Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Von der Leyen u kërkoi liderëve të Presidencës trepalëshe të mblidhen për ta kthyer Bosnjën, një vend që popullsia e së cilës mbështet anëtarësimin në BE, "në një shtet të ëndrrave të të rinjve".
BOSNJE HERCEGOVINË- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen u kërkoi të premten liderëve në Bosnjë e Hercegovinë që të punojnë së bashku për ta sjellë vendin më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Bosnja aplikoi për t'u anëtarësuar në BE në vitin 2016, por liderët e saj nuk kanë bërë pothuajse asgjë për të nisur reformat që u përcaktuan si të nevojshme për përparimin në rrugën drejt BE-së.
Von der Leyen u kërkoi liderëve të Presidencës trepalëshe të mblidhen për ta kthyer Bosnjën, një vend që popullsia e së cilës mbështet anëtarësimin në BE, "në një shtet të ëndrrave të të rinjve".
"Dera e Bashkimit Evropian është e hapur, ju lutem shfrytëzoni rastin dhe shfrytëzojeni këtë ftesë, dhe kjo tashmë varet nga ju", u tha ajo politikanëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile gjatë një vizite në Sarajevë, pjesë e një turi në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Komisioni Evropian rekomandoi këtë muaj që Bosnjës t'i jepej statusi i kandidatit me kushtin që ajo të përforcojë demokracinë dhe të ndërmarrë hapa të tjerë të nevojshëm.
Gjatë vitit të kaluar, vendi ballkanik përjetoi krizën më të rëndë politike që nga fundi i luftës në vitet 1990, mes politikave separatiste të liderit të saj serb, Millorad Dodik, dhe grindjeve midis boshnjakëve dhe kroatëve mbi rregullat zgjedhore.
Këshilli i Ministrave të BE-së do të votojë mbi statusin e kandidaturës në dhjetor edhe pse analistët dyshojnë se deri atëherë Bosnja do të jetë në gjendje të kryejë reformat e nevojshme, veçanërisht pasi qeveritë e reja nuk janë formuar ende pas zgjedhjeve të 2 tetorit.
Von der Leyen tha se Bosnja do të merrte 70 milionë euro (nga paketa 500 milionë euroshe e BE-së) si ndihmë për krizën energjetike dhe mbështetje të menjëhershme për familjet dhe bizneset në nevojë.
Ajo inauguroi një tunel në një autostradë të ndërtuar me fondet e BE-së, 542 milionë euro të dhëna në formën e granteve./REL/
Albin Kurti KOSOVË- Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është miratuar projektligji për ndarjen buxhetore të vitit 20...
Pamje nga protesta Mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Pragës të premten për të protestuar kundër...
Foto ilustruese Protestuesit në Iran u përballën me forcat e sigurisë të premten në qytetin juglindor të Zahedanit, ku p...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth takimit të zhvilluar me ambasadorët e QUINT ditën e sotme k...
Putin RUSI- Një klip interesant u shpërnda në Twitter nga Francis Scar, një korrespondent i BBC-së që ndjek mediat ruse, nga ...
SHBA- Një vepër arti e piktorit abstrakt holandez Piet Mondrian është varur me kokë poshtë në galeri të ndryshme p&eum...
Ushtare ruse RUSI- Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu i tha presidentit Vladimir Putin gjatë një takimi të premten se thirrja për m...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së qeverisë dhe takimit të zhvlluar në zyrën e tij me a...
Panda TAJVAN- Tajvani u ka kërkuar ekspertëve veterinar kinezë që të ndihmojnë në trajtimin e një panda mashkull q&...
Targat BRUKSEL- Komisioni Evropian shpreson se do të gjendet “një zgjidhje e përshtatshme” për konvertimin e targave, para ...