LIVE UPDATES
Bota

Izraeli vijon përplasjen me OKB-në, ndërpret bashkëpunimin me agjencinë që ndihmon për refugjatët palestinezë

“Megjithëse OKB-së i kemi dorëzuar OKB-së prova të shumta që dëshmojnë infiltrimin e Hamasit në UNRWA, Kombet e Bashkuara nuk ndërmorën asnjë veprim për të korrigjuar situatën”, deklaroi përmes një komunikate ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon.

4 Nëntor 2024, 19:54 Nga ZH.LL
Izraeli vijon përplasjen me OKB-në, ndërpret bashkëpunimin
Foto ilustruese

IZRAEL- Ministria e Jashtme e Izraelit njoftoi zyrtarisht të hënën Kombet e Bashkuara se do të ndërpresë bashkëpunimin me agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë, të njohur me shkurtesën ‘UNRWA’, me hyrjen në fuqi të një ligji të ri izraelit në fillim të vitit të ardhshëm.

“Megjithëse OKB-së i kemi dorëzuar OKB-së prova të shumta që dëshmojnë infiltrimin e Hamasit në UNRWA, Kombet e Bashkuara nuk ndërmorën asnjë veprim për të korrigjuar situatën”, deklaroi përmes një komunikate ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon.

Izraeli ka kohë që e kritikon agjencinë UNRWA dhe ka akuzuar një pjesë të punonjësve të saj për pjesëmarrje në sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit.

Izraeli ka dhënë pak prova për të mbështetur pretendimet e veta dhe drejtuesi i UNRWA-s, Philippe Lazzarini deklaroi javën e kaluar se agjencia nuk ka marrë përgjigje ndaj kërkesave të vazhdueshme Izraelit për t’i dhënë informacion të tillë.

“Prandaj, UNRWA gjendet në një situatë të pavolitshme, duke mos qenë në gjendje të përgjigjet ndaj pretendimeve për të cilat nuk ka prova, ndërkohë që këto pretendime vazhdojnë të përdoren për të minuar agjencinë”, deklaroi zoti Lazzarini.

UNWRA është shpërndarësi më i madh i ndihmës për palestinezët në Rripin e Gazës, ku kundërpërgjigja e Izraelit ndaj sulmit të Hamasit ka shkatërruar shumë pjesë të territorit dhe ka zhvendosur rreth 90 për qind të popullsisë 2.3 milionëshe të Gazës.

Zyrtari Lazzarini tha javën e kaluar se shpërbërja e agjencisë “do të ketë një ndikim katastrofik ndaj përgjigjes ndërkombëtare për situatën humanitare në Gazë”.

Letra e Izraelit drejtuar OKB-së thotë se shteti “do të vazhdojë të punojë me partnerët ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe agjencitë tjera të OKB-së, për të siguruar lehtësimin e ndihmave humanitare për civilët në Gazë në një formë që nuk do ta minojë sigurinë e Izraelit”.

Agjencitë humanitare janë ankuar vazhdimisht për vonesat për të dërguar ndihmë në Gazë, si dhe për kushtet e pasigurta për të shpërndarë ndihmën në brendësi të Gazës për shkak të luftimeve.

Sulmi në Siri

Izraeli njoftoi të dielën se ka ndërmarr një sulm tokësor në Siri, duke kapur një shtetas sirian, për të cilin tha se ishte i përfshirë në rrjetet iraniane që mbështesin militantët në rajon. Sulmi izraelit në Siri është i pari në këta 13 muaj të konfliktit në Lindjen e Mesme. Siria nuk e konfirmoi ende operacionin.

Ushtria izraelite nuk zbuloi detaje se ku ka ndodhur operacioni apo kur, por e identifikoi personin e kapur si Ali Soleiman al-Assi, duke shtuar se ai jetonte në rajonin jugor sirian Saida. Izraeli tha se ai ishte nën vëzhgimin e tyre për shumë muaj dhe se ishte i përfshirë në sulmet iraniane në Lartësitë e Golanit, rajon i aneksuar nga Izraeli, në afërsi të kufirit me Sirinë.

Pamjet nga operacioni, të publikuara nga ushtria, treguan ushtarët derisa po arrestonin një person të veshur me një triko të bardhë brenda një ndërtese. Ky person u dërgua në Izrael për t’u marrë në pyetje, sipas ushtrisë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vizitoi kufirin me Libanin të dielën, duke thënë se militantët e Hezbollahut në Liban duhet të largohen përtej lumit të Litanit, me apo pa marrëveshje për armëpushim dhe që grupit militant që mbështetet nga Irani duhet t’i parandalohet armatimi. Lumi është rreth 30 kilometra në veri të kufirit izraelit.

“Me apo pa marrëveshje, çelësi për kthimin e banorëve që jetojnë në pjesën veriore nëpër shtëpitë e tyre është ta mbajmë Hezbollahun përtej lumit të Litanit, të godasim secilën përpjekje të tyre për t’u armatosur dhe t’i përgjigjemi me forcë secilit veprim kundër nesh”, deklaroi kryeministri Netanyahu.

Para më shumë se një viti, militantët e Hamasit vranë 1,200 persona dhe morën peng 250 të tjerë, duke nxitur luftën e tanishme. Izraelit thotë se beson se Hamasi ende mban 101 pengje, përfshirë 35 persona që sipas ushtrisë kanë vdekur.

Kundër-ofensiva e Izraelit në Gazë ka vrarë mbi 43,000 palestinezë, sipas ministrisë së shëndetësisë së këtij territori, që nuk bën dallimin ndërmjet civilëve dhe militantëve. Qeveria amerikane dhe vende të tjera perëndimore i kanë shpallur Hamasin dhe Hezbollahun organizata terroriste./ VOA

izrael okb palestine

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më