Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Garda Revolucionare e përsëriti thirrjen për hakmarrje, dhe tha u përdor një raketë e mbushur me materiale me peshë rreth shtatë kilogramë për ta vrarë liderin e Hamasit në banesën ku po qëndronte ai në Teheran të mërkurën.
IRAN- Garda Revolucionare e Iranit tha të shtunën se Ismail Haniyeh, lideri politik i Hamasit grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, u vra nga një raketë me rreze të shkurtër veprimi. Ajo i akuzoi Shtetet e Bashkuara se e mbështetën sulmin, për të cilin e fajësoi Izraelin, raporton televizioni shtetëror iranian.
Garda Revolucionare e përsëriti thirrjen për hakmarrje, dhe tha u përdor një raketë e mbushur me materiale me peshë rreth shtatë kilogramë për ta vrarë liderin e Hamasit në banesën ku po qëndronte ai në Teheran të mërkurën. Ajo tha se sulmi shkaktoi shkatërrim të madh, por nuk tregoi hollësi rreth vendndodhjes së banesës. Haniyeh ndodhej në Iran për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Iranit, Masud Pezeshkian.
“Sulmi u planifikua dhe u krye nga regjimi zionist dhe u mbështet nga SHBA-ja”, tha Garda në komunikatën e publikuar në televizionin shtetëror.
Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Haniyehut, por as nuk e ka mohuar atë. Megjithatë, Izraeli vazhdimisht është zotuar se do t’i vrasë atë dhe liderët e tjerë të Hamasit, për shkak të sulmit që ky grup e kreu në jug të Izraelit më 7 tetor, duke e nxitur luftën në Rripin e Gazës.
Vrasja e tij ka nxitur frikën për rrezikun e një konflikti të gjerë rajonal dhe të një lufte të drejtpërdrejtë mes Izraelit dhe Iranit, nëse Teherani hakmerret. Në prill, Irani e nisi një sulm ndaj territorit izraelit me dronë dhe raketa. Izraeli i rrëzoi pothuajse të gjitha gati 300 raketat dhe dronët iranianë, falë ndihmës nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë. Irani nuk e njeh Izraelin dhe i mbështet grupet kundër Izraelit, përfshirë Hamasin dhe grupin libanez, Hezbollah.
Donald Trump dhe Kamala Harris SHBA- Donald Trump ka rënë dakord të debatojë me Kamala Harris në studiot e Fox News në shtato...
SHBA- Kandidati republikan për nënpresident është personi i parë nga i ashtuqujaturi brezi i mijëvjeçarit, të lindur...
pamje nga protesta ANGLI- Disa oficerë britanike janë plagosur ditën e sotme pasi aktivistët e ekstremit të djathtë janë...
Albin Kurti SHKUP- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vizitojë Maqedoninë e Veriut. Gazeta Ekspres bën të di...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar në lidhje me arrestimin e pesë s...
IZRAEL- Dy sulme ajrore izraelite në pjesën veriore të Bregut Perëndimor shkaktuan të shtunën vdekjen e nëntë militant...
volodymyr zelenskyy dhe rexhep tayyp erdogan UKRAINË- Turqia ka ratifikuar marrëveshjen e tregtisë së lirë me Ukrainën. ...
fotot ilustruese SHKUP- Ambasada e Kosovës në Shkup, ka bërë një reagim pas incidentit që ka ndodhur në aeroportin e Shk...
Nicolas Maduro VENEZUELË- Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro në një konferencë për shtyp tha se Shtetet e Bashk...
ali ahmeti SHKUP- Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka reaguar në lidhje me incidentin diplomatik që ndodhi me pr...