LIVE UPDATES
Bota

Inovacioni më i madh teknologjik, 30 vjet World Wide Web publik

30 vjet më parë një shkencëtar në Gjenevë gjeti një rrugë për shkencëtarët që të këmbenin informacionet më mirë me njeri-tjetrin. Ky ishte fillimi i rrjetit botëror digjital, World Wide Web.

8 Maj 2023, 08:20 Nga I.A
Inovacioni më i madh teknologjik, 30 vjet World Wide Web publik
Foto Ilustruese

GJENEVË- Viti 1989 ishte vit ndryshimesh të mëdha. Një prej tyre ndodhi në kokën e Tim Berners Lee. Ky fizikant i qendrës së njohur botërore CERN në Gjenevë, nuk ishte i kënaqur me kaosin e madh në këmbimin e informacioneve midis institucioneve të ndryshme, grupeve të ndryshme të punës dhe grupeve projektuese. Ai gjeti zgjidhjen me anë të krijimit të një rrjeti digjital botëror informacioni, me të cilin shkencëtarët do të lidheshin me njeri-tjetrin.

Shkencëtari 34 vjeçar e shkruajti konceptin e tij në formë të shkurtuar. "Vague but exciting" - "E paqartë, por interesante", e komentoi shefi i tij këtë Memo. Me sa duket ideja e tij nuk ishte shumë e qartë. Sepse me të nuk u mor njeri fillimisht. Por Berners-Lee vazhdoi të vriste mendjen dhe krijoi pjesët e veçanta përbërëse të rrjetit digjital botëror, World Wide Web: Të ashtuquajturat URL për adresat e Web-it, HTML, për të përshkruar faqet e Web-it, pra për t'i programuar ato. Po ashtu duhet të funksiononte protokolli teknik HTTP për linqet dhe më në fund duhej krijuar edhe receta për një Webbrowser. Për publikun botëror ky zbulim mund të shihej pikërisht 30 vjet më parë: Më 30 prill 1993 shkencëtarët e CERN, hapën rrjetin digjital botëror, World Wide Web. Kështu filloi marshimi fitimtar i internetit. Nga pikëpamja teknologjike shumë pak gjëra kanë ndryshuar deri më sot.

Brockhaus-in e zë pluhuri në bibliotekë

Vajzës 13 vjeçare i duhet shpjeguar sot se në atë kohë nuk njihej as internet as smartphone. Në vend të bërjes së pazarit në qendër të qytetit, siç bëhej më parë, blerjet online plotësojnë sot çdo dëshirë. Volumet e Brockhaus i zë pluhuri në bibliotekë, sepse Wikipedia është parimisht adresa që kërkojnë të gjithë ata që duan të marrin informacione për revolucionin e 1789-ës ose për zbulimin e internetit. Kush kërkon një banesë, nuk shfleton më faqen e tretë ose të trembëdhjetë të gazetave të ditës, por kërkon në portalet e internetit dhe gjen aq shumë reklama, sa për të mbushur çdo lloj gazete.

Por ana tjetër e medaljes, për lidhjet me rrjet digjital është dizorientimi, fluksi i madh i informacioneve. Në rrjet të gjithë njerëzit mund të publikojnë dhe vlerësojnë pikëpamjet, idetë, produktet, mallrat dhe vizionet e tyre, dhe kjo ka qenë edhe ideja fillestare e rrjetit dhe funksionimit të tij. Donald Trump është një shembull i mirë për këtë gjë. Atij i mjaftoi mes të tjerash, një llogari në Twitter për të mbledhur një grup ndjekësish besnikë, megjithë informimet e gabuara, ose mbase për shkak të tyre.

Makinat e kërkimit si Google ose DuckDuckGo vërtet ndihmojnë sot që të ndash grurin nga kashta në një fushë të pafund informacionesh. Megjithatë koncernet e mëdha digjitale si Google, Apple, Facebook, Amazon dhe Microsoft janë koncerne botërore interesante, që ndjekin kryesisht interesa përfituese. Ata përfitojnë duke bërë strukturimin e internetit.

Një ide që nuk ka patur lidhje me Tim Berners-Lee. Ai mund ta kishte patentuar teknologjinë e tij të World Wide Web, por vendosi qëllimisht që të mos e bënte këtë. Uria për fitime ishte në kundërshtim me idealin e tij të këmbimit falas të informacioneve.

Niveli tjetër i Inteligjencës Artificiale

Hapi tjetër po ashtu brenda internetit sapo ka filluar. Është fjala për Inteligjencën Artificiale, (IA). Disa muaj më parë ChatGPT u bë shkak për të hapur një diskutim të ri. Mbas 30 vitesh internet, shtrohet pyetja a është ChatGPT e ardhmja e internetit? "Duke qenë model gjuhësor bazuar në IA, unë nuk mund të them me siguri nëse ChatGPT do jetë e ardhmja e internetit, sepse e ardhmja e internetit varet nga shumë faktorë dhe është vazhdimisht në transformim. Megjithatë ka disa karakteristika të ChatGPT dhe modeleve të ngjashme të IA, që kanë potencial të ndikojnë mbi internetin dhe ta ndryshojnë,” thotë software për veten e vet kur pyetet nga Deutsche Welle. Megjthatë e rëndësishme është të vëzhgohet nëse modelet e IA sjellin me vete edhe sfida etike, si për mbrojtjen e të dhënave, transparencën dhe përgjegjësinë.

Këtu hapi i ri i internetit lë për të dëshiruar. Sepse vërtet që ChatGPT mund të gjenerojë tekste që kanë lidhje me njëra tjetrën dhe tingëllojnë koherente sa i përket përmbajtjes, por burimet mbeten të pazbuluara. Ndryshe ka qenë puna me Tim Berners Lee 30 vjet më parë, ndryshe Sër Tim Berners-Lee. Faqja e parë e tij në internet ka pasur adresën: http://info.cern.ch/hypertext/WWW/TheProject.html

Ajo përmban edhe sot informacione bazë për World Wide Web: "Rrjeti WorldWideWeb (W3) është një nismë e gjerë hyper- mediatike për marrjen e informacioneve, nismë që synon krijimin e mundësive për të patur akses universal tek universi i madh i dokumenteve,” lexohet aty. Hypermedia vjen nga hypertekst dhe do të thotë tekste që kanë link, pra lidhje me tekste të tjera. Kështu krijohet një rrjet të dhënash, pa të cilin bota e sotme nuk do të mund të funksiononte.

Kush ka pyetje mund të fillojë një udhëtim në kohë. Në faqen e parë tëinternetit të publikuar në botë ekziston deri më sot një link për personat që marrin pjesë në projekt. Atje has Tim Berners-Lee, i cili ka marrë ndërkohë titull kalorsiak. Shkencëtari 34 vjeçar i atëhershëm ka pasur në CERN numrin e telefonit 3755, E-Mail: [email protected].

Por Sir Tim Berners-Lee nuk mund ta kërkosh më tek CERN-i. Sot ai është profesor në Institutin e Teknologjisë (MIT) në Masaçusets, dhe që prej vitit 2016 drejton një katedër në Universitetin e Oksfordit. Deri më sot ai drejton konsorciumin e krijuaj prej tij World Wide Web Consortium (W3C), Organizmin për standartizimin e teknikave në World Wide Web. Kjo gjë mësohet me anë të disa klikimeve ose shprehjes së dëshirave me smartfon në internetin e tij.

Marrë nga DW

cern tim berners lee

Sondazh

Poll
Bota 8 Maj 2023, 07:43 I.A

Siria ripranohet në Lidhjen Arabe

Lidhja Arabe SIRI- Ministrat e Jashtëm të Lidhjes Arabe, që u takuan të dielën në Kajro, ranë dakord të ripranojn&e...

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më