LIVE UPDATES
Bota

Këmbimi i të burgosurve/ Faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Marrëveshja nuk duket se sinjalizon një përmirësim të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, por gjithsesi ajo është për t’u shënuar.

2 Gusht 2024, 22:10 Nga E. D
Këmbimi i të burgosurve/ Faktet kryesore rreth marrëveshjes
foto ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Rusia realizuan këmbimin më të madh të burgosurve në periudhën post-sovjetike, një marrëveshje që përfshiu lirimin e 24 të burgosurve, pas negociatave që zgjatën me muaj dhe lëshimeve të vendeve evropiane, të cilat liruan individë që i mbanin nëpër burgjet e tyre si pjesë të këtij këmbimi. Marrëveshja nuk duket se sinjalizon një përmirësim të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, por gjithsesi ajo është për t’u shënuar. Analistët vënë re një çekuilibër tek fakti që amerikanë të burgosur padrejtësisht po këmbehen me kriminelë të dënuar në gjykata perëndimore, megjithatë Presidenti Joe Biden thotë se marrëveshje të tilla kërkojnë vendime të vështira.

Më poshtë disa fakte të rëndësishme lidhur me marrëveshjen:

Në mesin e 24 individëve – disa të profilit të lartë e disa jo – ishin gazetarë, disidentë politikë, spiunë të dyshuar, një haker kompjuterësh, një mashtrues dhe një i dënuar për vrasje.

Rusia liroi 16 individë, përfshirë gazetarin e ‘Wall Street Journal’ Evan Gershkovich dhe ish-marinsin Paul Whelan, një drejtues sigurie i një korporate në Miçigan. Të dy përballeshin me dënime të gjata në burg pasi u shpallën fajtorë për spiunazh në sistemin e politizuar ligjor të Rusisë, akuza të cilat qeveria amerikane i cilësoi si të pabaza.

Në mesin e të liruarve nga Moska është edhe gazetarja e Radio Evropës së Lirë Alsu Kurmasheva, e cila ka shtetësi të dyfishtë amerikano-ruse dhe që u dënua në muajin korrik për shpërndarje të informacionit të rremë për ushtrinë ruse – akuza të cilat familja dhe Evropa e Lirë i kanë mohuar.
Tre amerikanët mbërritën të enjten mbrëma në bazën ushtarake Andrews, në Merilend, ku u pritën nga Presidenti Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris.

Rusia gjithashtu liroi kritikun e Kremlinit dhe fituesin e çmimit Pulitzer, Vladimir Kara-Murza, i cili po vuante një dënim prej 25 vitesh burg për tradhëti, që konsiderohej si i motivuar politikisht.

Prej të burgosurve që Rusia i mori në këmbim është Vadim Krasikov, i dënuar në Gjermani për vrasjen e një kryengritësi çeçen në një park në Berlin para dy vitesh, me gjasë me urdhrat e shërbimeve ruse të sigurimit. Në mesin e të burgosurve ishin edhe dy agjentë “të fjetur” të cilët ishin të burgosur në Slloveni, tre të dënuar nga autoritetet amerikane dhe dy nga Norvegjia dhe Polonia.

Përmirësimi i marrëdhënieve SHBA-Rusi?

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë bërë disa marrëveshje për këmbim të burgosurve gjatë periudhës së luftës së Rusisë në Ukrainë, përfshirë atë në dhjetor të vitit 2022 përmes të cilës Moska liroi basketbollisten amerikane Brittney Griner në këmbim të trafikantit të armëve Viktor Bout.

Por asnjëri nga këto këmbime nuk rezultoi në përmirësim të marrëdhënieve, sidomos në një kohë kur Presidenti rus Vladimir Putin refuzon t’i japë fund agresionit kundër Ukrainës dhe Uashingtoni vazhdon t’i dërgojë mbështetje të rëndësishme ushtarake Kievit.

Më shumë se gjithçka tjetër, këmbimet e të burgosurve janë një burim i rrallë kompromisi dhe përputhje interesash të ndërsjella. Megjithatë, fakti që shtetet arritën marrëveshje në një kohë të armiqësive të hapura është për t’u shënuar.

Amerikanët që mbetën në Rusi

Ndonëse marrëveshja e së enjtes përfshin amerikanët më të njohur që u mbajtën në Rusi, përfshirë dy nga të cilët u konsideruan zyrtarisht si të burgosur padrejtësisht, janë edhe disa amerikanë të tjerë që mbeten në Rusi.

Mes tyre janë artisti i muzikës rock Travis Leake, i dënuar nën akuza droge, që po vuan burg; ushtari amerikan Gordon Black, i shpallur fajtor për vjedhje dhe për kërcënim për vrasje; Marc Fogel, një mësues që po vuan dënim nën akuza droge dhe Ksenia Khavana, e cila u arrestua në Yekaterinburg në muajin shkurt për tradhëti, nën akuzat se ka mbledhur fonde për ushtrinë e Ukrainës.

Khavana u kthye në Rusi për të vizituar familjen. Pronari i një salloni bukurie në Kaliforni ku Khavana ka punuar në të kaluarën, i tha agjencisë Associated Press se Khavana në fakt po grumbullonte fonde për ndihma humanitare.

Në një deklaratë shtypi pas shpalljes së marrëveshjes, familja e zotit Fogel tha se është “e pakuptimtë” që ai nuk është përfshirë në marrëveshje dhe i bëri thirrje administratës së zotit Biden ta bëjnë përparësi lirimin e tij.

Një zyrtar i lartë i administratës, i cili foli me gazetarët para këmbimit me kusht të mos identifikohet sipas rregullave të Shtëpisë së Bardhë, tha se administrata do të dyfishojë përpjekjet për t’i kthyer të gjithë amerikanët në shtëpi.

Dallimet mes të liruarve nga të dyja palët

Në këmbimet e të burgosurve gjatë viteve të fundit, qeveria amerikane ka liruar kriminelë të dënuar për krime serioze, përfshirë trafikantë të armëve dhe narkotikëve dhe një drejtues të rrjetit të narkotikëve të grupit Taliban.

Marrëveshja e fundit nuk përbën përjashtim: Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë ranë dakord t’i dorëzojnë Rusisë kriminelë të cilët konsiderohet se janë të shpallur fajtorë dhe të dënuar në bazë të proceseve të drejta gjyqësore.

Shembulli më i rëndësishëm është ai i Vadim Krasikovit, i cili më 23 gusht të vitit 2019 u shpall fajtor për vrasjen e 40 vjeçarit Zelimkhan “Tornike” Khangoshvilit, shtetas i Gjeorgjisë, i cili kishte luftuar kundër trupave ruse në Çeçeni dhe më vonë kishte kërkuar azil në Gjermani.

Kur e dënuan Krasikovin me burgim të përjetshëm në vitin 2021, gjykatësit gjermanë thanë se ai veproi nën urdhrat e autoriteteve ruse, të cilët i dhanë atij identitet të rremë, pasaportë dhe burime për të kryer vrasjen.

Gjatë negociatave, Rusia këmbënguli që Krasikovi të lirohej si pjesë e këmbimit, duke e bërë të qartë se ai ishte në krye të listës së saj. Presidenti Putin dha shenja në fillim të këtij viti se ishte i interesuar në një këmbim të tillë për të liruar “patriotin” që po mbahej në Gjermani.

Në kontrast, amerikanët dhe evropianët e liruar nga Rusia përfshijnë njerëz që konsideroheshin nga Shtetet e Bashkuara si të burgosur padrejtësisht – si në rastin e gazetarit Gershkovich dhe ish marinsit Whelan – apo të atyre që përgjithësisht po konsideroheshin si të ndaluar me akuza të pabaza.

“Marrëveshjet të tilla vijnë me vendime të vështira,” deklaroi Presidenti Biden, por shtoi: “Asgjë nuk ka më shumë rëndësi për mua se t’i mbroj amerikanët këtu dhe jashtë vendit.”

Marrëveshja mund të kishte përfshirë Navalny-n

Pjesë qendrore e kësaj marrëveshjeje ishte njeriu që kurrë nuk arriti të jetë pjesë e saj: Udhëheqësi rus i opozitës, Alexei Navalny.

Në kohën kur ai vdiq në muajin shkurt, zyrtarët ishin duke diskutuar një këmbim të mundshëm që do të përfshinte atë dhe zotin Krasikov si mënyrë për të përmbushur kërkesën e vazhdueshme të Rusisë për të dhe për t’i liruar amerikanët e burgosur.

Zyrtarët e administratës amerikane e përshkruan vdekjen e befasishme dhe të pashpjegueshme të zotit Navalny si hap prapa, por ata hartuan një plan të ri për t’ia prezantuar Kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Në fund, disa bashkëpunëtorë të zotit Navalny u liruan.

Presidenti Biden e paralajmëroi angazhimin e tij për këtë marrëveshje javën e kaluar, kur gjatë fjalimit të tij nga Zyren Ovale kur shpalli vendimin e tij për të mos u rikandiduar: “Gjithashtu po punojmë tërë kohën për të kthyer në shtëpi të gjithë amerikanët që janë dënuar padrejtësisht nëpër tërë botën.”

Të enjten, ai përjetoi suksesin e rezultatit diplomatik të arritur në muajt e fundit të administratës së tij ndërkohë që mirëpriti familjet e të burgosurve amerikanë që po ktheheshin në Shtëpinë e Bardhë. Ndoshta në një referencë ndaj sloganit të ish- rivalit të tij Donald Trump “Amerika e Para”, zoti Biden tha: “Dita e sotme është shembull i fuqishëm se përse është jetike të kesh miq në këtë botë.”

Zoti Trump, i cili gjatë mandatit të tij kishte treguar interesim për çështjen e pengjeve dhe amerikanëve që mbaheshin padrejtësisht, gjatë debatit të qershorit me zotin Biden pretendoi se ai do të siguronte lirimin e gazetarit Gershkovich menjëherë pasi t’i fitojë zgjedhjet.

Të enjten, ai kritikoi marrëveshjen, duke sugjeruar gabimisht në platformën e tij ‘Truth Social’ se Shtetet e Bashkuara i kishin dhënë fonde Rusisë në këmbim të marrëveshjes.

“A po lirojmë vrasës, atentatorë apo rrugaçë? Jam vetëm kureshtar ngaqë ne kurrë nuk bëjmë marrëveshje të mira, për asgjë, por në veçanti për këmbimin e pengjeve,” shkroi ai./VOA

shba rusi

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit