LIVE UPDATES
Bota

"Ju do të dëgjoni shumë gjëra të ndryshme nga burime të ndryshme", SHBA: Infrastruktura e zgjedhjeve presidenciale është e sigurt

Në buletinin e parë mbi sigurinë e zgjedhjeve të nëntorit, ata thanë se votuesit amerikanë duhet të kenë besim se votat e tyre do të numërohen me saktësi.

4 Shtator 2024, 07:28 Nga M.B
"Ju do të dëgjoni shumë gjëra të ndryshme nga
Foto ilustruese

SHBA- Zyrtarët e lartë të sigurisë së zgjedhjeve po u bëjnë thirrje votuesve amerikanë që të mos i japin shumë rëndësi pretendimeve të pabaza se zgjedhjet e ardhshme presidenciale do të manipulohen. Në buletinin e parë mbi sigurinë e zgjedhjeve të nëntorit, ata thanë se votuesit amerikanë duhet të kenë besim se votat e tyre do të numërohen me saktësi.

"Gjatë muajve të ardhshëm, ju do të dëgjoni shumë gjëra të ndryshme nga burime të ndryshme. Gjëja më e rëndësishme është që në mes të kësaj zhurme të bëni dallimin mes fakteve dhe pretendimeve të rreme", tha Jen Easterly, drejtore e Agjencisë Amerikane të Sigurisë Kibernetike, e cila është përgjegjëse për sigurinë e zgjedhjeve.

"Procesi ynë zgjedhor, infrastruktura zgjedhore nuk ka qenë kurrë më e sigurt dhe komuniteti i palëve të interesuara në zgjedhje nuk ka qenë kurrë më i fortë", tha zonja Easterly, në një konferencë për shtypin të martën. "Kjo është arsyeja pse unë kam besim në integritetin e zgjedhjeve tona dhe pse edhe populli amerikan duhet të ketë të besim në këtë."

Përpjekja e zyrtares Easterly për të siguruar votuesit vjen pak më shumë se një muaj pasi agjencitë amerikane të zbulimit lëshuan një paralajmërim se armiqtë e Shteteve të Bashkuara, të udhëhequr nga Rusia, Irani dhe Kina, po përpiqen të ndërhyjnë në zgjedhjet e nëntorit.

Por këto përpjekje të theksuara në paralajmërimin e agjencive amerikane të zbulimit synojnë të krijojnë dyshime mbi procesin zgjedhor në Shtetet e Bashkuara dhe të ndihmojnë apo dëmtojnë kandidatë të caktuar në zgjedhje. Deri më tani nuk ka patur përpjekje nga kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara për të sulmuar apo për të ndërhyrë në sistemet e përdorura në procesin e zgjedhjeve dhe numërimin e votave.

"Ne nuk kemi parë ndonjë përpjekje me qëllim për të ndërhyrë në procesin zgjedhor", u tha gazetarëve Cait Conley, zyrtare e lartë e Agjencisë Amerikane të Sigurisë Kibernetike.

"Kjo është diçka që mund të ndryshojë në çdo moment", tha zonja Conley.

Agjencia Amerikane e Sigurisë Kibernetike tha se përpjekjet e tjera për të mbrojtur infraskrukturën e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale përfshijnë një sërë provash sigurie të infrastrukturës zgjedhore, testime të saktësisë së makinave të votimit dhe masa të zgjeruara sigurie për të mbrojtur rrjetet kompjuterike të lidhura me infrastrukturën e zgjedhjeve. Ata gjithashtu theksojnë se asnjë nga sistemet që regjistrojnë votat nuk është i lidhur me internetin dhe se 97% e votuesve amerikanë do të votojnë në zona, që janë të pajisura me fletë votime rezerve, për të shmangur vonesat nëse ka probleme me votimin elektronikë.

Megjithatë, asnjë nga këto masa nuk do t'i frenojë vendet si Rusia, Irani dhe Kina nga përpjekjet për të bindur votuesit amerikanë për probleme në sistemin e votimit. Easterly tha se një nga shqetësimet më të mëdha është se armiqtë e Shteteve të Bashkuara do të përpiqen t’i paraqesin problemet e vogla si skandale të mëdha.

"Është pothuajse e pashmangshme që diku në të gjithë vendin dikush të harrojë të sjellë çelësat për hapjen e një vendvotimi", tha ajo. "Dikush do të nxjerrë nga priza një printer apo një stuhi mund të shkaktojë ndërprerjen e energjisë elektrike në një vendvotim."

Kriminelët kibernetikë madje mund të gjejnë një mënyrë për të çaktivizuar përkohësisht ato që zyrtarët i përshkruajnë si sisteme të lidhura me zgjedhjet, duke përfshirë faqet e internetit të agjencive shtetërore dhe lokale, që merren me regjistrimin dhe numërimin e votave.

"Ne mund të presim që kundërshtarët tanë do të mbeten një kërcënim i vazhdueshëm dhe të tentojnë të minojnë besimin në demokracinë dhe institucionet tona dhe të mbjellin përçarje partiake", tha ajo. “Është në dorën tonë që të mos lejojmë që kundërshtarët tanë të jenë të suksesshëm”.

Zyrtaret Easterly dhe Conley thanë se mënyra më e mirë për të shmangur panikun e panevojshëm është që votuesit amerikanë të mbështeten te zyrtarët shtetërorë dhe lokalë të zgjedhjeve për informacion. Por nëse amerikanët mbështeten në llogaritë e mediave sociale, që nxjerrin informacione të pasakta, kjo mund të shkaktojë telashe.

"Është një problem i vështirë për kompanitë e mediave sociale", tha një zyrtar i lartë amerikan i zbulimit, duke folur me gazetarët në kushte anonimiteti.

"Republika Popullore e Kinës përdor padyshim mediat sociale për të provuar të paktën të shkaktojë përçarje në Shtetet e Bashkuara", tha zyrtari. "Pra, mendoj se kjo platformë do të përdoret."

Dhe ka prova në rritje se Kina mund të shtojë përpjekjet e saj për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane.

“Graphika”, një firmë analitike e mediave sociale, publikoi një raport të martën, duke paralajmëruar se një operacion dezinformues i lidhur me Kinën i njohur me emrin "Spamoflage" është bërë gjithnjë e më agresiv. Firma “Graphika” tha se ka identifikuar më shumë se dhjetra llogari në platforma të mediave sociale, duke përfshirë rrjetet X dhe TikTok, "që pretendojnë se janë qytetarë amerikanë dhe mbështetës të paqes, të të drejtave të njeriut dhe të integritetit të informacionit të përqëndruar në Shtetet e Bashkuara, të zemëruar nga politika amerikane dhe ajo e Perëndimit."

"Këto llogari kanë përhapur përmbajtje që denigrojnë kandidatët demokratë dhe republikanë, duke nxitur dyshime mbi legjitimitetin e procesit zgjedhor të Shteteve të Bashkuara dhe duke përhapur histori përçarëse për çështje të debatueshme sociale", thuhet në raportin e firmës “Graphika”. Megjithatë, raporti thotë se vetëm disa prej tyre kanë arritur të tërheqin shumë njerëz.

Përfundimet e raportit të firmës “Graphika” duket se janë në përputhje me vlerësimet e mëparshme të kompanisë “Meta”, pronare e platformave Facebook dhe Instagram, e cila për herë të parë identifikoi këto përpjekje të huaja për ndërhyrje në zgjedhje vitin e kaluar./ VOA

shba

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale