LIVE UPDATES
Bota

Izraeli shton prezencën në Bregun Perëndimor, pas sulmit që vrau katër civilë

Mediat izraelite i identifikuan katër të vrarët si Harel Masood, 21-vjeçar, Ofer Fayerman, 64-vjeçar, dhe Elisha Anteman, 18-vjeçar, dhe Nahman-Shmuel Mordoff, 17-vjeçar. Një civil izraelit vrau një sulmues në vendin e ngjarjes, përderisa forcat izraelite e ndoqën dhe e vranë sulmuesin e dytë që kishte tentuar të ikte.

21 Qershor 2023, 14:01 Nga I.A
Izraeli shton prezencën në Bregun Perëndimor, pas sulmit që
Izrael

IZRAEL- Ushtria izraelite vendosi forca shtesë më 21 qershor në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe u përgatit për të shkatërruar shtëpitë e dy personave të armatosur palestinezë që vranë katër izraelitë. Sulmi vdekjeprurës në vendbanimin Eli në Bregun Perëndimor u krye nga dy militantë palestinezë, të cilët hapën zjarr drejt një restoranti të një stacioni karburanti.

Mediat izraelite i identifikuan katër të vrarët si Harel Masood, 21-vjeçar, Ofer Fayerman, 64-vjeçar, dhe Elisha Anteman, 18-vjeçar, dhe Nahman-Shmuel Mordoff, 17-vjeçar. Një civil izraelit vrau një sulmues në vendin e ngjarjes, përderisa forcat izraelite e ndoqën dhe e vranë sulmuesin e dytë që kishte tentuar të ikte.

Të shtënat erdhën një ditë pasi shtatë palestinezë u vranë në një betejë njëditore kundër trupave izraelite në bastionin militant të Jeninit. Përshkallëzimi i dhunës është shndërruar në një test për qeverinë e djathtë ekstreme të Izraelit dhe ka nxitur thirrje për operacion të gjerë ushtarak në Bregun Perëndimor.

Ushtria tha se po shtonte praninë e trupave të saj në Bregun Perëndimor. Të mërkurën në mëngjes, ushtria tha se trupat i arrestuan tre të dyshuar në fshatin palestinez Urif në lidhje me sulmin dhe gjetën vendndodhjen e shtëpive të dy personave të armatosur, para prishjes së mundshme të këtyre shtëpive.

Izraeli shkatërron shtëpitë e sulmuesve palestinezë si pjesë e një politike që thotë se synon t’i pengojë të tjerët, por kritikët ankohen se kjo taktikë është “dënim kolektiv”.

Hamasi nuk mori zyrtarisht përgjegjësi për sulmin, megjithëse identifikoi si anëtarë të saj dy personat e armatosur - Mohannad Faleh, 26 vjeç, i cili u vra nga një civil në vendngjarje, dhe Khaled Sabah, 24 vjeç, i cili u vra nga ushtria ndërsa ikte.

Pas sulmit të së martës, kolonët izraelitë sulmuan pronat palestineze në fshatrat përreth, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Të paktën pesë palestinezë u plagosën në sulmet e kolonëve izraelitë, njoftoi radioja e ushtrisë izraelite.

Të shtënat e së martës pasuan një përleshje masive me armë midis militantëve palestinezë dhe trupave izraelite në kampin verior të refugjatëve Jenin një ditë më parë. Në atë përleshje u vranë shtatë palestinezë dhe më shumë se 90 të tjerë u plagosën. Të mërkurën, numri i të vdekurve nga bastisja u rrit në shtatë kur 15-vjeçari Sadeel Naghniyeh vdiq nga plagët e, thanë zyrtarët palestinezë shëndetësorë.

Tetë ushtarë izraelitë u plagosën gjithashtu gjatë shkëmbimit të zjarrit. Të shtënat vdekjeprurëse të së martës ishin të fundit në një varg të gjatë dhune në këtë rajon gjatë vitit të fundit. Të paktën 130 palestinezë dhe 24 izraelitë janë vrarë deri më tani këtë vit, sipas një raporti nga Associated Press. Izraeli ka organizuar bastisje pothuajse çdo natë në Bregun Perëndimor në përgjigje ndaj një vargu sulmesh vdekjeprurëse palestineze që synonin civilët izraelitë në fillim të vitit 2022. Izraeli thotë se shumica e palestinezëve të vrarë ishin militantë, por të vrarë kanë mbetur edhe të rinj që gjuanin gurë gjatë protestave kundër inkursioneve dhe disa të tjerë që nuk përfshiheshin në konfrontime. Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor, së bashku me Jerusalemin lindor dhe Rripin e Gazës, në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967. Palestinezët i kërkojnë ato territore për një shtet të pavarur të ardhshëm.

Marrë nga REL

harel masood ofer fayerman elisha anteman nahman-shmuel mordoff

Sondazh

Poll

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta