LIVE UPDATES
Bota

Veprojnë nën maskën e punëve të zakonshme/ Rusia aktivizoi "spiunët e fjetur" pas luftës në Ukrainë, shkëmbimi i pengjeve ekspozoi mënyrën si funksionojnë

Shumë prej këtyre spiunëve e shmangin zbulimin duke bërë punë të zakonshme, çka u mundëson atyre të kenë qasje tek ngjarje dhe individë që i interesojnë Moskës. Mes të burgosurve të shkëmbyer kishte dhe gjoja tregtarë të artit dhe një gazetar të pavarur nga Rusia.

31 Gusht 2024, 21:33 Nga r.ll
Veprojnë nën maskën e punëve të zakonshme/ Rusia
pablo gonzalez

RUSI- Ata njihen me termin “ilegalë”, spiunë që veprojnë nën maskën e punëve të zakonshme. Që kur Rusia humbi shumë nga burimet e vlefshme të spiunazhit, pasi dhjetëra diplomatë u dëbuan nga vendet perëndimore pas agresionit ndaj Ukrainës, “spiunët e fjetur” janë bërë të rëndësishëm për Moskën.

Ekspertët që merren me çështjet e zbulimit rus i thanë Zërit të Amerikës se kjo ishte "rilindja e ilegalëve", me 90 për qind të operacioneve të kryera tani nga spiunët e zgjuar nga gjumi i thellë.

Shkëmbimi i pengjeve më 1 gusht, në të cilin gazetarët amerikanë dhe aktivistët e të drejtave ruse u shkëmbyen me një vrasës dhe spiunë rusë, ekspozoi mënyrën se si funksionojnë disa nga këta "ilegalë".

Shumë prej këtyre spiunëve e shmangin zbulimin duke bërë punë të zakonshme, çka u mundëson atyre të kenë qasje tek ngjarje dhe individë që i interesojnë Moskës. Mes të burgosurve të shkëmbyer kishte dhe gjoja tregtarë të artit dhe një gazetar të pavarur nga Rusia.

Presidenti Vladimir Putin priti në aeroport çiftin rus Artem dhe Anna Dultsev, të cilët u paraqitën si argjentinas dhe drejtonin një kompani teknologjike dhe një galeri në Slloveni si edhe gazetarin e pavarur ruso-spanjoll, Pablo Gonzales, i njohur gjithashtu si Pavel Rubtsov.

Në sipërfaqe, Pablo Gonzalez punoi si gazetar për disa media, mes tyre “Deutche Welle” dhe Zëri i Amerikës, duke u paraqitur si individ me njohuri për Evropën Lindore dhe Kaukazet.

Por në realitet, sipas kreut të shërbimit sekret britanik MI6, ai po mblidhte të dhëna për grupet e opozitës ruse dhe po përpiqej të destabilizonte Ukrainën në prag të sulmit nga Rusia.

Autoritetet polake e ndaluan të dyshuarin Pablo Gonzalez në shkurt të vitit 2022 nën akuza si spiun i Rusisë, të cilat ai i hodhi poshtë. Ai u mbajt në një burg të sigurisë së lartë deri më 1 gusht kur edhe u shkëmbye.

Vëzhguesit e medias i dënuan kushtet në të cilat Polonia e mbajti atë, por pamjet filmike të pritjes nga Putini pas shkëmbimit, konfirmuan se roli i tij nuk ishte gazetaria, por spiunazhi.

Vetë Gonzalez i dha Zërit të Amerikës një përgjigje misterioze pas një kërkese për intervistë. Duke iu referuar një artikulli të mëparshëm të Zërit të Amerikës për lirimin e tij, ai tha përmes gruas së tij spanjolle, Oihana Goiriena se, “Nëse nuk ka më spekulime, atëherë nuk e di se për çfarë doni të flisni”.

Me një rusishte dhe spanjishte mjaft të mirë, zoti Gonzales ndërtoi një karrierë në gazetari pasi përfundoi studimet në Universitetin e Barcelonës. Por pavarësisht jetës së tij të re në Perëndim, ai ruajti shumë simpati për vendin e tij të lindjes.

Një burim me njohuri për çështjet e zbulimit rus, i cili nuk donte të identifikohej, i tha Zërit të Amerikës se zoti Gonzalez u rrit në rajonin bask të Spanjës, ku përpjekjet për një pavarësi rajonale janë diçka e zakonshme si dhe mbështetja për Putinin në qarqet e së majtës.

Kjo nënkuptonte se shumë nga ata që e takuan nuk i vunë në dyshim prirjet e tij pro-ruse; shumë më pak dyshonin se ai punonte fshehurazi për zbulimin rus.

“Kjo është një rilindje për ilegalët (spiunët)”, i tha Zërit të Amerikës nga Kievi Oleksandr V. Danylyuk, ekspert për shërbimet speciale subversive ruse dhe sovjetike.

“Historikisht, ka qenë e vështirë të udhëtoje jashtë vendit. Këta spiunë mund të udhëtojnë, të jetojnë dhe ata mund të punësohen në qeveri dhe, biznese”, thotë zoti Danylyuk, i cili është bashkëpunëtor në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara me qendër në Londër, një institut kërkimor për çështjet e mbrojtjes. “Disa njerëz ende nuk janë të bindur se ‘ilegalët’ janë të rëndësishëm, ata përbëjnë 90 për qind të aktivitetit të zbulimit rus”.

Vlen për t’u përmendur, thotë zoti Danylyuk, se miliona rusë dhe të huaj simpatizantë të Kremlinit mund të udhëtojnë lirshëm pa ngjallur dyshime.

“Ata mund të shkojnë në Luginën e Silikonit dhe të vjedhin sekrete, si dhe mund të rekrutojnë individë në Perëndim. Përse u duhet të përdorin diplomatë, përveç se detyrave specifike? Për operacione të tjera përdorin ‘ilegalët’ çka i bën ata spiunë perfekt”, thotë ai.

Zoti Danylyuk thotë se një qëllim i ‘ilegalëve’ është që të ushtrojnë ndikim në botën perëndimore duke depërtuar tek grupet radikale ose organizata opozitare.

Në vitin 2016, zoti Gonzalez u angazhua me drejtuesit e Fondacionit Boris Nemtsov për Lirinë dhe u bë mik me anëtarët kryesorë të grupit. Fondacioni mban emrin e politikanit të opozitës ruse të vrarë në vitin 2015.

Vajza e të ndjerit Nemtsov dhe bashkëthemeluese e fondacionit, Zhanna Nemtsova, tha se ajo ishte një prej objektivave të spiunit Gonzalez.

“Unë isha e para që i thashë medias ‘Agentstvo’ për Pablo Gonzalez/Pavel Rubtsov në maj të vitit 2023 pasi më ranë në duar disa dokumente”, shkroi ajo në rrjetin X më 27 gusht. ‘Agentstvo’, një media e pavarur ruse njoftoi se zoti Gonzales hartoi raporte të detajuara lidhur me kontaktet e tij me zonjën Nemtsova dhe fondacionin.

Marc Marginedas, korrespondent i gazetës spanjole El Periodico tha se pavarësisht dëbimit të diplomatëve rusë pas agresionit në Ukrainë, shërbimi rus i zbulimit është si një ushtri e vogël.

“Dhjetra mijëra njerëz punojnë për degë të ndryshme të shërbimit të zbulimit rus. Sipas disa burimeve, kjo shifër shkon në qindra mijë nëse përfshihen edhe ata që nuk punojnë në mënyrë të rregullta”, tha ai.

Punonjësit në ambasadat ruse dhe në organizatat mediatike që kontrollohen nga qeveria ka të ngjarë që janë spiunë, shtoi ai.

“Rusia ka investuar në shumë spiunë që nuk gëzojnë mbrojtje diplomatike”, tha ai.

Autoritetet u sigurojnë atyre një alibi personale që është shumë e vështirë për t'u gjetur. Vendet e Amerikës Latine, që nuk kanë kontrolle dhe rregullore shumë të rrepta kur japin shtetësinë për të huajt, janë shumë të dobishme për këtë qëllim.

Gazetari Marginedas tha se agresioni rus ndaj Ukrainës shkaktoi dëbimin e një numri të madh të spiunëve të dyshuar rusë nga ambasadat në mbarë botën.

Kështu, kur Putini doli në aeroportin e Moskës për të pritur agjentët në shkëmbimin e të burgosurve në gusht, ai dërgoi një mesazh të qartë.

“Duke i pritur ata njerëz me madhështi në aeroportin e Moskës dhe duke u premtuar atyre punë dhe medalje, Putini po u dërgonte mesazh spiunëve të ardhshëm se shteti rus nuk do t’i braktisë spiunët e tij”, shton gazetari.

Një gazetar që e njhte zotin Gonzalez tha se u trondit kur mori vesh identitetin e tij të vërtetë.

Xavier Colas, i cili punon për gazetën spanjolle El Mundo, e ka njohur Gonzalezin në 2014 kur u takuan në Ukrainë.

“Ai nuk ishte një person që pretendonte të ishte gazetar. Ai ishte vërtet i tillë. Ai bëri raportime, udhëtoi dhe kishte vërtet njohuri", tha zoti Colas. “Ai e paraqiti veten si një ekspert për Ukrainën dhe republika të tjera ish sovjetike. E dinte se çfarë po bënte.”

Ai tha se zoti Gonzalez ka punuar kryesisht për gazetat rajonale si gazeta pro-separatiste baske Gara, por nuk duket se kishte mungesë fondesh për të udhëtuar në të gjitha pjesët e Ukrainës dhe Sirisë.

Zoti Gonzalez ka punuar për mediat spanjolle Publico, La Sexta dhe Gara. Ai gjithashtu ka punuar për Zërin e Amerikës gjatë viteve 2020 dhe 2021, si dhe për rrjetin publik gjerman Deutsche Welle dhe atë spanjoll EFE.

Zëri i Amerikës e punësoi zotin Gonzalez si kontraktor përmes një pale të tretë të një platforme mediatike. Pasi mësoi për arrestimin e tij në Poloni, Zëri i Amerikës i hoqi shkrimet e tij nga faqja elektronike në internet.

Rrjeti Deutsche Welle nuk iu përgjigj kërkesës për koment. Por Miguel Angel Oliver, president i rrjetit spanjoll EFE, i tha Zërit të Amerikës se “Ne nuk kemi bërë asnjë koment. Gonzalezi ka punuar për EFE mbi dy vjet më parë. Ishte një bashkëpunim i shkurtër kryesisht rreth fotografive kur filloi lufta në Ukrainë.”/VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet