LIVE UPDATES
Bota

Juristi amerikan: Putin duhet të frikësohet nga udhëtimet jashtë Rusisë

Scheffer, i cili ka shërbyer si ambasador i SHBA-së për Çështjet e Krimeve të Luftës në administratën e Bill Clintonit, thotë se pret edhe akuza të tjera kundër udhëheqësit rus dhe njerëzve që zbatojnë urdhrat e tij.

17 Mars 2023, 20:41 Nga a.l
Juristi amerikan: Putin duhet të frikësohet nga udhëtimet
Vladimir Putin

RUSI- Pa marrë parasysh nëse del ndonjëherë në bankën e të akuzuarve ose jo, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të jetë gjithmonë “i akuzuar i arratisur” nga drejtësia ndërkombëtare, thotë juristi amerikan, David Scheffer. Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi të premten urdhërarrestim për Putinin, duke e akuzuar atë për krime lufte në Ukrainë, përfshirë dëbim të paligjshëm të fëmijëve.

Scheffer, i cili ka shërbyer si ambasador i SHBA-së për Çështjet e Krimeve të Luftës në administratën e Bill Clintonit, thotë se pret edhe akuza të tjera kundër udhëheqësit rus dhe njerëzve që zbatojnë urdhrat e tij.

Putin “duhet të frikësohet vërtet nga udhëtimet jashtë kufijve të Rusisë. Ndoshta, me përjashtim të vendeve si: Kina, Bjellorusia, Irani, Koreja e Veriut. Këto vende me siguri që nuk do ta arrestonin”, thotë Scheffer për Radion Evropa e Lirë.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Scheffer, a mund të arrestohet Vladimir Putin pas këtij urdhërarrestimi?

David Scheffer: Presidenti Putin do të jetë subjekt i arrestimit gjatë gjithë jetës së tij. Për shkak të urdhërarrestimit të lëshuar sot [më 17 mars] nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, ai do të identifikohet përgjithmonë si i akuzuar i arratisur, derisa të arrestohet dhe të sillet para Gjykatës Ndërkombëtare Penale për atë që njihet si konfirmim i akuzave. Pas kësaj, nëse gjykatësit pajtohen, ai do të jetë i pandehur para Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Por, ky etiketim, si i akuzuar i arratisur, do të vazhdojë me vite, derisa të arrestohet – nëse ndonjëherë arrestohet.

Radio Evropa e Lirë: Kush mund ta arrestojë Putinin?

David Scheffer: Autoritetet e çdo shteti palë në Statutin e Romës [v.j. traktati që ka themeluar Gjykatën Ndërkombëtare Penale] janë të detyruara ta bëjnë këtë. Kjo do të thotë se nëse ai do të udhëtonte në territorin e ndonjë shteti palë, ai do të arrestohej.

Ekziston gjithmonë mundësia që nëse ai është në Rusi ose diku tjetër, në Kinë, në Korenë e Veriut, ose në Bjellorusi, t’i nënshtrohet ndonjë operacioni të fshehtë për ta arrestuar. Por, ju e dini, kjo është disi ekstreme.

Radio Evropa e Lirë: I përmendët disa vende… Çfarë nëse disa prej tyre refuzojnë ta bëjnë një gjë të tillë?

David Scheffer: Nëse janë palë në Statutin e Romës dhe refuzojnë ta arrestojnë, ato i shkelin detyrimet që kanë me këtë statut. Ato duhet të vendosin nëse duan të shihen si shkelëse të detyrimeve të traktatit ose jo.

Disa vite më parë, Jordania, e cila është palë në Statutin e Romës, e ka lejuar presidentin Al Bashir të Sudanit të hynte në territorin e saj dhe ka refuzuar ta arrestojë, edhe pse ka qenë i paditur nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Gjykatësit e kanë ndjekur këtë çështje dhe kanë konstatuar se Jordania ka pasur detyrim të qartë ligjor për arrestimin e zotit Al Bashir, për shkak të pjesëmarrjes së saj në Statutin e Romës.

Radio Evropa e Lirë: A do të frikësohet tani Putini të udhëtojë?

David Scheffer: Sigurisht. Ai duhet ta marrë shumë parasysh këtë. Edhe brenda [Rusisë] – me sa kam kuptuar nga lajmet – ai nuk po fluturon më, ndoshta nga frika e rrezikut në qiell. Ai e merr trenin kudo ku shkon në Rusi. Tani, ai duhet të frikësohet vërtet nga udhëtimet jashtë kufijve të Rusisë. Ndoshta, me përjashtim të vendeve si: Kina, Bjellorusia, Irani, Koreja e Veriut. Këto vende me siguri që nuk do ta arrestonin.

Radio Evropa e Lirë: Ka pasur raste të tilla më herët?

David Scheffer: Po. Al Bashiri i Sudanit ka qenë shumë i kufizuar në udhëtimet e tij. Është dashur të ishte shumë i kujdesshëm se ku udhëtonte. Ka ndodhur që ai ka udhëtuar në Afrikë të Jugut. Ajo e ka mirëpritur fillimisht, por është dashur të largohet nga ky vend shumë shpejt, pas kërcënimeve se mund të arrestohet. Pse? Sepse Afrika e Jugut është palë në Statutin e Romës.

Pra, po, [urdhërarrestimi] e kufizon shumë mundësinë e dikujt për të drejtuar ndonjë diplomaci ndërkombëtare. Zoti Putin do të jetë i padëshirueshëm ndërkombëtarisht, nuk ka dyshim për këtë.

Radio Evropa e Lirë: Gjykata Ndërkombëtare Penale e akuzon Putinin se është përgjegjës për dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina, gjë që përbën krim lufte. Mendoni se atij mund t’i shtohen më shumë akuza?

David Scheffer: Po, jam i sigurt se do të akuzohet për krime të tjera lufte. Vetë prokurori ka sinjalizuar në fillim të kësaj jave se mund të ngrihet akuzë për sulme kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës, që kanë pasur ndikim jashtëzakonisht të madh në sigurinë dhe mirëqenien e popullatës civile, sepse ajo ka mbetur pa rrymë gjatë muajve të ftohtë të dimrit.

Nuk do të ishte për t’u habitur nëse Gjykata Ndërkombëtare Penale, së shpejti, lëshon urdhërarrestim edhe për këtë krim. Pastaj, ka edhe shumë krime të tjera, sepse Putin ka qenë shumë transparent sa i përket udhëheqjes së ushtrisë në agresionin e saj kundër Ukrainës dhe kryerjen e mizorive atje. Pra, duke qenë aq transparent, ai është inkriminuar publikisht, në mënyrë të përsëritur. Unë mendoj se do të ketë më shumë urdhërarrestime kundër tij.

Radio Evropa e Lirë: Kremlini ka thënë se ky urdhërarrestim është “i papranueshëm” dhe “i pavlefshëm”, duke deklaruar gjithashtu se Rusia nuk e njeh juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Si mund të ndikojë kjo në zbatimin e këtij urdhri?

David Scheffer: Mendoj se protesta e tij do të injorohet. Është një argument i vjetër. Fakti që [Rusia] nuk është palë në Statutin e Romës, nuk e amniston atë nga përgjegjësia, nëse [Putin] vendos të shkojë në territorin e një shteti palë, ose të një vendi që i ka dhënë juridiksion Gjykatës Ndërkombëtare Penale mbi territorin e tij.

Ukraina e ka bërë këtë qysh nga viti 2014, kur Putin ka hyrë në Krime.

Të gjithë do të prisnin që Rusia të reagonte në këtë mënyrë. Por, nuk ka rëndësi. Nuk ka rëndësi se si reagon. Për pjesën e mbetur të jetës së tij, ky urdhërarrestim do të jetë aty, nuk do të hiqet kurrë. Ky është realiteti. Është koha për t’u përballur me këtë realitet. Ai mund të mos dalë para Gjykatës Ndërkombëtare Penale edhe 15-20 vjet të tjerë. Mund edhe të mos dalë kurrë. Por, ai do të jetë gjithmonë një i akuzuar i arratisur nga drejtësia ndërkombëtare.

Radio Evropa e Lirë: Dhe çfarë do të thotë kjo për luftën në Ukrainë?

David Scheffer: Shpresoj se do të dërgojë sinjal se jo vetëm për zotin Putin, por edhe për njerëzit që veprojnë nën udhëheqjen e tij, që i zbatojnë urdhrat e tij dhe që janë pjesë e planifikimit të këtyre krimeve në Ukrainë, drejtësia po troket. Pa marrë parasysh se a duan ta pranojnë ose jo, kjo po ndodh. Ata mund të protestojnë sa të duan, por po ndodh. Dhe, kjo është rëndësia e lajmit të sotëm. /REL

gjyqi per krimet e rusise

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari