LIVE UPDATES
Bota

Kërcënon rajonin duke marrë shembull Ukrainën, Presidenti i Malit të Zi reagon ndaj ministrit të Vuçiç: E papranueshme

Ai është i mendimit se ka një mbështetje të madhe ndërkombëtare për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, duke theksuar se kjo nuk është çështje vetëm e Serbisë, por edhe e fqinjëve të saj.

20 Gusht 2023, 14:18 Nga a.l
Kërcënon rajonin duke marrë shembull Ukrainën, Presidenti i
Foto ilustruese

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe kryetari i Partisë Progresive Serbe, Millosh Vuçeviç tha se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kanë ofenduar Serbinë me njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se kjo paraqet ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi dhe duke kërcënuar me destabilizimin e rajonit, shkruan REL. 

“Ke bërë një gabim dhe do të të godasë në kokë, ashtu siç i godet në Ukrainë të gjithë ata që e promovuan Kosovën si shtet të pavarur. Ju e keni hapur kutinë e Pandorës. Përgjigjet tuaja burokratike se Kosova është sui generis, se është një rast i veçantë, janë qesharake. As Albin Kurti dhe as Tirana nuk të besojnë në këtë”, tha Vuçeviç për TV Pink.

Ai është i mendimit se ka një mbështetje të madhe ndërkombëtare për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, duke theksuar se kjo nuk është çështje vetëm e Serbisë, por edhe e fqinjëve të saj.

“A flenë të qetë miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut? A fleni të qetë? Ata mendojnë se janë në paktin e NATO-s dhe i kanë zgjidhur problemet e tyre me të. Kjo është mantra e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Kur ata u bënë anëtarë të asaj sigurie kolektive, pra aleancës së NATO-s, mendojnë se i kanë zgjidhur të gjitha problemet e tyre dhe se asgjë nuk mund t’u ndodhë”, tha Vuçeviç.

Ai vlerësoi se liderët duhet të shikojnë “çfarë ka në histori” dhe të kuptojnë “çfarë po ndodh në oborrin e shtëpisë së tyre”.

“Ne nuk duam të udhëheqim politikën e tyre, por mund të themi se 25 për qind e shqiptarëve kanë 50 për qind të pushtetit në Maqedoninë e Veriut. Nëse kjo është në rregull për maqedonasit, është në rregull edhe për ne, ju padyshim që do të keni një politikë që nuk do ta shohë Maqedoninë si vendin e tyre”, theksoi ai.

Vuçeviq vlerëson se ka një konsensus mbarëshqiptar për bashkim kombëtar dhe se “serbët naivë mendojnë se kjo nuk mund të ndodhë dhe se nuk ka ndryshime kufijsh”.

Ai theksoi se “mantra se nuk ka ndryshime të kufijve ka qenë gjithmonë e vlefshme, ndaj kanë ndryshuar”.

Unë nuk do të flija i qetë, por kjo është një pyetje për Shkupin dhe le të shohë Podgorica se çfarë do të bëjë. Unë shoh se pyetja më e madhe për ta tani është nëse partitë serbe, partia serbe, apo koalicioni lejohen të vijnë në pushtet me, thënë kushtimisht, disa ministri të vogla. Në Maqedoninë e Veriut 25 për qind e shqiptarëve kanë 50 për qind të pushtetit dhe në Mal të Zi 30 për qind e serbëve nuk mund t’i kenë dy ministri apo edhe një. Ata thonë se ne po përzihemi në punët e brendshme. Ju ndërhyni në punët tona të brendshme – e keni njohur Kosovën, a ka ndërhyrje më të keqe, më të pahijshme dhe më të hapur në punët e brendshme”, përfundoi Vuçeviç. 

Reagime nga Mali i Zi

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, tha se është e papranueshme çdo përpjekje për të ndërhyrë drejtpërdrejt ose indirekt me aktorët e huaj (nga rajoni apo pjesa tjetër e botës) në krijimin e Qeverisë në Mal të Zi.

Në rrjetin social X, ish-Twitter, Milatoviç theksoi se mbledhja e 28-të e Kuvendit është pasqyrë e vullnetit të qytetarëve të Malit të Zi, të cilët sipas Kushtetutës janë bartës të sovranitetit.

Pres që formimi i Qeverisë së 44-të të bazohet në vullnetin e shprehur lirshëm të qytetarëve në zgjedhjet e kaluara parlamentare, si dhe në prioritetet programore që do të mundësojnë anëtarësimin e përshpejtuar të Malit të Zi në BE, rritjen e standardit jetësor dhe ndërtimi i shtetit të së drejtës”, shkroi Milatoviç.

Me kërcënimet se “Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut do të goditen në kokë nga njohja e Kosovës, siç ndodhi me Ukrainën”, ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe presidenti i SNS-së, Millosh Vuçeviq, po i bie daulleve të luftës dhe po e destabilizon rajonin, tha deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Socialistëve nga Mali i Zi, Andrija Nikoliç.

“Vuçeviçi qëllimisht e anashkalon faktin që Serbia nënshkroi marrëveshjen në Kumanovë, e cila përfaqëson kapitullimin e regjimit të Millosheviçit gjatë kohës së luftës dhe se Millosheviqi pranoi që të gjitha, ushtria, paraushtarakët, policia, parapolicia dhe të gjitha formacionet e tjera të armatosura nga Serbia të largohen përgjithmonë nga Kosova”, tha zyrtari i DPS-së a.

Së fundi, thotë ai, Vuçeviç mendon se publiku në Mal të Zi ka një “kujtesë të shkurtër”.

“Dhe të mos harrojë se me rezolutën 1244, Serbia pranoi të largohej nga Kosova, me të cilën hoqi integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës Federale të Jugosllavisë mbi Kosovën dhe vendosi procedurën për përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës. Mali i Zi, si shtetet tjera, thjesht zyrtarisht e pranoi se cila ishte gjendja faktike në terren dhe se me një interes, Serbia dhe Kosova të ecin përpara”, theksoi Nikoliç./ REL 

milosh vuçeviç

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më