Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Spanja tha të premten e kaluar se, në emër të paqes në Lindjen e Mesme, është pajtuar me Irlandën, Maltën dhe Slloveninë, për t’i ndërmarrë hapat e parë drejt njohjes së shtetësisë së shpallur nga palestinezët në Bregun Perëndimor, të okupuar nga Izraeli, si dhe në Rripin e Gazës.
LINDJE E MESME- Izraeli i ka paralajmëruar katër vende evropiane të hënën se plani i tyre për njohjen e një shteti palestinez është “çmim për terrorizëm”, i cili do t’i zvogëlojë mundësitë për gjetjen e një zgjidhjeje përmes bisedimeve të konfliktit mes fqinjëve. Spanja tha të premten e kaluar se, në emër të paqes në Lindjen e Mesme, është pajtuar me Irlandën, Maltën dhe Slloveninë, për t’i ndërmarrë hapat e parë drejt njohjes së shtetësisë së shpallur nga palestinezët në Bregun Perëndimor, të okupuar nga Izraeli, si dhe në Rripin e Gazës.
Gaza ka kohë të gjatë që sundohet nga Hamasi, grupi radikal palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Ky grup e kreu një sulm më 7 tetor në jug të Izraelit, ku i vrau 1.200 njerëz dhe rrëmbeu mbi 250 të tjerë, duke e nxitur një luftë shkatërruese në Gazë, e cila ka shkaktuar dhunë edhe në Bregun Perëndimor, ku Izraeli ka ndërtuar shumë vendbanime për hebrenjtë.
“Njohja e një shteti palestinez pas masakrës së 7 tetorit i dërgon mesazh Hamasit dhe organizatave të tjera terroriste palestineze, se palestinezët do të marrin vetëm përgjigje politike për sulmet vrastare terroriste ndaj izraelitëve”, tha ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz.
Ai shtoi se zgjidhja e konfliktit “do të jetë e mundur vetëm përmes bisedimeve të drejtpërdrejta mes palëve. Çfarëdo njohje e shtetit palestinez vetëm e vonon arritjen e një zgjidhjeje dhe e rrit jostabilitetin rajonal”.
Ai nuk shpjegoi se për çfarë zgjidhjeje po mendonte. Izraeli, koalicioni qeverisës i të cilit përfshin edhe djathtistë, ka kohë të gjatë që e hedhin poshtë mundësinë për një shtet palestinez. Kjo ka shkaktuar mosmarrëveshje mes tij dhe fuqive perëndimore, të cilat e mbështesin synimin e Izraelit për ta shkatërruar Hamasin, por duan zgjidhje diplomatike pas përfundimit të luftës./ REL
Peskov RUSI- Kremlini ka reaguar sërish në lidhje me sulmin e regjistruar të premten në Moskë. Pas pikëpyetjeve se si shë...
Foto ilustruese SERBI-Opozita serbe në Beograd akuzoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe partinë e tij (SNS) p&...
Arben Taravari dhe Bujar Osmani MAQEDONIA E VERIUT- Komisioni Shtetëror për Zgjedhje në Maedoninë e Veriut, sot ka hedhur short...
Foto ilustruese BUDAPEST-Katër persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur të dielën, kur një makinë ...
Dragon Ball ARABI SAUDITE- Parku i parë i lojërave me temë ‘Dragon Ball’ në botë, do të hapet në Arabin...
Foto ilustruese MAL I ZI- Partia Demokratike Popullore (PDP) në pushtet në Mal të Zi e ka mbështetur deputeten e vet, Maja Vukiç...
Nala SHBA- Nala është macja më e pasur në botë me një vlerë neto marramendëse prej 84 milionë paund dhe f...
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova RUSIA- Sipas Rusisë, SHBA SHBA përpiqet të shpë...
Foto ilustruese GAZA- Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, Unrwa tha të dielën se Izraeli e ...
Foto ilustruese BRUKSEL-Rusia ka kërkuar që Këshilli i Sigurimit të OKB të mbajë sot një seancë lidhur me 25-vjeto...