LIVE UPDATES
Bota

Ish-presidenti Obama i rikthehet politikës, nis fushatën për të ndihmuar demokratët në zgjedhjet e 8 nëntorit

Ish-presidenti Obama do të nisë të premten me shtetin e Xhorxhias një udhëtim në shtetet ku garat janë vemdimtare dhe më pas në Miçigan dhe Uiskonsin, pasuar nga ndalesat javën e ardhshme në Nevada dhe Pensilvani.

28 Tetor 2022, 19:54 Nga d.a.
Ish-presidenti Obama i rikthehet politikës, nis fushatën për
Obama dhe Biden

SHBA- Barack Obama po përpiqet të bëjë diçka që nuk mundi gjatë dy mandateve si president: të ndihmojë demokratët të fitojnë në zgjedhjet që mbahen kur ata kanë kontrollin e Shtëpisë së Bardhë.

Obama është më popullor se sa ishte atëherë, dhe tani është presidenti Joe Biden, ish-zëvendësi i tij, i cili përballet me rrezikun e humbjes në nëntor.

Ish-presidenti Obama do të nisë të premten me shtetin e Xhorxhias një udhëtim në shtetet ku garat janë vendimtare dhe më pas në Miçigan dhe Uiskonsin, pasuar nga ndalesat javën e ardhshme në Nevada dhe Pensilvani.

Itinerari, i cili përfshin tubime me kandidatët demokratë për zyrat federale dhe shtetërore, vjen ndërsa zoti Biden dhe demokratët përpiqen të pengojnë fushatën e ashpër republikane për të përmbysur shumicën e ngushtë të demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin. Kjo përpjekje gjithashtu ka qëllim fitoren e pozitave kyçe të guvernatorëve përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

Ndërsa vlerësimet pozitive të opinionit amerikan për punën e presidentit Biden kanë rënë nën 40% dhe përballja me inflacionin, për kandidatët për senator si Raphael Warnock nga Xhorxhia dhe Catherine Cortez Masto nga Nevada, zoti Obama është një përkrahje e mirëseardhur.

“Obama zë një vend të rrallë në politikën tonë sot," tha David Axelrod, i cili ishte një nga arkitektët e fushatave të zotit Obama që nga ditët e tij si senator i Illinoisit dhe dy zgjedhjeve presidenciale.

“Ai padyshim nxit shumë demokratë të votojnë. Por, ai është gjithashtu i pëlqyer edhe nga votuesit e pavarur”.

As presidenti Biden dhe as ish-Presidenti Donald Trump nuk mund ta thonë të njejtën gjë, vë në dukje zoti Axelrod dhe të tjerët, edhe pse të dy e kanë intensifikuar fushatën e tyre përpara zgjedhjeve të 8 nëntorit.

“Barack Obama është oratori më i mirë që kemi në partinë tonë dhe ai është figura politike më popullore në vend në secilën parti”, tha Bakari Sellers, demokrat nga Karolina e Jugut dhe komentator i shquar politik.

Zoti Obama u largua nga detyra në janar të vitit 2017 me një vlerësim pozitiv popullor prej 59%. Organizata “Gallup” e mati përkrahjen për të një vit më pas duke treguar se 63% e të anketuarve kishin mendim pozitiv për të, hera e fundit që organizata kreu hulumtim për ish-presidentët. Kjo është dukshëm më e lartë se vlerësimet pozitive që kishte në vitin 2010, kur demokratët humbën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve gjatë zgjedhjeve që zoti Obama i quajti “disfatë”.

Në zgjedhjet e radhës, që mbahen në mesin e mandatit të presidentëve, katër vjet më vonë, republikanët morën edhe kontrollin e Senatit.

Zoti Biden udhëtoi të enjten në Sirakuzë, Nju Jork, për të bërë fushatë në një qark që është në garë më 8 nëntor.

“Demokratët po ndërtojnë një Amerikë më të mirë për të gjithë me një ekonomi ... ku të gjithë ia dalin mirë”, tha Biden.

Megjithatë, Lis Smith, stratege demokrate, tha se zoti Obama është në pozicion më të mirë për të folur për ekonominë para amerikanëve që nuk kanë vendosur për kë të votojnë ose nëse do të votojnë fare.

“Nëse është thjesht një referendum i drejtpërdrejtë për demokratët dhe ekonominë, atëherë ne jemi të dëshpëruar”, tha zonja Smith, duke pranuar se asnjë parti në pushtet nuk dëshiron të kandidojë derisa vendi përballet me inflacion që nuk po bie.

“Por ju duhet të drejtoni debatin drejt asaj që njerëzit duhet të zgjedhin mes dy partive dhe të nënvizoni dallimet mes tyre”.

Presidenti Obama, tha ajo, e bëri këtë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008 dhe 2012 “duke fituar shumë votues të bardhë të klasës punëtore dhe të tjerë që ne nuk i shohim si pjesë të përkrahësve të rregullt të “grupit pro Obama”.

Mes mandatave të tij si president, kur mbaheshin zgjedhjet afatmesme, ai nuk mund ta përsëriste mesazhin e njëjtë derisa e udhëhiqte vendin, por këtë herë ai nuk është president. Zonja Smith dhe zoti Axelrod thanë se kjo do të thotë se presidenti Obama mund të pozicionohet më me shkathtësi për të mbrojtur arritjet e demokratëve. Ai mund të flas për veprimet për zvogëlimin e inflacionit, pakoja ndihmuese për përballje me pandeminë e virusit Covid-19 ndonëse këtë të fundit demokratët e kanë shmangur ta përmendin pasi republikanët se është fajtore për inflacionin.

Zonja Smith tha se presidenti Obama mund t'u kujtojë votuesve vitet e sulmeve republikane ndaj ligjit të tij të kujdesit shëndetësor të vitit 2010, i cili tani duket të jetë pjesë e përhershme dhe përgjithësisht e pranuar e tregut të sigurimeve shëndetësore në SHBA.

Përtej këtyre argumenteve të politikës, zoti Sellers vuri në dukje se Obama, si presidenti i parë me ngjyrë, “lidhet veçanërisht me votuesit afrikano-amerikan dhe pjesëtarë të grupeve tjera minoritare racore”.

Në Atlanta, ai do të bëjë fushatë për kandidatin Warnock, senatorin e parë me ngjyrë në historinë e shtetit të Xhorxhias, dhe Stacey Abrams, e cila po konkurron për t'u bërë guvernatorja e parë femër me ngjyrë të të njëjtit shtet amerikan. Zoti Warnock përballet në një garë të ashpër nga kandidati republikan Herschel Walker, i cili është gjithashtu afrikano amerikan. Zonja Abrams po përpiqet të rrëzojë guvernatorin republikan Brian Kemp, i cili e mundi atë me vështirësi katër vjet më parë.

Me Senatin tani të ndarë 50-50 midis dy partive kryesore dhe nënpresidentes Kamala Harris që u jep demokratëve votën vendimtare, çdo garë për Senatin më 8 nëntor mund të vendosë se cila parti e kontrollon atë për dy vitet e ardhshme.

Rritja e përkrahjes për zotin Obama është një kthesë krahasuar me kohën kur ishte president dhe mbaheshin zgjedhjet e ngjajshme me ato që do mbahen më 8 nëntor, mes mandateve presidenciale. Ndonëse kjo nuk është diçka e rrallë. “Shumica prej tyre, ndoshta jo Presidenti Trump, por shumica prej tyre shihen më mirë pasi largohen nga detyra”, tha zoti Axelrod.

Veçanërisht, gjatë presidencës së Obamës, ish-presidenti Bill Clinton ofroi ndihmesë me peshë, veçanërisht për të moderuarit që përpiqeshin t'i mbijetonin rritjeve republikane në 2010 dhe 2014. Zoti Clinton ishte një zë kyç edhe për përpjekjen e presidentit Obamës për rizgjedhje më 2012.

“Bill Clinton ishte faktori më i vlefshëm për ne në vitin 2012”, tha zoti Axelrod.

Tani, ish presidenti Clinton ka dy dekada që është larguar nga Shtëpia e Bardhë dhe lëvizja “#MeToo” ka detyruar njerëzit të rivlerësojnë historinë e tij të akuzave për sjellje të pahijshme seksuale. Por zoti Axelrod tha se ish presidentët Obama dhe Clinton kanë një qasje të ngjashme.

“Ajo që i bashkon Clintonin dhe Obamën është një lloj aftësie unike për të sqaruar argumente të ndërlikuara politike të kohës, duke përdorur terma të arsyeshëm”, tha zoti Axelrod.

“Ata dinë të shpjegojnë. Unë mendoj se do e vëreni këtë kur ai të fillojë fushatën.”/VOA/

barack obama joe biden zgjedhjet në shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet