LIVE UPDATES
Bota

Ish ligjvënësi George Santos pritet të pranojë fajësinë për disa akuza

Seanca gjyqësore u caktua për të hënën pasdite pas kërkesës së përbashkët të premten nga prokurorët dhe avokatët e zotit Santos. Ata gjithashtu kërkuan dhe morën miratimin e gjykatës për shtyrjen e disa procedurave.

17 Gusht 2024, 21:47 Nga I.A
Ish ligjvënësi George Santos pritet të pranojë
George Santos

SHBA- Ish ligjvënësi amerikan, George Santos, pritet të pranojë fajësinë lidhur me disa akuza në çështjen federale të ngritur ndaj tij për mashtrim dhe pastrim parash, sipas një individi që ka dijeni për çështjen. Ish ligjvënësi republikan nga Nju Jorku pritet të pranojë fajësinë gjatë një seance gjyqësore të hënën në Long Island, tha një burim për agjencinë e lajmeve Associated Press. Burimi nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht për çështjen. Deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka patur reagime nga tre avokatët e zotit Santos lidhur me kërkesën e agjencisë e lajmeve Associated Press për të komentuar.

Seanca gjyqësore u caktua për të hënën pasdite pas kërkesës së përbashkët të premten nga prokurorët dhe avokatët e zotit Santos. Ata gjithashtu kërkuan dhe morën miratimin e gjykatës për shtyrjen e disa procedurave.

Njoftimi vjen vetëm pak javë përpara fillimit të përzgjedhjet së jurisë më 9 shtator lidhur me gjyqin ndaj zotit Santos.

Ish ligjvënësi republikan ka deklaruar më herët se është i pafajshëm për një sërë akuzash për krime financiare. Ai akuzohet gjithashtu se ka bërë deklarata të rreme në Dhomën e Përfaqësuesve për pasuritë, të ardhurat dhe borxhet e tij. Zoti Santos akuzohet për vjelje të përfitimeve të papunësisë ndërsa në të vërtetë ishte i punësuar dhe për përdorim të fondeve të fushatës për të paguar për shpenzimet personale, si rroba të markave të njohura.

Republikani nga Nju Jorku u përjashtua nga Kongresi në dhjetor pasi një hetim për etikën zbuloi "prova dërrmuese" se ai kishte shkelur ligjin dhe kishte shfrytëzuar postin e tij publik për përfitime personale.

Në muajin korrik, Senatori Bob Menendez dha dorëheqjen pas shpalljes fajtor për korrupsion, çka nxiti thirrjet në mesin e demokratëve që ai të jepte dorëheqjen.

Ligjvënësi demokrat u shpall fajtor nën akuzat se ka marrë qindra mijëra dollarë ryshfet në këmbim të abuzimit me postin e tij për të pasuruar dhe mbrojtur dy biznesmenë. Ai gjithashtu u shpall fajtor se kishte punuar si agjent i paregjistruar i qeverisë së Egjiptit. Zoti Menendez, 70 vjeç u shpall fajtor nga një gjykatë në Nju Jork për të 16 akuzat penale me të cilat përballej. Ekipi ligjor i Senatorit Menendez ka njoftuar se do ta apelojë vendimin. Masa e dënimit është caktuar të jepet në 29 tetor, një javë para zgjedhjeve të 5 nëntorit. /VOA

george santos

Sondazh

Poll

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën