Dita e 27-të e protestës/ Mijëra qytetarë vijojnë revoltën e tyre, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jepe dorëheqjen!
Dita e 27-të e protestës/ Vijon revolta qytetare ndaj politikave në vend, shqiptarët nisin grumbullimin në shesh 26 Qe...
Dita e 27-të e protestës/ Vijon revolta qytetare ndaj politikave në vend, shqiptarët nisin grumbullimin në shesh 26 Qe...
"Analizat do të vërtetojnë shkakun"/ Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Kemi marrë ...
'Revolucioni i Flamingos'/ DW: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri? 25 Qershor, 21:51 “Nga ky...
Qeveria e shpalli “non-grata”/ Igballe Huduti i përgjigjet Ramës: Dal në protestë kundër padrejtë...
Në pamjet filmike, Thompson shihet duke u përballur me Maxwell në një rrugë lokale kur ky i fundit e sulmon papritur dhe e godet me grusht.
MBRETËRIA E BASHKUAR- Një incident tronditës dhune që filloi në një dalje nate dhe përfundoi në tragjedi ka nxjerrë në pah edhe një herë rreziqet e tensionit të pakontrolluar në rrugët e Britanisë.
Dylan Maxwell, 28 vjeç, goditi për vdekje Luke Thompson, 25 vjeç, në një incident që ndodhi në orët e para të 19 nëntorit 2023, në Pontefract, West Yorkshire. Viktima pësoi lëndime fatale në kokë, duke përfshirë një frakturë të kafkës dhe gjakderdhje në tru, dhe përfundoi në spital dhjetë ditë më vonë.
Sipas raportimeve, familja e 25-vjeçarit vendosi së fundmi të publikojë videon e sulmit, duke dashur të paralajmërojë publikun se sa shpejt një moment dhune mund të shndërrohet në fatal. Në pamjet filmike, Thompson shihet duke u përballur me Maxwell në një rrugë lokale kur ky i fundit e sulmon papritur dhe e godet me grusht. Pak më pas, viktima përpiqet të ngrihet përsëri, por përleshja përshkallëzohet dhe Maxwell e ndjek atë në rrugë përpara se të japë një goditje të dytë, fatale.
Sulmi rezultoi vendimtar, 25-vjeçari ra në rrugë, ku u shtyp nga një automjet që kalonte, gjë që e përkeqësoi më tej gjendjen e tij, megjithëse nuk kontribuoi në vdekjen e tij, sipas gjykatës. Sipas dosjes së çështjes të dëgjuar në Gjykatën e Kurorës së Leeds, Maxwell i cili punonte si roje sigurie në klube dhe gjithashtu shiste drogë kishte marrë më parë një taksi dhe i kishte kërkuar shoferit të ndalonte në Front Street për të folur me një grua që e kishte takuar më parë në klubin e natës ku punonte.
???? Moment pub bouncer kills 25-year-old father with one punch in random street attack… then casually walks off and leaves him to die.
— The Patriots Voice ???????????????????????????? ???????? (@Proudofthisland) June 25, 2026
Grieving family release the raw footage to warn everyone.
Watch the lad stumbling back, hands up, clearly no threat… and this so-called… pic.twitter.com/bLpIcHAU0X
Shoferi i taksisë dëshmoi se kishte pasur një grindje verbale dhe se viktima dyshohet se e kishte kërcënuar të pandehurin para sulmit. Pas sulmit, Maxwell e braktisi viktimën në mes të rrugës, ku u shtyp nga një makinë. Ai më vonë iku me një taksi, duke përdorur një pseudonim, përpara se të arrestohej dhe të nxirrej para drejtësisë në maj 2025.
Gjykata e dënoi atë me 13 vjet e 10 muaj burg për vrasje të paqëllimshme dhe vepra penale të trafikimit të drogës. Gjykatësi Robin Marsh e përshkroi vendimin e tij për ta braktisur viktimën të pafuqishme si një tregues të mizorisë së sulmit. Familja e Luke Thompson, i cili pritej të bëhej baba për herë të tretë fëmija lindi në fillim të vitit 2024 përshkruan një jetë që u ndërpre me dhunë dhe një dhimbje që, thonë ata, nuk do të zhduket kurrë.
"Një grusht mund të vrasë"., tha motra e viktimës, duike shtuar se publikimi i videos ishte një paralajmërim.
Policia e West Yorkshire tha se Maxwell ishte tashmë nën hetim për trafik droge, me kokainë, kanabis, para, telefona celularë dhe armë si thika dhe një levë të sekuestruara në të kaluarën. Pas dënimit, policia bëri thirrje për qetësi në lokalet e natës, duke theksuar se asnjë debat nuk ia vlen sa jeta./Dosja.al
Pamje VENEZUELA- Tërmetet e fuqishme dhe shkatërruese që goditën Venezuelën përveç dëmeve të shumta material...
JAPONI- Stuhitë tropikale i janë afruar arkipelagut japonez e cila ka detyruar anulimin e më shumë se 100 fluturime, autoritetet kësh...
Pamje IRAN- Sulmet ndaj kontenierëve që zhvillojnë aktivitetin e tyre të lundrimit në Ngushticën e Hormuzit mund t'i ket...
Foto ilustruese FRANCA- Autoritetet franceze kanë njoftuar ndalimin e konsumit dhe shitjes së alkoolit në publik n&e...
Mbreti Charles MBRETËRIA E BASHKUAR- Mbreti Charles ka zbuluar se ka paguar 12.9 milionë paund taksa për vitet 2024-2025, duke u bër&eu...
foto ilustruese IZRAEL- Raundi i pestë i bisedimeve midis qeverive të Izraelit dhe Libanit , i ndërmjetësuar nga Shtetet...
Foto SHBA- Një tragjedi e paimagjinueshme familjare qëndron pas vdekjes së 64-vjeçares Amy Steedman, vajzës së saj 44-vje&...
Pamje VENEZUELË- Venezuela Veriore ka një histori të gjatë tërmetesh të forta. Ajo ndodhet në një zon&eum...
VENEZUELË- Numri i viktimave është rritur në 235 persona dhe mbi 4300 të tjerë janë plagosur si pasojë e dy t&eum...
Foto ilustruese RD KONGO- Epidemia e Ebolas që u përhap në mënyrë të frikshme në Republikën Demokratike të K...