LIVE UPDATES
Bota

Intensifikohen bombardimet! Izraeli sulmon një xhami në Gaza, të paktën 19 të vrarë

Izraeli ende po lufton me Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, në Gazë që nga 7 tetori i vitit të kaluar.

6 Tetor 2024, 10:16 Nga M.B
Intensifikohen bombardimet! Izraeli sulmon një xhami në Gaza, të
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Të paktën 19 persona janë vrarë pasi mëngjesin e së dielës një sulm ajror izraelit goditi një xhami në Rripin e Gazës, thanë zyrtarët palestinezë, teksa Izraeli ka intensifikuar bombardimet në veri të Gazës dhe në jug të Bejrutit në Liban. Izraeli ende po lufton me Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, në Gazë që nga 7 tetori i vitit të kaluar.

Por, ka hapur edhe një front të ri kundër Hezbollahut grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën Libanit jugor – në Liban, pasi palët kanë këmbyer zjarr përgjatë kufirit që nga nisja e luftës në Gazë. Izraeli është zotuar se do ta godasë edhe Iranin që mbështet Hezbollahun dhe Hamasin – pasi Teherani kreu sulme me raketa balistike ndaj Izraelit javën e kaluar. Grupet militante që mbështeten nga Irani në Siri, Irak dhe Jemen, po ashtu kanë kryer sulme ajrore nga distanca kundër Izraelit.

Sulmi në Gazë mëngjesin e 6 tetorit goditi një xhami ku po strehoheshin personat e zhvendosur. Xhamia gjendet afër spitalit kryesor në Deir al-Balah. Izraeli tha se ka shënjestruar një qendër komande dhe kontrolli të Hamasit, por nuk dha dëshmi për këtë pretendim.

Ushtria izraelite po ashtu njoftoi për një ofensivë të re tokësore dhe ajrore në Xhabalia, në veri të Gazës, ku gjenden kampe të mbipopulluara të refugjatëve, të cilat janë krijuar që nga lufta e vitit 1948, rreth kohës të krijimit të Izraelit. Ushtria tha se forcat izraelite kanë rrethuar Xhabalian, teksa avionët luftarakë po godasin caqet e Hamasit, para se trupat të avancojnë. Që kur ka nisur lufta në Gazë, Izraeli ka kryer disa operacione të mëdha në Xhabalia.

Izraeli po ashtu ka lëshuar urdhra të rinj për evakuim në veri të Gazës, që kryesisht është zonë e pabanuar, pasi në javët e para të luftës Izraeli kishte urdhëruar të gjithë popullsinë të zhvendosej në jug. Deri në 30.000 persona vlerësohet se vazhdojnë të jenë në veri të Gazës.

“Jemi në një fazë të re të luftës”, tha ushtria izraelite në pamfletet që hodhi mbi këtë zonë. “Këto zona tani konsiderohen zona të rrezikshme luftuese”.

Avichay Adraee, zëdhënës i ushtrisë së Izraelit, tha se shteti po zgjeron të ashtuquajturën zonë humanitare në jug të Gazës, duke u bërë thirrje njerëzve që të zhvendosen në atë pjesë. Në këtë zonë ka kampe me tenda ku qindra mijëra persona veçse janë strehuar. Izraeli ka kryer sulme ajrore brenda zonës humanitare, pasi ka pretenduar se luftëtarët e Hamasit po fshihen në mesin e civilëve.

Që nga nisja e luftës, në Gazë janë vrarë pothuajse 42.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën palestineze. Lufta nisi pasi Hamasi kreu sulm në Izrael, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Edhe afër 100 civilë janë ende në robëri dhe një e treta e tyre besohet se kanë vdekur. Teksa lufta po vazhdon në Gazë, gjatë natës Izraeli ka kryer sulme ajrore që kanë shkaktuar shpërthime të mëdha në Bejrut të Libanit. Izraeli tha se ka goditur caqe të Hezbollahut.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike, e cila ka ulëse në Parlamentin libanez. Sulmet ajrore në periferi të Bejrutit kanë goditur një ndërtesë në afërsi të Aeroportit të vetëm Ndërkombëtar të Libanit, ka raportuar Al-Manar, media e udhëhequr nga Hezbollahu.

Izraeli konfirmoi se ka shënjestruar caqe afër Bejrutit dhe tha se rreth 30 predha janë lëshuar nga Libani drejt territorit izraelit, disa prej të cilave janë penguar. Hezbollahu tha se me sukses ka shënjestruar një grup të ushtarëve izraelitë në veri të Izraelit, përmes një sulmi të kryer me raketa. Ky pretendim i grupit militant libanez nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Të paktën 1.400 libanezë, përfshirë civilë, punëtorë shëndetësorë dhe luftëtarë të Hezbollahut janë vrarë dhe 1.2 milion persona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në dy javët e fundit. Izraeli thotë se synon të dëbojë Hezbollahun nga kufiri me Izraelin, në mënyrë që dhjetëra mijëra shtetas izraelitë të mund të kthehen në shtëpitë e tyre./ REL

lindje e mesme

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim