LIVE UPDATES
Bota

Katër vjet burg për ish-ministrin austriak të Financave, Karl-Heinz Grasser

Gjykata tha se ka prova që ish-politikani i partisë FPÖ ka shpërdoruar postin dhe ka pranuar dhurata dhe ryshfet, por e përgjysmoi masën fillestare të dënimit me burg.

26 Mars 2025, 08:36 Nga N.F
Katër vjet burg për ish-ministrin austriak të Financave,
Karl-Heinz Grasser

AUSTRI- Në vitin 2020 ish-ministri austriak i Financave, Grasser u dënua me tetë vjet burg, ndër të tjera për rryshfet. Gjykata e Lartë e vendit e konfirmoi tani vendimin për fajësinë, por e uli dënimin me burg.

Ish-ministri austriak i Financave, Karl-Heinz Grasser, u dënua me katër vjet burg për rryshfet nga Gjykata e Lartë e Austrisë. Gjykata tha se ka prova që ish-politikani i partisë FPÖ ka shpërdoruar postin dhe ka pranuar dhurata dhe ryshfet, por e përgjysmoi masën fillestare të dënimit me burg. Po ashtu Gjykata e Lartë e rrëzoi vendimin e dënimit për falsifikim provash të marrë ndaj ish-ministrit Grasser nga shkalla e parë .

Ryshfet në miliona për informacione të brendshme


Pas shumë vite hetimesh Grasser, i cili ishte ministër i Financave nga viti 2000 deri në vitin 2007, u dënua në vitin 2020 me tetë vjet heqje lirie,  nga Gjykata Rajonale e Vjenës. Akuza ndaj Grasser ishte se në vitin 2004 i kishte dhënë një investitori privat informacione të rëndësishme lidhur me çmimin që kërkohej për shitjen dhe privatizimin e 60,000 apartamenteve që i takonin shtetit.

Në këtë mënyrë kompania e pasurive të paluajtshme e investitorit në fjalë arriti të sigurojë kontratën si ofertuesja më e lartë. Grasser dhe pjesëmarrësit e tjerë thuhet se kanë marrë për këtë shpërblime prej 9.6 milionë eurosh.

Dënimi më i lartë i dhënë ndonjëherë për një politikan


"Kemi të bëjmë me krime të rënda dhe pa precedentë në Austri”, tha kryetarja e trupit gjykues. Megjithatë, për shkak të zgjatjes së procedurës, gjykata vendosi uljen e dënimit me burg. Gjithësesi pavarësisht uljes së dënimit, ky mbetet dënimi më i lartë i dhënë ndonjëherë për një politikan të lartë austriak.

Grasser dhe avokati i tij thanë se vendimi shkel ligjin dhe drejtësinë dhe njoftuan se do të ankohen në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Megjithatë ky hap nuk ka efekt ndaj vendim dhe nuk çon në shtyrjen e dënimit me burg./DW

karl-heinz grasser

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike