale, duke mos lejuar që një kapitull i tmerrshëm i historisë sonë të përfundojë dhe të vazhdojmë përpara”, tha për DW Semina Alekiq, kryetarja e Shoqatës së Familjeve të Personave të Zhdukur në B-H, duke kujtuar se kujtuar se ky vend ka një ligj për personat e pagjetur, por që nuk zbatohet në praktikë.

"Dihet saktësisht se cila ishte përgjegjësia komanduese, ndaj 100 apo 200 persona nuk mund të zhduken dhe të mos di askush se çfarë ka ndodhur. Vrasjet ishin sistematike për të cilat dihet se kush i ka bërë. Pra, të gjithë dinë gjithçka por vetëm heshtin”, thotë Alekiq, duke përmendur si shembull pozitiv krijimin e një liste rajonale prej 11.000 personash që kërkohen.

Bashkëpunimi rajonal

Kjo listë pamundëson deri diku manipulimet dhe abuzimet e autoriteteve me shifrat. Por, mungesa e informacionit për vendndodhjet e e personave të pagjetur dhe pengesat politike, ende e kufizojnë manovrën dhe kërkimin e tyre nga të gjitha anët.

Instituti për Persona të Zhdukur të Bosnjë-Hercegovinës thotë se bashkëpunimi ndërmjet vendeve të rajonit është i mirë dhe se në këtë kuadër zbatohen edhe marrëveshjet e bashkëpunimit. Një nga arritjet e mëdha është edhe formimi i Grupit për Persona të Zhdukur, në kuadër të të cilit böhet edhe bashkëpunimi rajonal për të njëjtat çështje dhe aktivitete.

"Kjo ka rezultuar me krijimin e një databaze rajonale për persoant e zhdukur, me analizat e mbetjeve të paidentifikuara në morgje, shkëmbimin e të dhënave dhe informacionive, si dhe me përfshirjen e familjeve në procesin e kërkimit të të zhdukurve dhe organizimin e përkujtimeve të përbashkëta”, thotë zëdhënësja e Institutit Emza Fazliq.

Trishtimi, dhimbja dhe lotët

Situata është pak a shumë e njëjtë edhe për vendet e tjera të rajonit, kur bëhet fjalë për përsonat e pagjetur. Politika është frena kryesore e të gjitha proceseve. Sipas të dhënave të Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, që nga viti 1999 në Kosovë janë zhdukur 4500 persona. Rreth 1600 janë ende të pagjetur. Pala kosovare po kërkon hapjen e arkivave nga Serbia sipas marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, sipas së cilës palët angazhohen të lejojnë qasjen në të gjitha dokumentet, përfshirë ato të shënuara si konfidenciale.

Duhet të gjejmë mekanizmin e duhur që do të fillonte procesin e kërkimit të të zhdukurve, sepse mekanizmi aktual nuk po jep rezultate të mira, thotë Natasha Shqepanoviq nga Shoqata e Familjeve "Kosmetski stradalnici”, duke kujtuar se procesi i zbardhjes së fatit të personave të pagjetur nga lufta e Kosovës është ndalur.

"Pengesat dhe manipulimet janë të ndryshme dhe një nga shkaqet kryesore është politika, pra mungesa e vullnetit politik. Dhe kjo nuk është politikë, ka të bëjë me njerëzit, me familjet që kërkojnë të dashurit e tyre. Një detyrë e kom plikuar është prapa nesh, kam frikë se nuk kemi shumë kohë”, thotë Shçepanoviq.

"Politika nuk dëshiron t'i zgjidhë gjërat sepse dikush prej tyre duhet të përgjigjet për krimet që janë bërë”, ka deklaruar për DW Bajram Çerkinaj nga Mitrovica, i cili është në kërkim të djalit të tij që nga viti 1999.

Apeli i drejtuar institucioneve

Qendra për Personat e Zhdukur në Kosovë organizoi ditë më parë një tryezë të rrumbullakët në Prishtinë, ku familjet nga të dyja palët edhe një herë apeluan që të gjithë të angazhohen seriozisht për zgjidhjen e problemit të personave të pagjetur.

"Për një periudhë të gjatë prej 25 vitesh, familjet nuk e ndjejnë se qeveritë në Beograd dhe Prishtinë mendojnë se ne jemi njerëz dhe se presim njerëzit tanë. Ne presim një politikë të pavarur. Të dashurit tanë duhet të kthehen në familjet tona. Ne po kërkojmë nga të gjitha institucionet në Kosovë, Serbi dhe komunitetin ndërkombëtar që të na qetësojnë zemrat sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Çerkinaj.

Procesi i identifikimit të viktimave përfundon kur personi identifikohet me metodën e ADN-së, por edhe kur ai identifikim konfirmohet nga familjarët. Vetëm atëherë viktimat që janë identifikuar hiqen nga lista e personave të kërkuar. Në Bosnjë-Hercegovinë ka rreth 2800 raste apo mbetje viktimash në 12 morgje ku është bërë ADN-ja, por nuk ka patur asnjë përputhje me mostrat e gjakut të familjarëve të personave të zhdukur.

"Mendova se dhimbja ime për vëllain tim ishte më e madhja, por kur dëgjova historinë e një gruaje, më duhet të them se, mjerisht, ka fate edhe më të vështira. Kështu edhe krijohet një mirëkuptim më i madh, duke dëgjuar njëri-tjetrin dhe duke kuptuar se dhimbja është universale. Në këtë mënyrë mund të luftojmë së bashku”, përfundon Aljonka Xheletoviq./DW

konfliktet ne ish-jugosllavi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet