Dita e 27-të e protestës/ Mijëra qytetarë vijojnë revoltën e tyre, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jepe dorëheqjen!
Dita e 27-të e protestës/ Vijon revolta qytetare ndaj politikave në vend, shqiptarët nisin grumbullimin në shesh 26 Qe...
Dita e 27-të e protestës/ Vijon revolta qytetare ndaj politikave në vend, shqiptarët nisin grumbullimin në shesh 26 Qe...
"Analizat do të vërtetojnë shkakun"/ Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Kemi marrë ...
'Revolucioni i Flamingos'/ DW: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri? 25 Qershor, 21:51 “Nga ky...
Qeveria e shpalli “non-grata”/ Igballe Huduti i përgjigjet Ramës: Dal në protestë kundër padrejtë...
SHBA-ja dhe Irani kanë arritur një marrëveshje kornizë më 17 qershor.
Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, paralajmëroi se kalimi i sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit nuk mund të garantohet pa koordinim me Teheranin, teksa tensionet vazhdojnë të jenë të larta mbi kontrollin e një prej rrugëve më të rëndësishme të transportit ujor në botë.
“Kalimi i sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit nuk mund të garantohet në bazë të marrëveshjeve me dykuptimësi, rrugëve paralele apo vendimmarrjes që anashkalon konsideratat e Iranit si shtet bregdetar”, shkroi Gharibabadi në platformën X më 26 qershor.
Ai shtoi se “çdo kornizë e besueshme duhet të bazohet në koordinimin me Iranin dhe në dispozitat e nenit 5 të Memorandumit të Mirëkuptimit të Islamabadit”, duke paralajmëruar se, në të kundërt, “rruga e caktuar paralele do të pezullohet”.
SHBA-ja dhe Irani kanë arritur një marrëveshje kornizë më 17 qershor. Në nenin 5 të tij bëhet thirrje që Irani dhe Omani të diskutojnë për administrimin në të ardhmen dhe shërbimet detare në Ngushticën e Hormuzit, në koordinim me shtetet e tjera të Gjirit Persik.
Teherani pretendon se kjo kërkon koordinim me Iranin para se të paraqiten marrëveshje alternative për kalimet e dërgesave.
Komentet e Gharibabadit erdhën pasi Omani njoftoi më 24 qershor për krijimin e një rruge të përkohshme detare përmes Ngushticës së Hormuzit, në koordinim me Organizatën Ndërkombëtare Detare (IMO), agjencinë detare të Kombeve të Bashkuara.
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit tha më 25 qershor se kalimi i sigurt do të ishte i mundur vetëm përmes rrugëve që miratohen nga Teherani.
Irani praktikisht e kishte mbyllur krejtësisht Ngushticën e Hormuzit pas nisjes së sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Republikës Islamike më 28 shkurt. Nëpër këtë rrugë kalon përafërsisht një e pesta e furnizimit global me naftë./REL
Pamje VENEZUELA- Dy tërmete të fuqishme goditën Venezuelën veriore të mërkurën, duke shkaktuar dëme të më...
Papa Leo XIV VATIKAN- Papa Leo XIV foli kundër luftërave në asamblenë e jashtëzakonshme të organizuar në Vatik...
Foto ilustruse SHBA- Një afat 60-ditor për Iranin për të bërë një marrëveshje bërthamore është vendo...
Sergei Lavrov RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka bërë thirrje për sqarim të rolit të Shteteve të Bashkuara n&...
Foto ilustruse JAPONI- Japonia rrezikon të përballet me një stuhi tropikale, ndërsa më shumë se njëqind fluturime j...
MALI I ZI- Mali i Zi ka arrestuar një haker të lidhur me Iranin, i kërkuar nga Shtetet e Bashkuara për sulme kibernetike që dysh...
Pamje FRANCA- Autoritetet në Paris po ndalojnë konsumimin dhe shitjen e alkoolit për të kufizuar shtrimet në spital për shkak...
Pamje Qindra njerëz në Venezuelë kanë ngecur nën rrënoja dhe shumë të tjerë vazhdojnë të jenë t...
IRAN- Me gjithë sanksionet e rënda ekonomike për vite e vite me radhë, iranianët ia kanë dalë ta sigurojnë kafshat&eum...
RUSI- Rusia ka raportuar se ka rrëzuar 660 dronë gjatë natës, ndërsa Ukraina vazhdon një sulm ajror që po e tendos mbrojtje...