Dita e 24-të e protestës/ Qytetarët vijojnë rezistencën në shesh: Kryeministri të dorëhiqet
Dita e 24 e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama 23 ...
Dita e 24 e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama 23 ...
Dokumenti hedh poshtë deklaratat e Ramës/ Ja vërtetimi i lëshuar nga Qeveria e Kosovës që vërteton Dritan Gox...
"Sillet si padrino i Shqipërisë"/ Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese, urrejtje pa k...
"Si thoshin derrat e knaqun migjenianë...nuk ka lidhje Irani ë?/ Reagon Rama pas publikimi të pesë kërkesave: Kur prote...
Sipas Trumpit, kjo marrëveshje do të sjellë “ndershmëri bërthamore”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përsëritur pretendimin e tij të martën se Irani është pajtuar ta lejojë nivelin më të lartë të inspektimeve të objekteve të tij bërthamore, dhe se inspektimet do të vazhdojnë për kohë të papërcaktuar.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump shkroi të martën se, pavarësisht “protestave iraniane dhe deklaratave të rrejshme, të shoqëruara me propagandën e vazhdueshme të mediave të rreme, të cilat po bëjnë gjithçka të mundur për ta paraqitur fitoren e SHBA-së sa më të vogël dhe të parëndësishme, Irani është pajtuar plotësisht dhe pa asnjë rezervë për nivelin më të lartë të inspektimeve bërthamore për një kohë shumë të gjatë në të ardhmen”.
Sipas Trumpit, kjo marrëveshje do të sjellë “ndershmëri bërthamore”.
“Nëse ata nuk do të ishin pajtuar për këtë, nuk do të kishte negociata të mëtejshme!” shkroi ai.
Irani dhe SHBA-ja shohin përparim drejt paqes
Ky pretendim u bë fillimisht më 22 qershor nga nënpresidenti amerikan, JD Vance, i cili tha se Irani kishte rënë dakord për inspektime të objekteve të tij bërthamore dhe se këto inspektime mund të zhvilloheshin që këtë javë.
Megjithatë, zyrtarët e Republikës Islamike e kanë hedhur poshtë çdo sugjerim se inspektorëve ndërkombëtarë do t’u lejohet qasje në vendet bërthamore të vendit.
Më herët të martën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, tha se Irani nuk e ka plan të lejojë inspektime nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) në objektet bërthamore që janë bombarduar.
Që nga vera e vitit 2025, kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli bombarduan objektet bërthamore iraniane në Fordo, Natanz dhe Isfahan, Teherani ka pezulluar bashkëpunimin me IAEA-n dhe ka bllokuar qasjen e inspektorëve në këto vende.
Në një pjesë tjetër të postimit të tij në Truth Social, Trump tha se, pas pajtimit të Iranit për inspektimet e IAEA-s dhe “lëshimeve të tjera të rëndësishme”, Teherani u pajtua edhe për ta mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit dhe të mos vendosë bllokadë detare.
Megjithatë, ai shtoi se forcat detare amerikane në Lindjen e Mesme do të mbeten në pozicionet e tyre dhe mund ta rivendosin bllokadën, nëse do të jetë e nevojshme, megjithëse tha se një skenar i tillë tani duket “shumë pak i mundshëm”.
Trump deklaroi gjithashtu se asetet e ngrira të Iranit do të vendoseshin në një depozitë nën kontrollin e SHBA-së dhe mund të përdoreshin ekskluzivisht për blerjen e ushqimeve dhe furnizimeve mjekësore nga Shtetet e Bashkuara, përfshirë misër, grurë dhe sojë nga fermerët amerikanë.
“Këto janë gjëra për të cilat Irani ka nevojë urgjente”, shkroi Trump. “Kjo është një krizë humanitare dhe mendoj se është e nevojshme të ndihmohet, tani, para se të jetë tepër vonë”.
Presidenti amerikan tha gjithashtu se negociatat me Iranin po “ecin mirë”./REL
Foto ilustruse SHBA- Organizata Ndërkombëtare Detare, një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara, tha se po fillon një evak...
Joseph Aoun LIBAN- Tensionet mes Libanit dhe Izraelit vijojnë të jenë aktive, ndërsa të shumta kanë qenë sulmet e shk&eu...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin shprehu gatishmërinë e Rusisë për të marrë pjesë në negoc...
Viktima MBRETËRIA E BASHKUAR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani, ku një vajzë dyvjeçare ka vdekur n&...
Foto ilustruse Tetë vjet pas hyrjes në fuqi të standardeve për kontrollin e ndotjes së ajrit sipas Traktatit të Komunitetit t...
Ajatollah Ali Khamenei IRAN- Autoritetet iraniane shpallën sot tre ditë pushimi në Teheran për funeralin e A...
Pamje PALESTINA- Banorët e Rripit të Gazës po strehohen në bregdetin e Mesdheut për t'u freskuar dhe larë rrobat për shk...
Udhëheqësi bjellorus, Aleksandr Lukashenko Aleksandr Lukashenko ndodhet në një situatë të vështirë sepse i duhet t&...
BRUKSEL- Komiteti i Çështjeve Ekonomike dhe Monetare i Parlamentit Europian miratoi të martën euron dixhitale të shumëpri...
Inga Ruginienė LITUANI- Kryeministrja lituaneze Inga Ruginienė dhe kabineti i saj dhanë dorëheqjen të martën pas ndryshimeve në k...