17 Shkurt 2023, 11:43
Nga I.A
Nikola Sanduloviç
KOSOVË- Kandidati për president të Serbisë, Nikola Sanduloviç, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Kosovë, ka bërë homazhe në varrezat e Memorialit në Prekaz, në 15 vjetorin e pavarësisë. I shoqëruar nga krerët e shtetit të Kosovës, Sanduloviç pas homazheve ka thënë se do të bëj gjithçka që kriminelët që kryen një krim kaq të tmerrshëm të përgjigjen.
“Është ditë e vështirë dhe nder i madh që më është mundësuar nga kjo qeveri, me presidenten tuaj të nderuar dhe kryeministrin tuaj të nderuar, të më bëjnë të mundur që në emër të Serbisë së ndershme, të kërkoj një ndjesë të madhe dhe të kërkoj falje për të gjitha krimet e kryera nga Millosheviçi dhe kjo qeveri aktuale në Serbi, që kanë bërë ndaj jush. Do të bëj gjithçka që kriminelët që kryen një krim kaq të tmerrshëm ndaj jush të përgjigjen… Zoti ju bekoftë me shëndet dhe Zoti na dhëntë një paqe të merituar për të gjithë, faleminderit”, ka thënë Sanduloviç.
Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ngjarje e shënuar më 17 shkurt të vitit 2008. Në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, Kosova fitoi Pavarësinë e kërkuar prej vitesh. Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë. Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, i cili sot ndodhet pas hekurave në Hagë. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë.
nikola sanduloviç 15 vjetori i pavaresise se kosoves
Bota
17 Shkurt 2023, 11:46
F.M
Foto nga tërneti në Turqi
RUMANI- Tjetër tërmet në Rumani! Sipas Qendrës Mesdhetare Evropiane (EMSC), vendi është g...
Bota
17 Shkurt 2023, 11:40
F.M
Bao Fan
KINË- Bao Fan, një nga bankierët miliarderë më të profilit të lartë në Kinë është zhduk...
Bota
17 Shkurt 2023, 11:37
I.A
Olaf Scholz dhe Albin Kurti
KOSOVË- Kosova dhe Serbia tashmë kanë thënë atë “po”-në e tyre sa i përket ...
Bota
17 Shkurt 2023, 11:29
I.A
Antony Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka uruar qytetarët në 15-vjetorin e pavarësisë, ndërsa thekson s...
Bota
17 Shkurt 2023, 11:24
I.A
Kurti, Osmani dhe Begaj
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në shënimin e 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësis&...
Bota
17 Shkurt 2023, 11:04
I.A
Ramush Haradinaj
KOSOVË- Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka shkuar në Prekaz për të bërë homazhe në Ditën...
Bota
17 Shkurt 2023, 10:30
I.A
Termeti ne Turqi
TURQI- Pas dy tërmeteve të mëdha që tronditën Turqinë, një tjetër person u shpëtua nga rr&eum...
Bota
17 Shkurt 2023, 10:26
I.A
Qendër testimi për koronavirus në Kinë
KINË- Udhëheqësia kineze ka shpallur “fitore vendimtare” në luft...
Bota
17 Shkurt 2023, 10:16
I.A
Lagja
TURQI- Asnjë gur nuk ra në lagjen 5000-vjeçare të Harputit të Elazigut, e cila ka përjetuar 3 tërmete mbi 6 ball...
Bota
17 Shkurt 2023, 10:01
I.A
Newborn
KOSOVË- Kreatori i “Newborn”-it, Fisnik Ismaili, ka prezantuar dizajnin e ri të këtij monumenti, duke ua ndërruar v...