LIVE UPDATES
Bota

Katër vite pas largimit nga pushteti, ish-kryeministri Andrej Babish fiton zgjedhjet në Çeki!

Këto zgjedhje janë vëzhguar nga afër nga aleatë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, për shkak të ndikimit që mund të kenë në politikat për Ukrainën. Pas 95 për qind të votave të numëruara, rezultatet tregojnë se Babishi, miliarderi në krye të partisë ANO (PO) është fitues i qartë. Megjithatë, ai nuk e ka shumicën e ulëseve në Parlament, çka nënkupton se do t’i duhet të gjejë partnerë koalicioni.

4 Tetor 2025, 19:12 Nga M.L
Katër vite pas largimit nga pushteti, ish-kryeministri Andrej Babish fiton
Andrej Babish

ÇEKI- Ish-kryeministri i Çekisë, Andrej Babish ka shënuar rikthim dramatik, duke i fituar zgjedhjet parlamentare katër vjet pasi është larguar nga pushteti. Por, ai tani përballet me negociata të vështira për të formuar shumicën qeverisëse.

Këto zgjedhje janë vëzhguar nga afër nga aleatë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, për shkak të ndikimit që mund të kenë në politikat për Ukrainën. Pas 95 për qind të votave të numëruara, rezultatet tregojnë se Babishi, miliarderi në krye të partisë ANO (PO) është fitues i qartë. Megjithatë, ai nuk e ka shumicën e ulëseve në Parlament, çka nënkupton se do t’i duhet të gjejë partnerë koalicioni.

Shumë analistë sugjerojnë se në qeverisje mund të përfshihet e djathta ekstreme, SPD, e cila ka bërë thirrje për largimin e Çekisë nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja.

“Nëse qeveria do të varet nga pozicioni apo mbështetja e SPD-së, atëherë situata do të jetë e komplikuar”, ka thënë Jan Machacek, këshilltar për çështje të jashtme i presidentit çek, Peter Pavel, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Machacek ka thënë se kjo do të ishte “situatë shumë e rrezikshme për politikën e jashtme, sepse SPD-ja është ekstremiste, shumë kundër Ukrainës dhe BE-së, dhe parti proruse”.

Babishi ka përdorur retorikë euroskeptike dhe ka sugjeruar se do t’i japë fund iniciativës çeke për të blerë municione për Ukrainën. Megjithatë, 71-vjeçari e ka hedhur poshtë idenë e largimit nga BE-ja dhe NATO-ja.

Komentatori politik çek, Jiri Pehe, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “do të jetë shumë e vështirë për Andrej Babishin që të krijojë koalicion stabil”, të bazuar në SPD-në apo Motoristët, grup i vogël opozitar, që ka hyrë në Parlament për herë të parë.

Partitë tjera, përfshirë pjesëtarë të qeverisjes aktuale, kanë hedhur poshtë mundësinë e bashkëpunimit me Babishin. Babishi ka shprehur shpesh mbështetje për kryeministrin hungarez, Viktor Orban, i cili i ka bllokuar disa vendime të BE-së për të sanksionuar Rusinë apo për të mbështetur Ukrainën.

Por, Pehe ka thënë se Babishi, me interesa të mëdha biznesore në Evropën Perëndimore, ka treguar gjatë mandatit të parë si kryeministër se ka qenë pragmatik.

“Nuk besoj se Babishi do të shkojë aq larg sa Orbani apo kryeministri sllovak, Robert Fico, sepse Republika Çeke nuk varet më nga nafta dhe gazi rus”, ka thënë ai.

Prej nisjes së luftës së plotë të Rusisë në Ukrainë, më 2022, Praga e ka ndalur importin e naftës prej Moskës dhe e ka zvogëluar sasinë e gazit që pranon. Hungaria dhe Sllovakia vazhdojnë të importojnë sasi të mëdha të të dyja lëndëve./REL

andrej babish zgjedhje parlamentare çeki

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit