LIVE UPDATES
Bota

Iranianët vuajnë për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten

Por, çmimi i bukës është dyfishuar krahasuar me një vit më parë në vende si Teherani, duke bërë që shumë familje ta kenë të vështirë ta shtrojnë në tryezën e tyre këtë ushqim kaq themelor.

26 Qershor 2026, 14:46 Nga E. D

Iranianët vuajnë për ta siguruar bukën e gojës teksa

IRAN- Me gjithë sanksionet e rënda ekonomike për vite e vite me radhë, iranianët ia kanë dalë ta sigurojnë kafshatën e gojës. Deri tani. Rritja e vrullshme e çmimeve dhe mungesat në furnizime - të përkeqësuara nga lufta me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin që e kanë shkatërruar një pjesë të madhe të infrastrukturës dhe industrisë së Iranit - kanë nxitur inflacion të pakontrolluar dhe rritje të papunësisë.

Por, çmimi i bukës është dyfishuar krahasuar me një vit më parë në vende si Teherani, duke bërë që shumë familje ta kenë të vështirë ta shtrojnë në tryezën e tyre këtë ushqim kaq themelor.

"Gjërat janë shumë keq", tha një grua në kryeqytet për Radio Evropa e Lirë (REL). "Dhe ne, në fakt, jemi më mirë se shumë njerëz të tjerë".

Duke përshkruar krizën e kostos së jetesës në Iran, gruaja, e cila kërkoi të mbetej anonime nga frika e ndëshkimit nga autoritetet, tha se nuk blen më mish, ha shumë rrallë jashtë shtëpisë dhe prej muajsh nuk ka blerë asgjë për veten.

Teherani dhe Uashingtoni nënshkruan një marrëveshje të përkohshme për t'i dhënë fund luftës gati katërmujore dhe tani janë në një periudhë negociatash 60-ditore për ta arritur një marrëveshje të plotë paqeje.

Por, derisa diplomatët negociojnë formulimin e marrëveshjes, miliona iranianë vazhdojnë të përballen me pasojat ekonomike të luftës, dhe një pjesë e tyre është e detyruar ta hajë vetëm një vakt në ditë.

Çmimet e bukës përcaktohen nga autoritetet. Në Teheran, zyrtarët miratuan një rritje të lartë të çmimit më 23 qershor, duke i thyer premtimet për t’i vazhduar subvencionet që buka të mbetej e përballueshme.

Rritjet jozyrtare të çmimeve janë përhapur tashmë edhe në provinca të tjera, ku çmimet janë dyfishuar.

Çmimi i bukës lavash, zakonisht lloji më i lirë që shitet në dyqane dhe furra, është rritur nga 14.000 rialë (0.01 dollarë) në 27.000 rialë (0.02 dollarë).

Inflacioni në rritje i ushqimeve

Rritja e çmimeve nuk kufizohet vetëm te buka. Çmimet e ushqimeve në vendin me rreth 90 milionë banorë u rritën me rreth 130 për qind në muajin maj, sipas Qendrës së Statistikave të Iranit.

Ky ishte muaji i tretë radhazi me rritje të inflacionit të përgjithshëm, i cili aktualisht është pak nën 58 për qind.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon që inflacioni i përgjithshëm në Iran të arrijë pothuajse 69 për qind gjatë vitit 2026.

Ky do të ishte niveli më i lartë që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Prej vitesh, ekonomia iraniane është goditur rëndë nga sanksionet amerikane dhe keqmenaxhimi i Qeverisë. Në janar, rënia e vlerës së monedhës kombëtare shkaktoi protesta masive kundër Qeverisë.

Vetëm disa javë më vonë, sulmet ajrore amerikane dhe izraelite shkatërruan ose dëmtuan infrastrukturën kryesore energjetike dhe të transportit të vendit. U goditën gjithashtu sektorë të rëndësishëm industrialë, duke penguar prodhimin vendas dhe duke rritur çmimet e produkteve ushqimore bazë.

Bllokada detare amerikane ndaj porteve dhe anijeve iraniane ndërpreu eksportet e naftës së Iranit, të cilat janë burimi kryesor i të ardhurave të ekonomisë së vendit. Ndërkohë, vendimi i Iranit për të ndërprerë internetin për disa muaj dëmtoi shumë biznese dhe profesionistë.

Trysnia ekonomike është e dukshme në familjet iraniane, ku paga minimale mujore është rreth 100 dollarë.

Sipas një raporti të publikuar nga gazeta Donya-e Eqtesad, një familje mesatare me katër anëtarë shpenzon rreth 70 për qind të të ardhurave të saj vetëm për ushqimet bazë.

"Gjithçka është shtrenjtuar"

Një tjetër grua në Teheran tha se një shoqe e saj, nënë beqare, u detyrua të kthehej të jetonte me prindërit pasi nuk ishte më në gjendje ta paguante qiranë.

"Gjithçka që fiton shkon për ushqim, vetëm për gjërat më të domosdoshme", tha ajo për Radion Farda. "Ajo nuk mund t'i blejë fëmijës së saj as një lodër".

Hossein, një bukëpjekës, tha se rritja e çmimit të bukës është pasojë e rritjes së qirasë dhe kostove të shërbimeve komunale.

"Ju po shihni vetëm njërën anë të historisë", tha ai në një koment për Radion Farda në Instagram. "Gjithçka është bërë njëqind herë më e shtrenjtë".

Ekonomisti me bazë në Teheran, Javad Rahimpour, i tha Radios Farda se ekonomia iraniane pasqyron një dështim strukturor.

"Nuk ekziston asnjë mekanizëm në asnjë sektor që t'i detyrojë njerëzit të menaxhojnë ose të kontrollojnë kostot e tyre", tha ai.

Sipas tij, bizneset në çdo nivel thjesht pranojnë rritjen e kostove dhe ua transferojnë ato konsumatorëve, një fenomen që ai e përshkroi si "keqmenaxhim të transmetuar".

Rahimpour shtoi se një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqeje me Shtetet e Bashkuara mund të sjellë një lehtësim të përkohshëm, por paralajmëroi se sistemi tregtar dhe ekonomik i Iranit "ka nevojë për një ristrukturim të thellë", pavarësisht çdo marrëveshjeje që mund të arrihet.

Sondazh

Poll

Kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit, policia shpëton dy turiste holandeze

Kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit, policia shpëton dy turiste holandeze

Qytetari në protestë: Një nga krijuesit e PS-së ka një pension 100 euro

Protestuesja përsërit kërkesat: Mbetemi të vendosur për ta çuar këtë protestë, deri në realizim

Dita e 27-të e protestës/ Qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 27-të e protestës/ Vijon revolta ndaj politikave në vend, shqiptarët nisin grumbullimin

“Parlamenti është kundër popullit”/ Protestuesi: Kanë bërë standardin e vjedhjes

Çudit punonjësja e bashkisë Maliq: Bashkia Korçë të shkrihet, të bashkohet me Bashkinë Maliq

Protesta e 26-të/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit përsërisin: Rama jepe dorëheqjen!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit ulen para Kuvendit: Parlament analfabet!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Emigranti i drejtohet kryeministrit: F*ck you! Ti i nxore këta njerëz këtu

“Kam ardhur nga Londra, t’i japim shkelmin e fundit Ramës”/ Protesta: Ky na shiti gurët, detin...

Vogëlushja nga Shkupi në protestë: Rama përjashtë, Nartën s’jua lëmë!

Protestuesi: Me 27 qershor, kemi protestën e radhës kombëtare!

“Diaspora do të jetë sërish këtu”/ Protestuesi: Nesër më shumë!

I riu në shesh: I treguam botës se jemi edhe mikpritës, të qytetëruar

“Kërkojmë ndryshime kushtetuese” Aktivistja lexon kërkesat e protestës: Të ngrihet qeveri teknike

Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Edi Rama, o legen prite popullin se po vjen

“Protestojmë kundër një anti-shqiptari ”/ Pensionisti: A mund t’i dalin 100 mijë lekë këtij?

Mbahet sot protesta e 26-të/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Ramës

Grabitën nën kërcënimin e thikës një banesë në Tiranë, arrestohen dy autorët, në kërkim shoku i tyre

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Ish-ushtaraku i bashkohet protestës masive të Tiranës: Rama si tiranët e Afrikës

Emigrantja thirrje për bashkim: Nga Zvicra, Gjermania e Franca ju mbështesim

“Rama kemi qenë në akademi”/ Sopranoja në protestë: Ke përfunduar me keq se kostumet e Lenka Çukos!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë: Nesër më shumë!

Protestuesi: Linçimet ndaj protestuesve, i përkasin kohës së komunizmit të egër

Protestuesit përsërisin kërkesat e tyre: Dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Dorëheqje, dorëheqje!

Nis organizmi i protestuesve në sheshin "Skënderbej": Rama jep dorëheqjen!

Erion Isai: Në shesh mbledh më shumë pelikani. Boçi: Ju që shkoni në SPAK tek cili lloj futeni

Zhupa përplaset me kryebashkiakun e Gramshit: Rri aty, mbaj vendin si i ftuar

PAMJET/Automjeti përfshihet në flakë në zonën e Llogarasë

Berisha: Dënoj sulmet antikombëtare të Ramës ndaj shqiptarëve të rajonit që marrin pjesë në protestë

Berisha: Interpoli, Eurojust dhe Europoli të hetojnë kompanitë e listuara në librin ‘Dosja’ të Ramës

Berisha:Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë,projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit

Romeo Beckham drejt një hapi të ri në karrierën si aktor me filmin 'Forty Love'

Gjesti i pahijshëm i fotografit kundrejt Milly Alcock. Si reagoi aktori David Corenswet?

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte që do përjashtohen nga taksat

Rama-kryebashkiakëve: Buzëqeshja e ëmbël mund të kthehet e hidhur

Rama: Kemi plane të qarta se si duam t’i zhvillojmë zonat ish-industriale

"Infrastruktura nëntokësore në zonat urbane"/Rama:Park logjistik për bashkitë, zgjidhje për parkimet

Rama: Programi “Rilindja Urbane 2.0”, përfshin të gjitha pjesët ku ka pak investime

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Pas deklaratës së tij ofenduese, protestuesi i përgjigjet Ramës: F*ck You and Your System!

Revoltohet protestuesi ndaj Ramës: Listen to me you son of the b****

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qytetari: Më 4 korrik diaspora zbarkon në Tiranë!

"Edi Rama nuk jam si ti"/ Erlis Sina i përgjigjet Ramës: Do të japësh llogari për çdo qindarkë

Qytetarët ia rilexojnë kërkesat e protestës: Krijimi i një qeverie teknike me mandat 12-mujor

Dita e 24-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë