LIVE UPDATES
Bota

Ballkani Perëndimor: Njohja e diplomave ende sfidë

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor po përpiqen të krijojnë një treg të përbashkët rajonal për të tërhequr investimet e huaja, por njohja reciproke e diplomave të arsimit të lartë mbetet ende sfidë.

1 Shtator 2024, 08:12 Nga r.ll

TIRANË- Universiteti i Beogradit është shpesh zgjedhje e preferuar për studentët nga Ballkani. Për Damjan Balkoski, student 29-vjeçar i doktoraturës në arkitekturë nga Maqedonia e Veriut, faktorët vendimtarë për të zgjedhur këtë universitet për studimet e tij ishin bashkëpunimi ndërkombëtar dhe njohja e universitetit, si dhe fakti që në vitin 2017, kur ai u regjistrua, në vendin e tij, në Maqedoninë e Veriut, nuk kishte studime të akredituara doktorate në arkitekturë.

”Vendimtare për mua ishte bashkëpunimi me fakultetet botërore të arkitekturës. Pas përfundimit të studimeve është i mundur bashkëpunimi me të gjitha institucionet e larta shkencore dhe arsimore, jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë dhe më gjerë.” - thotë Balkoski.

Pas përfundimit të studimeve të tij në Beograd, ai pret të përfundojë shpejt procedurën e njohjes së kualifikimeve të tij akademike në vendin e tij. Gjatë studimeve ai nuk kishte hasur në asnjë problem burokratik dhe shpreson që marrëveshja e nënshkruar për njohjen e diplomave dhe njohjen e kualifikimeve profesionale të arkitektëve në kuadër të procesit të Berlinit, që siguron punësim në arkitekturë dhe ndërtim në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, do ta lehtësojë më tej procesin administrativ.

Në vorbullën e proceseve burokratike

Gjashtë vendet në Ballkanin Perëndimor po përpiqen të krijojnë një treg të përbashkët rajonal, ku ndarja e njohurive dhe e aftësive përtej kufijve është një nga sfidat më të mëdha. Nën iniciativën e Procesit të Berlinit udhëheqësit e gjashtë vendeve premtuan se kualifikimet e arsimit të lartë do të njiheshin pa vonesa, duke reduktuar kohën e pritjes dhe kostot.

Gjithësej janë nënshkruar tri marrëveshje. Dy prej tyre që përbëjnë Njohjen e Ndërsjellë të Kualifikimeve të Arsimit të Lartë dhe Kualifikimeve Profesionale për Mjekët e Mjekësisë, Dentistët dhe Arkitektët, janë ratifikuar nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa marrëveshja e tretë për kualifikime shtesë që përbëhet nga Infermierët, Veterinerët, Farmacistët dhe Mamia është ratifikuar vetëm nga parlamenti i Malit të Zi.

Por megjithë marrëveshjet e nënshkruara dhe të ratifikuara nga të gjitha vendet, zbatimi efektiv ka ngecur në vorbullën e proceseve burokratike. Ministritë përkatëse të Arsimit, me gjithë insistimin nuk ishin të gatshme të përgjigjen.

Marrëveshja e nënshkruar nga vendet e Ballkanit në kuadër të procesit të Berlinit për Sistemin e Arsimit të Lartë përcakton rregulla dhe procedura të përbashkëta për njohjen e kualifikimeve, bazuar në Konventën e Lisbonës për Njohjen, Procesin e Bolonjës dhe rregullat përkatëse të BE-së. Ajo gjithashtu thekson se procesi i njohjes së diplomës nuk duhet të zgjasë më shumë se 14 ditë dhe heq tarifat ekzistuese të aplikimit.

Premtime në letër dhe mbivendosje

Sipas Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, marrëveshja vlen për universitetet publike dhe gradualisht parashikohet të shtrihet edhe për universitetet private, ndërsa të gjitha vendet përfitojnë nga njohja e rregulluar e gradave të Doktorit të Filozofisë (PhD).

Marrëveshja është ratifikuar nga parlamentet e të gjitha vendet, por zbatimi i saj ende mungon, duke dekurajuar kështu shpërndarjen e lirë të njohurive midis dy grupeve kryesore: profesorëve akademikë dhe studentëve.

Despina Tumanoska, nga Instituti për Kërkime Ekonomike dhe Politike në Maqedoninë e Veriut, "Finance Think”, thotë se arsyeja kryesore që krijon "ngërçe” në këtë proces është fakti që marrëveshjet e nënshkruara mbivendosen me rregulloret ekzistuese vendore dhe marrëveshjet bilaterale të nënshkruara tashmë.

"Harmonizimi i tyre si dhe përafrimi me rregulloret e BE-së është i nevojshëm: njohja e ndërsjellë e diplomave dhe kualifikimeve duhet të harmonizohet me sistemin ekzistues të njohjes dhe të ketë trajtim të barabartë në procedurën e njohjes, pavarësisht nga vendi ku janë marrë kualifikimet”, thotë Tumanoska.

Ndikim negativ për studentët e ardhshëm

Ky është një faktor që ka një ndikim negativ për studentët e ardhshëm që duan të fillojnë studimet e tyre universitare në çdo vend rajonal. Më të prekurit janë Shqipëria dhe Mali i Zi. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme në Shqipëri në vitin 2023 janë lëshuar vetëm tetëmbëdhjetë viza studimore për shtetas nga Kosova, gjashtë për ata nga Maqedonia e Veriut dhe një për Malin e Zi. Nga universitetet në Mal të Zi nuk erdhi asnjë përgjigje.

Besa Kadriu, profesoreshë në Shkup, në Maqedoninë e Veriut, hedh dritë mbi pengesat burokratike brenda Ministrive të Arsimit dhe të Shkencës në të gjithë rajonin.

"Procedurat labirintike për njohjen e ndërsjellë vazhdojnë,” vëren ajo, duke përmendur periudhat e gjata të pritjes për dokumentacionin zyrtar, veçanërisht brenda Ministrive të Arsimit dhe Shkencës.

Ministritë përkatëse të Arsimit në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi nuk dhanë përgjigje për çështjet e sipërpërmendura megjithë insistimin.

Siç u vu re nga universiteti më i madh dhe më i vjetër në Maqedoninë e Veriut, Universiteti i Shën Kirilit dhe Metodit, procedura e njohjes është hallka ku procesi ngadalësohet më shumë.

"Procesi i njohjes së diplomave për përfundimin e niveleve arsimore të mëparshme në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës është i gjatë dhe në disa raste studentët nuk mund të regjistrohen brenda periudhës së përcaktuar dhe kështu vazhdojnë procedurën para autoriteteve të Ministrisë së Brendshme për të marrë vizë” - thotë Kadriu.

Nevojitet më shumë bashkëpunim

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, një institucion i krijuar nga Komisioni Evropian me fokusin për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin më shpejt drejt një tregu të përbashkët rajonal në raportin e tij të zbatimit të vitit 2022 thotë se "nevojiten më shumë para dhe njerëz të kualifikuar për të përmirësuar nivelin e koordinimit ndërinstitucional dhe brendainstitucional të ministrive dhe të agjencive përgjegjëse”.

Romina Radonciq, profesoreshë që jep mësim në Shqipëri dhe Bosnje dhe Hercegovinë, thotë se ka qenë e vështirë të konvertohet diploma e saj pasi grada e Profesorit të Asociuar nuk i njihet si gradë profesionale në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu për të është e pamundur të japë mësim në Kosovë, sepse dy vendet nuk i njohin diplomat e njëri-tjetrit.

"Për mua është shumë e vështirë të punoj në një mjedis që ma bën pothuajse të pamundur të ushtroj të drejtën time për të dhënë mësim, për të cilën kam investuar me plot mund për vite të tëra.”, thotë Radonshiq.

Të punosh në rajon; një skenar (i pamundur)

Ndërsa marrëveshjet që lehtësojnë lëvizjen e lirë të profesionistëve, mungojnë në përpjekjet për zbatim, emigrimi vazhdon për shkak të rritjes së ngadaltë të pagave dhe mundësive të kufizuara të punës.

Marrëveshja më e fundit që nuk është ratifikuar nga të gjitha vendet, përveç Malit të Zi, përfshin profesionet e infermierëve, veterinerëve, mamive dhe farmacistëve, që do të kërkojnë të ndjekin të njëjtin profesion në vendet e Ballkanit Perëndimor, me kualifikimet e tyre të njohura pas ndjekjes së studimeve dhe trajnimit që do të zgjasë 3 deri në 5 vjet.

Trajnimi i infermierëve përgjegjës për kujdesin e përgjithshëm do të përfshijë gjithsej të paktën 3 vjet studimi. Ndërkohë, trajnimi i veterinerëve përfshin gjithsej të paktën 5 vjet studim të plotë teorik dhe praktik, i cili gjithashtu mund të shprehet në kredite ekuivalente evropiane (ECTS).

Trajnimi i mamive duhet të përfshijë gjithsej të paktën një trajnim specifik me kohë të plotë si mami që përfshin të paktën tre vjet studim teorik dhe praktik me kohë të plotë si mami me kohëzgjatje prej 18 muajsh.

Ndërkohë edhe pse marrëveshja e parë për të diplomuarit në Mjekësi, Stomatologji dhe Arkitekturë, është ratifikuar nga të gjitha vendet, Ministritë e Brendshme në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut nuk kanë regjistruar asnjë kërkesë për leje për këto profesione, ndërsa institucionet në Mal të Zi nuk iu përgjigjën kërkesës për të dhëna.

Nisma për të krijuar një treg të lirë pune për profesionistët ende nuk ka dhënë rezultate konkrete, pjesërisht për shkak se paga mesatare në çdo vend është pothuajse e njëjtë. Sipas një raport nga RCC ekonomitë e Ballkanit Perëndimor nuk janë shumë të diversifikuara dhe prandaj kërkojnë më shumë punëtorë të pakualifikuar.

Mungesa e vazhdueshme e fuqisë punëtore në rajon nënvizon nevojën për përpjekje të përbashkëta për reformën e politikave dhe ndërtimin e institucioneve. Ndërsa Ballkani Perëndimor përpiqet për unitet për tërheqjen e investimeve të huaja dhe nxitjen e rritjes ekonomike, udhëtimi drejt një tregu vërtet të integruar rajonal ende mungon./DW      

ballkani perendimor njohja e diplomave

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet