LIVE UPDATES
Bota

Izraeli: Do të rihapim një pikëkalimi në Gazën veriore

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi planet herët të premten, vetëm disa orë pasi Presidenti Joe Biden i tha atij se mbështetja e ardhshme e Shteteve të Bashkuara për luftën në Gazë varet nga ndërmarrja e më shumë veprimeve nga Izraeli për të mbrojtur civilët dhe punonjësit e ndihmave humanitare.

5 Prill 2024, 07:25 Nga N.F
Izraeli: Do të rihapim një pikëkalimi në Gazën veriore
Foto ilustruese

IZRAEL- Izraeli thotë se po ndërmerr hapa për të rritur fluksin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke përfshirë rihapjen e një pikëkalimi të rëndësishëm në Gazën veriore, të goditur rëndë nga lufta.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi planet herët të premten, vetëm disa orë pasi Presidenti Joe Biden i tha atij se mbështetja e ardhshme e Shteteve të Bashkuara për luftën në Gazë varet nga ndërmarrja e më shumë veprimeve nga Izraeli për të mbrojtur civilët dhe punonjësit e ndihmave humanitare.

“Kjo rritje e ndihmave do të frenonte një krizë humanitare dhe ëshët e nevojshme për të siguruar vazhdimin e luftimeve dhe arritjen e objektivave të luftës”, tha zyra e kryeministrit Netanyahu.

Njoftimi nuk dha hollësi mbi sasitë apo llojet e artikujve që do të hynin në Rripin e Gazës përmes pikëkalimit në Erez.

Megjithatë, pavarësisht dallimeve të tyre, administrata e Presidentit Biden ka vazhduar t'i ofrojë Izraelit ndihmë të rëndësishme ushtarake dhe mbështetje diplomatike për luftën gjashtëmujore të Izraelit kundër Hamasit. Izraeli përballet me izolim ndërkombëtar në rritje pasi ushtria izraelite vrau shtatë punonjës humanitarë, që po ndihmonin në dërgimin e ushqimeve në Gazë.

Numri i të vdekurve palestinezë arriti në mbi 33,000 njerëz të enjten, ndërsa numri i të plagosurve në mbi 75,600, tha Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës. Ministria e Shëndetësisë në Gazë, e cila kontrollohet nga Hamasi, nuk bën dallime midis civilëve dhe luftëtarëve në raportet e saj, por thotë se gratë dhe fëmijët përbëjnë dy të tretat e viktimave.

OKB-ja thotë se shumica e popullsisë në Gazën veriore është në prag të urisë.

Lufta filloi më 7 tetor, kur militantët e udhëhequr nga Hamas hynë në jug të Izraelit, duke vrarë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë dhe duke marrë peng rreth 250 njerëz.

Izraeli planifikon të ndryshojë taktikat e luftës në Gazë pas vrasjes së punonjësve humanitarë

Izraeli tha të enjten se do të bënte ndryshime në taktikat e luftës në Gazë pas vrasjes së shtatë punonjësve të ndihmave në një sulm ajror, që ushtria izraelite e pranoi se ishte një gabim i madh dhe se gjetjet e hetimit do të bëhen publike së shpejti.

Incidenti i së hënës ka shkaktuar zemërim në vendet perëndimore për numrin e lartë të civilëve të vrarë në Rripin e Gazës, veçanërisht pasi në mesin e anëtarëve të vrarë të organizatës “World Central Kitchen”, kishte shtetas australianë, britanikë, polakë dhe një punonjës me shtetësi amerikano- kanadeze.

Sipas OKB-së, të paktën 196 punonjës humanitarë janë vrarë në Gazë që nga tetori.

Udhëheqësit izraelitë kanë shprehur keqardhje për atë që ushtria e quajti një "gabim të rëndë" pas identifikimit të gabuar të një grupi makinash të organizatës “World Central Kitchen” gjatë natës në një zonë komplekse luftarake.

Themeluesi i organizatës bamirëse, kuzhinieri Jose Andres, tha se grupi i makinave ishte vënë në shënjestër në mënyrë "sistematike" ndonëse ushtria izraelite ishte në dijeni të lëvizjeve të personelit të tij.

Zëdhënësja e qeverisë izraelite Raquela Karamson tha gjatë një konference për shtypin se "kjo ishte e paqëllimshme".

"Është e qartë se diçka nuk shkoi mirë. Pasi të mësojmë me saktësi se si ka ndodhur kjo, pas hetimit të ngjarjes, ne do të rregullojmë praktikat tona në të ardhmen për t'u siguruar që kjo të mos përsëritet."

Ajo tha se publikimi i gjetjeve të hetimit mund të zgjasë disa javë. Por, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari, dha një afat kohor shumë më të shkurtër.


Një raport i hetuesve iu dha kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant të enjten, tha zëdhënësi Hagari.

"Dhe besoj se pasi t'ua paraqesim këtë ambasadorëve të vendeve përkatëse dhe anëtarëve të organizatës “World Central Kitchen”, do ta bëjmë publike në mënyrë të qartë, transparente dhe kjo do të ndodhë së shpejti", tha ai.

Israel Ziv, një gjeneral i pensionuar i ushtrisë, i cili më parë komandonte divizionin e Gazës, tha se incidenti mund të ketë rezultuar nga vendimi i ushtrisë për të lejuar më shumë oficerë të rinj të autorizojnë sulmet ajrore.

Ndërsa gjatë periudhave më të qeta një operacion i tillë do të kërkonte një dritë jeshile nga një komandant divizioni ose një gjeneral i ngarkuar me forcat rajonale, tha ai, "në kohë lufte situata është transformuar krejtësisht për shkak të nurmrit shumë të madh të kërcënimeve".

"Nëse nuk lejohet një zgjerim të kompetencave ne mesin e oficerëve të rangut më të ulët për të hapur zjarr, mund të rrezikohen trupat dhe ecuria e luftës."

Zoti Ziv vuri në dukje se Izraeli, i cili filloi luftën pas sulmit të Hamasit në qytetet jugore të vendit më 7 tetor, ka luftuar edhe për të shkatërruar kapacitetin ushtarak të islamistëve palestinezë dhe për t'u mohuar atyre qasjen në ndihmat humanitare të dërguara në Gazë.

"Kjo e ndërlikon situatën", thotë ai.

Si një lëvizje paraprake për të korrigjuar veprimet që quan në vdekjen e punonjësve të organizatës “World Central Kitchen”, Izraeli tha se do të krijonte një qendër të përbashkët koordinimi me agjencitë humanitare brenda Komandës Jugore të ushtrisë, ku misionet në Gazë menaxhohen drejtpërdrejt.

Një zyrtar izraelit i sigurisë, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se numri i trupave tokësore në Rripin e Gazës është rreth 75 për qind më i ulët se në kulmin e luftës dhe se tani ushtria izraelite është e përqëndruar në kryerjen e operacioneve me sulme më të sakta dhe ato për sigurimin e zonave të pushtuara.

"Kjo mund të ketë kontribuar në një ndjenjë të dobësisë. Trupat preferojnë të jenë në ofensivë dhe jo në një pozicion të hapur pa lëvizur dhe duke lënë armikun të veprojë në liri relative", tha zyrtari.

“Hetimi do të duhet të përcaktojë, ndër të tjera, nëse ky lloj mendimi ndikoi në vendimin e oficerit për të sulmuar makinat e punonjësve humanitarë”.

Më shumë se 33,000 palestinezë janë vrarë në luftë, thonë zyrtarët mjekësorë të Gazës. Hamasi ka thënë se 6000 luftëtarë të tij janë në mesin e viktimave. Zyrtarët izraelitë thonë se numri i viktimave në mesin e luftëtarëve palestinezë është më shumë se dy herë më i lartë.

Marrë nga VOA

izrael netanyahu gaza lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj