Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kjo blerje përfshin një grup aeroplanësh shumëfunksionalë F-35 nga kompania Lockheed Martin dhe një tjetër me aeroplanë luftarakë F-15IA nga Boeing, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Izraelit.

IZRAEL- Izraeli tha të dielën se ka miratuar një marrëveshje multimiliardëshe për blerjen e dy grupeve të aeroplanëve luftarakë nga Shtetet e Bashkuara.
Kjo blerje përfshin një grup aeroplanësh shumëfunksionalë F-35 nga kompania Lockheed Martin dhe një tjetër me aeroplanë luftarakë F-15IA nga Boeing, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Izraelit. Ky plan synon të “sigurojë epërsinë ajrore të Izraelit për dekadat e ardhshme”, tha ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, përmes një deklarate.
“Blerjet e F-35 dhe F-15IA janë qendrore për planin ‘Mburoja e Izraelit’, i cili është hartuar për t’i dhënë Forcave të Mbrojtjes së Izraelit një epërsi cilësore dhe të qëndrueshme. Misioni ynë është i qartë: të sigurojmë që ushtria të ketë mjetet, aftësitë dhe forcën për të vepruar kudo, në çdo kohë”, shtoi Katz.
F-35, një projekt i përbashkët mes Shteteve të Bashkuara dhe disa aleatëve, është një nga aeroplanët ushtarakë më të avancuar në botë. Izraeli tashmë ka disa dhjetëra aeroplanë të tillë. Forca ajrore e Izraelit luajti një rol kyç në luftën në Gaza, duke kryer një nga fushatat më intensive të bombardimeve ajrore në historinë moderne.
Mijëra sulme shënjestruan ato që Izraeli tha se ishin caqe të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – përfshirë tunele, qendra komanduese, vendndodhje të raketahedhësve, por edhe zona të mëdha të këtij territori u shkatërruan, përfshirë shtëpi, spitale dhe shkolla.
Izraeli po ashtu me forcën e saj ajrore ka zhvilluar dy luftëra kundër Iranit në më pak se një vit, gjatë të cilave fuqia e saj ajrore është përdorur për sulme me rreze të gjatë veprimi thellë brenda territorit iranian.
Zyrtarët izraelitë i kanë përshkruar këto sulme si precize që kishin për qëllim dobësimin e aftësive strategjike të Iranit, teksa zyrtarët iranianë kanë raportuar për sulme ajrore në qytetet kyç dhe zona industriale. Izraeli së fundi miratoi buxhetin e tij për vitin 2026, i cili përfshin një rritje prej miliarda dollarësh për shpenzimet në fushën e mbrojtjes.
Shpenzimet ushtarake të Izraelit janë rritur vazhdimisht që nga fillimi i luftës në Gaza, që u nxit nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. Përveç luftës së fundit disajavore me Iranin, e zhvilluar së bashku me SHBA-në, Izraeli vazhdon të përballet edhe me lëvizjen islamiste Hezbollah, të mbështetur nga Irani, në Libanin jugor./REL
Flamuri iranian SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton një propozim me 14 pika të paraqitur nga Irani. Dhe sipas mediave të huaj...
FINLANDË- Një dron i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore të Finlandës në Virolahti, afër kufirit me...
Foto Ilustruese GJERMANI- Në maj 2025, partitë CDU, CSU dhe SPD formuan një qeveri koalicioni. Një vit më vonë, gjermanë...
Donald Trump SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se së shpejti do të vlerësojë një propozim të r...
Foto Ilustruese Marrëdhëniet midis Ukrainës dhe Izraelit ishin miqësore dhe bashkëpunuese deri në shfaqjen ...
Marco Rubio SHBA- Administrata Trump po bën hapa për të përshpejtuar shitjet e reja të armëve me vlerë më...
Miguel Diaz-Canel KUBË- Presidenti kuban Miguel Diaz-Canel i bëri thirrje të shtunën bashkësisë ndërkombëtare t&eum...
Ushtare amerikane GJERMANI- Shqetësime të reja rreth asaj se ku mund të shkojë Donald Trump në marrëdhëniet e ...
Foto ilustruse Çmimet e karburantit të avionëve janë më shumë se dyfishuar që kur SHBA dhe Izraeli sulmuan pë...
Ruben Rocha Moya MEKSIKA- Dy anëtarë të partisë së presidentes meksikane, Claudia Sheinbaum në shtetin veriperëndi...