Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Njoftimi të cilin transmetuesi publik britanik BBC e cilëson si “të parashikuar”erdhi tre ditë pasi partia e tij i fitoi sërish zgjedhjet. Hun Sen, 70 vjeç, është bërë gjithnjë e më autoritar pas gati katër dekadash sundimi, thonë analistët.
AZIA JUGLINDORE- Kryeministri i Kamboxhias, Hun Sen – një nga udhëheqësit më jetëgjatë në botë – ka njoftuar se do të japë dorëheqje nga posti i tij dhe do t’ia dorëzojë këtë pozitë djalit të tij gjatë javëve të ardhshme.
Njoftimi të cilin transmetuesi publik britanik BBC e cilëson si “të parashikuar”erdhi tre ditë pasi partia e tij i fitoi sërish zgjedhjet. Hun Sen, 70 vjeç, është bërë gjithnjë e më autoritar pas gati katër dekadash sundimi, thonë analistët.
Ai kishte njoftuar se do të niste një tranzicion në vitin 2021, por deri të mërkurën, askush nuk e dinte se kur do të ndodhte një gjë e tillë. Djali i tij i madh, Hun Manet, ka qenë prej kohësh duke u përgatitur për këtë rol dhe deri vonë ishte komandant i Ushtrisë Mbretërore Kamboxhiane.
Të mërkurën, Hun Sen tha se djali i tij do të emërohet kryeministër i vendit më 10 gusht.
“Dëshiroj të kërkoj mirëkuptim nga populli pasi nuk do të vazhdoj si kryeministër”, tha ai në një transmetim të vecantë në televizionin shtetëror.
Ai tha se do të tërhiqej pasi qëndrimi i tij në detyrë mund të shkaktojë destabilitet. Megjithatë, ai do ta mbajë udhëheqjen e Partisë Popullore Kamboxhiane në pushtet. Analistët politikë thonë se përmes kësaj pozitë, ai do të vazhdojë ta mbajë kontrollin përfundimtar.
Më herët të mërkurën, Hun Sen u pa në një vizitë në pallatin e monarkut kamboxhian për ta njoftuar për vendimin e tij. Media shtetërore kamboxhiane transmetoi pamjet e takimit.
Hun Manet, 45 vjeç, mori një rol udhëheqës në fushatën për zgjedhjet e 23 korrikut të këtij viti dhe shpesh u pa në tubime të rëndësishme pranë babait të tij, i cili ka drejtuar vendin e Azisë juglindore prej 16 milionë banorësh që nga viti 1985.
Zgjedhjet e së dielës u panë gjerësisht si jokonkurruese sepse e vetmja parti e besueshme opozitare u diskualifikua nga votimi. Në fletëvotim kishte edhe 17 parti të tjera, por ato ishin të gjitha shumë të vogla, të reja ose të lidhura me partinë në pushtet, kështu që nuk konsideroheshin si një alternativë reale për votuesit./REL
Foto ilustruese KROACI- Kroacia është një tjetër vend i cili po përballet me vatra zjarri të rrezikshme. Siç raportojn...
Jeffrey Hovenier KOSOVË- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier është shprehur i shqetësuar për raportimet...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka cilësuar të papranueshme kërcënimet ndaj policëve të ...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot për zgjehdjet në veri të vendit dhe dakordimin ndërmjet...
Portugali PORTUGALI- Një tjetër vend i cili po përballet me vatra zjarri të rrezikshme si pasojë e temperaturave të larta &eu...
Siçili ITALI- Situata e zjarreve në jug të Italisë ka dalë jashtë kontrollit. Në media po qarkullon një video, ku...
Zjarr në Rodos Më shumë se 40 persona kanë humbur jetën në Algjeri, Itali dhe Greqi pasi zjarret në Mesdhe kërc&eum...
Josep Borrell Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka dënuar djegien e Kuranit, pasi një grup i quajtur “Patrio...
Foto ilustruese Valët e të nxehtit janë vetëm fillimi. Një e pesta e popullsisë së botës do të rrezikohet n&eu...
Foto ilustruese SHBA- Temperaturat në ujërat e Floridas kanë shënuar sërish rekord, ku termometri ka shënuar 38.4 gradë ...