Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Arnaud u arrestua më 28 shtator të vitit 2022 pasi kishte udhëtuar përmes Italisë, Greqisë, Turqisë, Gjeorgjisë dhe Armenisë, para se të shkonte në Iran.
IRAN- Irani ka dënuar shtetasin francez, Louis Arnaud, me pesë vjet burgim nën akuza që lidhen me sigurinë kombëtare. Familja e tij tha se ai po udhëtonte në Iran si turist.
Nëna e Arnaudit, përmes një deklarate, tha se gjykimi ndaj djalit të saj është mbajtur në Gjykatën Revolucionare, dhe atij nuk i është lejuar që të ketë prezent një avokat. Në deklaratë po ashtu u shtua se 36-vjeçari, konsulent bankar, ishte “një udhëtar pasionant” dhe është i pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tij.
“Këto akuza që janë bërë kundër atij, veçmas për propagandë dhe minim të sigurisë së shtetit iranian, janë krejtësisht të pabaza”, tha Sylvie Arnaud në deklaratën e publikuar më 8 nëntor.
As zyrtarët iranianë, apo mediat shtetërore, nuk kanë konfirmuar dënimin e tij. Arnaud u arrestua më 28 shtator të vitit 2022 pasi kishte udhëtuar përmes Italisë, Greqisë, Turqisë, Gjeorgjisë dhe Armenisë, para se të shkonte në Iran.
Hyrja e tij në Iran përkon me kohën kur Irani ishte mbërthyer nga protesta mbarëkombëtare përmes së cilave kërkoheshin kushte më të mira të jetesës dhe më shumë liri. Familja e Arnaudit tha se ai “ka qëndruar larg” trazirave.
Aktualisht në Iran po mbahen tre shtetas francezë, Cecile Kohler, Jacques Paris dhe një person i tretë i paidentifikuar. Teherani ka tentuar të lidhë këta persona me protestat, duke akuzuar Perëndimin se ka nxitur protestat në Iran.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme franceze, Anne-Claire Legendre, tha se dënimi i Arnaudit është shkelje e të drejtave të tij themelore dhe e cilësoi vendimin si “të papranueshëm”.
Ajo bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij, por edhe të shtetasve të tjerë francezë “që janë arrestuar në mënyrë arbitrare në Iran”.
Dhjetëra persona, që kanë pasaporta të huaja, aktualisht janë të arrestuar në Iran. Shumë qeveri perëndimore e kanë akuzuar regjimin e Iranit se po i merr pengje shtetasit me shtetësi të dyfishtë dhe ata të huaj me qëllim që t’i përdorë ata për këmbim të të burgosurve apo për të bërë presion gjatë negociatave ndërkombëtare. Irani mohon këto akuza.
Marrë nga REL
Ursula von der Leyen Kryetarja e Komisionit Evropian, Von der Leyen tha se ka Kosova ka një qëllim shumë të qartë për t&rsquo...
Oliver Varhelyi Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi në konferencën e për...
Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar sërish për vizitën që ai ...
Gaza GAZA- Autoritetet palestineze njoftojnë se numri i njerëzve që u larguan nga Rripi i Gazës përmes Egjiptit ësh...
Xolidayboy RUSI- Mëngjesin e 6 nëntorit, artisti 23-vjeçar rus Ivan Mineev i njohur si Xolidayboy mori një telefonatë...
foto nga lezha LEZHË- Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur mëngjesin e sotëm në gjithë vendin kanë pë...
Takimet KOSOVË- I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, të mart&...
Toka Të dhënat nga ekspertët tregojnë se muaji i kaluar ishte më i nxehtë në botë në atë per...
Ministrat e Jashtëm të G7 TOKIO- Udhëheqësit e G7 janë takuar në Tokio për takime të cilat janë dominuar nga d...
foto ilustruese GAZA- Disa mjekë në Gaza kanë kryer operacione, duke përfshirë amputime, pa anestezi, tha të martën nj&e...