LIVE UPDATES
Bota

Infuzione financiare në pajisjet ushtarake të Serbisë/ Çfarë thonë qytetarët dhe ekonomistët?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, paralajmëroi pajisjen “më të mirë, më të shpejtë dhe më të fuqishme” të ushtrisë së tij dy ditë pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për t’i shitur Kosovës raketa anti-tanik Javelin.

20 Janar 2024, 15:22 Nga N.F
Infuzione financiare në pajisjet ushtarake të Serbisë/
Foto ilustruese

SERBI- "Rritje e kuazi-patriotizmit” - kështu e sheh Sasha Gjogoviç, ekonomist dhe redaktor i botimit “Strateo”, njoftimin e Serbisë për të ndarë mbi një miliard euro në vitin 2024 për blerjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, paralajmëroi pajisjen “më të mirë, më të shpejtë dhe më të fuqishme” të ushtrisë së tij dy ditë pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për t’i shitur Kosovës raketa anti-tanik Javelin. Përveç 360 milionë eurove tashmë të paraparë me buxhetin e armatimit, Vuçiç paralajmëroi edhe 740 milionë të tjerë.

“Këto janë më shumë rrëfime të natyrës së marketingut, të cilat kanë peshë politike në rritjen e kuazi-patriotizmit dhe të vlerësimit të disa individëve në këtë rast”, thotë Gjogoviç për Radion Evropa e Lirë. Ai shton se nuk sheh ndonjë justifikim ekonomik të këtij investimi.

“Janë të justifikueshme investimet në industrinë vendore, por kjo më duket se është një shumë e tepërt - tërhiqen mjete shtesë nga buxheti për hir të armatimit”, thotë Gjogoviç. Sekretari shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes në Serbi, Nemanja Staroviç, tha më 15 janar se rundi i ri i investimeve në Forcat e Armatosura të Serbisë “nuk lidhet” me paralajmërimin se Kosova po blen raketa Javelin. Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008, e kundërshton zgjerimin e kapaciteteve të armatosura të Kosovës.

Staroviç tha se Serbia, në dhjetë vjetët e fundit, ka punuar “në mënyrë intensive” në modernizimin e ushtrisë dhe se bëhet fjalë për mjete që “llogariten në miliarda euro”.

“A është diçka e shtrenjtë? Sigurisht që është, por ne mendojmë se është e nevojshme”, shtoi ai. “Niveli i investimeve është i lartë, por, në të njëjtën kohë, ne udhëhiqemi nga ajo zgjuarsia popullore, se kush nuk e ushqen ushtrinë e vet, do të duhet ta ushqejë ushtrinë e tjetrit. Ne besojmë se është gjithmonë më mirë të investojmë në forcat tona”, tha Staroviç.

Ai, po ashtu, tha se pjesa më e madhe e mjeteve të ndara është dedikuar për prokurimin e produkteve nga industria vendore.

“...gjë që ka efekte shtesë pozitive, sepse sigurisht që ndikon në rritjen e bruto produktit vendor”, vlerësoi Staroviç .

“Një faktor parandalues për këdo që do të mendonte ta kërcënonte Serbinë” - kështu e përshkroi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç blerjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake, më 12 janar.

Nga buxheti i Serbisë për vitin 2024, sipas Vuçiç it, janë paraparë 360 milionë euro për armatim. Dhe, pastaj, ai shtoi investime të reja.

Siç paralajmëroi, shteti do t’i shpenzojë “menjëherë” edhe 186 milionë euro të tjerë për blerjen e armëve dhe pajisjeve nga industria vendase, ndërsa deri në fund të vitit do të ketë edhe dy paketa të tjera investimesh në armatim - prej 150 dhe 400 milionë eurosh. Ekonomisti serb, Sasha Gjogoviç, thotë se nuk e sheh qëllimin e blerjeve shtesë të armëve nga pikëpamja e sigurisë.

“Nuk e di prej kujt do të mbroheshim, sepse NATO-ja është kudo rreth nesh”, thotë ai. Serbia është e rrethuar nga vende anëtare të aleancës së NATO-s, ose vende ku forcat e NATO-s janë të pranishme, si Bosnje dhe Hercegovina dhe Kosova.

“Unë nuk shoh mundësi që NATO-ja të na sulmojë. Atëherë, nuk shoh as ndonjë arsye që ne të udhëheqim një garë armatimi në rajon - përveçse ta promovojmë veten personalisht, ose politikën e një patrioti që kujdeset për vendin dhe e armatos që askush të mos e kërcënojë, edhe pse askund nuk shohim ndonjë kërcënim”, thotë Gjogoviç .

Zyrtarët shtetërorë serbë nuk specifikuan se nga do t’i sigurojnë paratë për armë dhe pajisje ushtarake.

“Ai që ka dalë me atë ide, duhet të pyetet se ku është burimi i financimit. Mund të jetë nga rezerva buxhetore, huamarrja shtesë ose riorientimi i fondeve nga disa investime të tjera”, thotë Gjogoviç.

Rezervat buxhetore, siç thotë ai, janë të destinuara për rrethana të jashtëzakonshme, siç janë fatkeqësitë natyrore, dhe nuk duhen prekur. Gjogoviç, gjithashtu, vlerëson se do të ishte më produktive që paratë e destinuara për armatim, të investohen në fusha të tjera.

“Ka disa segmente të tjera - energjia, ekologjia, bujqësia - ku fondet mund të investohen dhe jeta e qytetarëve të përmirësohet. Për mendimin tim, ky do të ishte një vendim shumë më i mirë patriotik”, thotë ai. Kur bëhet fjalë për industrinë vendase të armatimit, Gjogoviq beson se është e nevojshme që të investohet në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe në modernizim.

Nga “investime të pakuptimta” deri te vlerësimet se duhet investuar edhe më shumë para në ushtri - kështu variojnë komentet e disa qytetarëve në Beograd, të intervistuar nga Radio Evropa e Lirë pas njoftimit të presidentit Vuçiq për blerjen e armëve. Marija beson se paratë për armë duhet të riorientohen.

“Ne jemi një vend i vogël, për të investuar kaq shumë para në ushtri. Shikoni se ku gjendet arsimi ynë, e të mos flasim për gjendjen e shëndetësisë”, thotë ajo.

Sanja, në anën tjetër, mendon se duhet të ndahen edhe më shumë para për ushtrinë.

“Një miliard e gjysmë duhet të ndahen për ushtrinë. Paqja është numër një. Por, e njëjta shumë duhet të investohet edhe në arsim dhe bujqësi”, thotë ajo.

Aleksandar Nedelkoviç beson se prioritet i shtetit duhet të jetë ndihma për qytetarët e varfër.

“Ka gjëra më të rëndësishme se ushtria”, sipas tij. I pyetur se si i komenton investimet milionëshe në ushtri në vitet e fundit, ai thotë se kjo është një “shumë serioze parash” dhe se këto investime nuk duken.

“Ku janë ata avionë, kamionë, ushtarakë?”, pyet ai. Boro Petroviç thotë se i mbështet investimet në armatim në vitin 2024.

“...sepse ne jetojmë në një botë, ku është e rëndësishme të jemi në gjendje që të mbrohemi. Shpresoj që aftësia jonë të jetë proporcionale me ato investime”, thotë ai. Për Llukën, blerja e armëve është një “investim i pakuptimtë”.

“Ne duhet të investojmë në diçka më të zgjuar - spitale, shkolla, në atë që sjell jetë, një të nesërme më të mirë dhe jo në atë që sjell vdekje. Armët nuk na sjellin të ardhme. Supozohet njëfarë sigurie, por mua më shkaktojnë frikë, ashtu si edhe të tjerëve”, vlerëson ai.

Serbia blen armë si në Lindje, ashtu edhe në Perëndim. Për shkak të bashkëpunimit me Rusinë dhe Kinën në fushën e mbrojtjes, vendi kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian kritikohet vazhdimisht nga Brukseli. Që nga viti 2016, Serbia ka blerë intensivisht pajisje ushtarake dhe armë nga Rusia.

Pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, nuk u lidh asnjë kontratë e re për prokurimin e armëve. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç , tha në mes të shtatorit të vitit 2022 se disa porosi të mëparshme nuk mbërritën, si pasojë e luftës në Ukrainë. Për shkak të pushtimit të Ukrainës, Rusia është nën sanksione nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera perëndimore. Serbia refuzon t’i miratojë këto sanksione.

Marrë nga REL

pajisje ushtarake serbia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet