LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sulmi ndaj Rushdie, shkrimtari rrezikon të humbë një sy, autori akuzohet për tentativë vrasjeje

• Shkrimtari i njohur 75-vjeçar Salman Rushdie, i cili u sulmua ditën e djeshme me thikë rrezikon të humbasë njërin sy për shkak të plagëve të marra. Për shkak të goditjes, shkrimtari ka pësuar dëmtime të rënda në njërën dorë dhe mëlçi. Ai mbetet i intubuar. • Hadi Matar, 24 vjeç, i dyshuari për sulmin me thikë ndaj shkrimtarit Salman Rushdie po akuzohet për tentativë vrasjeje dhe po mbahet pa të drejtën për lirim me kusht. Ende nuk është bërë publik motivi për sulmin. • Gazetat iraniane shprehën lëvdata për personin që sulmoi autorin Salman Rushdie, për shkak të librit “Vargje satanike”. Disa media shkruanin se të riut duhet t’i puthet dora me të cilën qëlloi shkrimtarin. • Salman Rushdie u sulmua ditën e djeshme në Chautauqua, në Nju Jork teksa po mbante një fjalim në një seminar. 24-vjeçari ndodhej mes turmës të së pranishmëve nga ku më pas shkoi në skenë dhe sulmoi shkrimtarin duke e goditur disa herë me thikë. • Rushdie ka marrë kërcënime që prej vitit 1989 për librin që shkroi, ‘Vargjet Satanike’. Shkrimtari me origjinë indiane, Salman Rushdie është kërcënuar me vdekje për vite me radhë. • Udhëheqësi i revolucionit islamik të Iranit në vitin 1979, Ayatollah Ruhollah Khomeini, nxori një dekret fetar në vitin 1989 që u bënte thirrje myslimanëve në mbarë botën të vrisnin autorin me origjinë indiane pasi libri i tij u konsiderua si blasfemi, duke e detyruar Rushdie-n që të qëndronte prej vitesh i fshehur. • Shumë nga librat e 75-vjeçarit kanë qenë të suksesshëm. Me romanin e tij të dytë, ‘Midnight’s Children’, që fitoi çmimin Booker në 1981.

9 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Autori i sulmit ndaj shkrimtarit Salman Rushdie, akuzohet për tentativë për vrasje

Sulmi ndaj Rushdie, shkrimtari rrezikon të humbë një sy, autori
Salman Rushdie

SHBA- Hadi Matar, i dyshuari për sulmin me thikë ndaj shkrimtarit Salman Rushdie gjatë një aktiviteti në shtetin e Nju Jorkut, po akuzohet për tentativë vrasjeje dhe po mbahet pa të drejtën për lirim me kusht, thanë të shtunën prokurorët e qarkut Chautauqua.

24 vjeçari Matar nga Fairview i shtetit Nju Xhersi, u arrestua të premten vonë, nën akuzat për tentativë vrasjeje, tha prokurori i qarkut, Jason Schmidt, në një deklaratë.

Novelisti i lindur në Indi, i cili jetoi vite të tëra në fshehtësi pasi Irani u bëri thirrje myslimanëve ta vrisnin për romanin e tij "Vargjet Satanike", u godit të premten me thikë në qafë dhe kraharor.

Sipas agjentit të tij, 75-vjeçari po mbahet me oksigjen nga mjekët. Andrew Wylie tha se shkrimtari ka dëmtime në mëlçi, nerva të prera në krah dhe mund të humbasë njërin sy.

Prokurori Schmidt tha se agjencitë shtetërore dhe federale të zbatimit të ligjit, përfshirë ato të Nju Xhersit, po punonin për të identifikuar hollësitë e planifikimir dhe përgatitjes së sulmit dhe për të përcaktuar nëse duhen ngritur akuza shtesë.

Policia tha të premten se nuk kishte përcaktuar ende motivin për sulmin ndaj 75 vjeçarit Rushdie, i cili ishte ftuar të mbante një fjalim para një auditori prej qindra vetësh mbi lirinë artistike, kur Matar hipi në skenë dhe e sulmoi atë.

Një analizë paraprake nga organet e rendit e veprimtarisë në mediat sociale të Matarit, tregon se ai është simpatizant i ekstremizmit shiit dhe Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, megjithëse nuk është përcaktuar ndonjë lidhje e konfirmuar me këto grupe, sipas televizionit NBC.

Matar ka lindur në Kaliforni dhe së fundmi ishte zhvendosur në Nju Xhersi, thuhej në njoftimin e NBC-së që gjithashtu bënte të ditur se ai kishte një patentë të rreme me vete. Ai u arrestua në vendngjarje pasi u bllokua nga të pranishmit.

Garda Revolucionate e Iranit është një fraksion i fuqishëm që kontrollon një perandori biznesi, si dhe forca elitare të armatosura dhe të zbulimit që Uashingtoni i akuzon për kryerjen e një fushate ekstremiste globale.

Rushdie, i cili ka lindur në një familje myslimane indiane nga Kashmiri në Bombei – sot Mumbai – dhe më pas u vendos në Britani, u përball me kërcënime me vdekje kur botoi romanin e tij të katërt, “Vargjet Satanike”, për të cilin disa myslimanë thanë se përmbante pjesë blasfemuese.

Romani u ndalua në shumë vende me popullsi të madhe myslimane pas botimit të tij në vitin 1988.

Në vitin 1989 ish-udhëheqësi i Iranit Ayatollah Ruhollah Khomeini lëshoi një dekret fetar, ku bëhej thirrje për vrasjen e zotit Rushdie.

Hitoshi Igarashi, përkthyesi i romanit në gjuhën japoneze, u vra me thikë në vitin 1991.

Nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga qeveria e Iranit për sulmin ndaj shkrimtarit, por disa gazeta iraniane të linjës së ashpër shprehën lavdërime për sulmuesin e tij.

Ali Tehfe, kryebashkiak i Yarounit në Libanin jugor, tha se Matar ishte djali i një banori të këtij qyteti. Prindërit e të dyshuarit emigruan në Shtetet e Bashkuara dhe ai lindi dhe u rrit atje, shtoi kryebashkiaku.

I pyetur nëse autori i sulmit ose prindërit e tij ishin të lidhur ose mbështesnin grupin e armatosur Hezbollah të mbështetur nga Irani në Liban, kryebashkiaku tha se ai "nuk kishte asnjë informacion" mbi pikëpamjet e tyre politike.

Marrë nga VOA

1 MUAJ ME PARE

‘Ishulli’ i pamundur i Salman Rushdie

Sulmi ndaj Rushdie, shkrimtari rrezikon të humbë një sy, autori
Salman Rushdie

Mënyra më e mirë për të kontrolluar staturën e Salman Rushdie si shkrimtar është të zhytesh në kujtimet e tij të jashtëzakonshme, Joseph Anton (2012), jo sepse është vepra e tij më e mirë, e cila ndoshta është gjithsesi, por për shkak të thellësisë dhe cilësisë së gjuhës letrare, për mjeshtërinë e prozës, dhe sepse në të ai shkon përtej regjistrit të tij më karakteristik, fantazisë në formën e saj më të pastër, për të dhënë një mësim për maturinë si mjeshtër i letërsisë artistike. Ka më shumë çelësa në atë libër themelor: profili i tij si intelektual publik, guximi i tij si qytetar i përkushtuar drejtpërdrejt ndaj çështjeve politike dhe sociale. Por aty është e fshehur edhe perandoria e fiksionit. Titulli i Joseph Anton u përgjigjet koordinatave sekrete. Këta janë emrat e parë të dy prej shkrimtarëve të tij themelorë, modele të të cilëve ai ndoqi që kur filloi të hidhte hapat e tij të parë letrar: Joseph Conrad, i cili rrëfeu të njëjtën botë që do të rrëfente me një çelës postkolonial dhe Anton Chekhov, mjeshtër i prozës së shkurtër. Ai iu besua atyre që të tregonte historinë e jetës së tij, pjesa qendrore e së cilës është rrëfimi i rrethanave të vështira në të cilat ai duhej të jetonte në fshehtësi si rezultat i dënimit me vdekje që iu pasi shkroi librin e cilësuar si blasfemues, Vargjet Satanike (1988).

Nëse keni kohë të lexoni vetëm një libër të Salman Rushdie, ju rekomandoj shumë Joseph Anton. Ka shumë më tepër, sigurisht. Si roman, edhe pse shumë e përbuzin duke thënë se fama e tij është e një natyre joletrare, Vargjet Satanike është një vepër me interes të madh, stilistikisht dhe konceptualisht, si për guximin e prozës ashtu edhe për vizionin letrar mbi të cilin është bazuar, dhe për të qenë një shfaqje karakteristike e veçorive që formësojnë shkrimin e tij: fantazi e shfrenuar dhe një trajtim i matur i çelësave të realizmit më të përmbajtur.

Fjalë për fjalë, Rushdie ka lëvizur gjithmonë në një ekuilibër të paqëndrueshëm. Arritja e tij më e madhe si tregimtar është Fëmijët e mesnatës (1981), roman me të cilin fitoi çmimin Booker, të cilin e rivlerësoi dy herë, si Bookeri më i mirë në 25-vjetorin dhe 40-vjetorin e historisë së çmimit prestigjioz. Romani fillon me një imazh të pashlyeshëm, kur akrepat e orës shënojnë ardhjen e mesnatës, më 15 gusht 1947, kur u shpall pavarësia e Indisë dhe Pakistanit nga Perandoria Britanike, duke i dhënë shkas lindjen e dy kombeve. Mbaron në një mënyrë jashtëzakonisht kontradiktore, për shkak të dy feve dhe se ai gjithmonë donte të mos ishin antagoniste, hinduizmit dhe islamit. Prej andej, Rushdie shfaq një frize të frikshme historike që heton çelësat e bashkëjetesës midis dy kombeve të reja. Rushdie, i cili lindi në Bombei në një familje myslimane, nuk ishte një njeri fetar dhe ishte pikërisht sekularizmi i tij që do t'i duhej paguar kaq shtrenjtë: kundërshtimi i tij i guximshëm ndaj të gjitha formave të fanatizmit fetar, diçka që shkonte krah për krah me të.

Salman Rushdie është një shkrimtar i fuqisë vullkanike, një forcë e çliruar e natyrës, e cila u kristalizua në një prodhim të frikshëm. Pas botimit të një përmbledhjeje me ese, të titulluar ‘Gjuhët e së vërtetës’ vjeshtën e kaluar, dhe pasi rikrijoi Kishotin e Servantesit në një roman me të njëjtin emër, botuar fillimisht në vitin 2019, në të cilin ai kryen një hetim për marrëdhënien midis fantazisë dhe realitetit në epokën teknologjike, një roman i ri, i titulluar Qyteti i Fitores, do tw dalw shkurtin e ardhshëm. Në harkun nga ‘Fëmijët e Mesnatës’ në ‘Qytetin e Fitores’, Rushdie la disa vepra të paharrueshme, duke përfshirë, romanin Fury (2001), Shalimar Clown (2005) dhe Magjistare e Firences (2008). Formula me të cilën ai doli i kishte rrënjët në disa degë të traditës fantastike të letërsisë, nga njëra anë trashëgimia e realizmit magjik të Amerikës Latine, veçanërisht siç u kultivua nga García Márquez, për të cilin ai shpalli admirim të pakufishëm; nga ana tjetër, mësimi i pafiltruar i nxjerrë nga ‘Njw Mijë e një net’, ku duhet të kërkosh rrënjën e vërtetë të veprës së tij dhe që u kristalizua në tregime të tilla të dukshme si ‘Psherëtima e fundit e Maurit’ (1995) ose ‘Haruni dhe deti i ​tregimeve’, një libër për fëmijë që ai shkroi për djalin e tij në 1990.

Bota narrative e Salman Rushdie bazohet në një konceptim solid të letërsisë, mbi të cilin ai reflektoi në mënyrë të mprehtë në koleksione të tilla si Oriente, Oçidente (1994), një libër kyç në të cilin shkrimtari bashkon në mënyrë inteligjente trashëgiminë e dy traditave letrare bë fjalë dhe titulli i veprës. Kurioziteti i tij intelektual e bëri atë të krijonte marrëdhënie me personalitete aq të shquara dhe të ndryshme si Edward Said, tezat e të cilit për fundin e kolonializmit në letërsi ai i përvetësoi plotësisht dhe i vuri në praktikë në veprën e tij, ose Thomas Pynchon, të cilin e takoi personalisht.

Në Nju Jork, qytetin e tij ‘birësues’, Salman Rushdie është një personazh i njohur, i dashur dhe i respektuar, i cili edhe në momentet më të rrezikshme të dënimit të tij ka dale në publik. I guximshëm, i shkathët, jetësor, i stërmbushur me energji, gjithmonë aktiv dhe i përkushtuar politikisht, fetvaja që pësoi e shtyu të përqafonte kauzën e lirisë së shprehjes në letërsi, duke iu drejtuar krijimit të festivalit Zërat e Botës, që organizohet çdo vit nga organizata e shkrimtarëve të PEN-it, një festival i mbushur me të njëjtën frymë si vepra e tyre. Në momentin e shkrimit të këtyre rreshtave, qyteti që shkrimtari donte ta bënte për vete, mban frymën në pritje të lajmeve për gjendjen e tij shëndetësore. I lindur në Indi, i shkolluar në Angli, njohës i thellë i traditave letrare britanike dhe anglo-indiane, me një karrierë që zgjat më shumë se gjysmë shekulli dhe rreth tridhjetë vepra me meritë të jashtëzakonshme, Salman Rushdie ka shqyrtuar me guxim kontradiktat e një shoqërie të sëmurë, të udhëhequr nga me shenjën e intolerancës, duke e pasqyruar në vepra të tilla si Shtëpia e Artë (2017), përmes faqeve të së cilës projektohet hija e keqe e Donald Trump.

Marrë dhe përshtatur nga ELPAIS

1 MUAJ ME PARE

Iu bë atentat, zbardhen detaje nga gjendja shëndetësore e Salman Rushdie, rrezikon të humbë njërin sy

Sulmi ndaj Rushdie, shkrimtari rrezikon të humbë një sy, autori
Salman Rushdie

SHBA- Shkrimtari Salman Rushdie rrezikon të humbasë një sy pasi u godit me thikë teksa mbante një seminar në shtetin e Nju Jorkut.

Pas më shumë se 30 vite nën kërcënimin e vdekjes nga Irani dhe ekstremizmi islamik, autori i 'Vargje Satanike' iu nënshtrua një operacioni të gjatë pasi u transportua me helikopter në spital dhe tani është i lidhur me një aparat. Ka dëmtime të rënda në krah dhe mëlçi.

24-vjeçari nga Nju Xhersi, Hadi Matar, u arrestua për sulmin, por ende nuk është i qartë motivi i sulmit ndaj shkrimtarit që prej vitesh është në shënjtestrën e fondamentalistëve dhe Ajatollah Khomeinit. Për ‘kokën’ e tij është pofruar një shpërblim prej 3 milionë dollarësh.

1 MUAJ ME PARE

Çfarë nuk i falin Salmanit

Sulmi ndaj Rushdie, shkrimtari rrezikon të humbë një sy, autori
Salman Rushdie

Si pothuajse të gjitha qeniet njerëzore, një shkrimtar është i brishtë. Edhe ata që duken të fuqishëm, ata që zbukurohen me çmime Nobel dhe nderime të njerëzve të mëdhenj. Edhe ata që grumbullojnë pasuri me shitjet e librave të tyre. Sado që duken gjigantë në sytë e atyre që i admirojnë dhe madje edhe atyre që i urrejnë, shkrimtarët janë qenie aq delikate saqë rriten mirë vetëm në klimat e qytetëruara dhe demokratike. Ata jetojnë të ekspozuar ndaj çdo dhune, janë tmerrësisht të prekshëm ndaj sulmeve të të fuqishmëve dhe janë të pambrojtur ndaj atyre që u përgjigjen me dhunë fjalëve të tyre. Ka nga ata që besojnë se pjesa më e vështirë e këtij profesioni është mposhtja e faqes bosh, kur ajo që është e tmerrshme është mbrojtja e faqes së shkruar kundër atyre që duan ta fshijnë atë. Shumë pak i përballojnë sulmet pa u tërhequr dhe nuk mendoj se ka më shumë se gjysmë duzinë njerëzish në botë të aftë të durojnë atë që Salman Rushdie ka duruar për pothuajse gjysmën e jetës së tij. Ai dënimi i përjetshëm me vdekje, ajo siguria se ka miliona sadistë që do të donin t'i copwtonin kokën pa kërkuar as shpërblimin milioner që shoqëron fetvanë, thjesht për kënaqësinë e prerjes së saj.

Kjo është në thelb ajo që nuk ia falin, rezistencën e tij.

Rushdie jo vetëm që ka refuzuar vdekjen civile dhe letrare, por nuk ka reshtur së shkruari libra, duke e zmadhuar emrin e tij, duke iu afruar rrezikshëm Nobelit dhe duke u kënaqur me të gjitha kënaqësitë e kësaj bote të jetës kulturore perëndimore. Ai jep leksione, jep intervista dhe ha me gjithë zemër dhe ngre me gëzim në të gjitha mbrëmjet në të cilat është i ftuar. Madje, ai ka të dashura të famshme që shfaqen në televizion dhe bën filma në seri televizive duke parodizuar veten, si në atë sezonin e Larry David, ku protagonisti dëshiron të bëjë një produksion në Broadway.

Nëse diçka e karakterizon imazhin e Salman Rushdie, është e qeshura dhe buzëqeshja e tij. Nuk ka asnjë foto apo regjistrim në të cilin ai shfaqet serioz. Asgjë e çuditshme në një shkrimtar që pretendon se është një cervantist dhe që ka trashëguar gjithë sarkazmën e traditës britanike. E qeshura e tyre kumbon pastër në qiellin e vrasësve fetarë, të cilët nuk e konceptojnë këmbënguljen e tyre në gëzim. Ndoshta do ta falnin po të pushonte së qeshuri, po të mos militonte me kaq fanatizëm për kënaqësinë e qytetërimit. Ata do ta falnin nëse, në vend që të bisedonte, të jepte predikime; nëse në vend të shakave, ai predikonte kundër mëkatit. Por nuk ka pasur asnjë mënyrë. Rushdie, nga vetëdija për brishtësinë e tij, si një shkrimtar që ka vetëm fjalët e tij në dorë, na ka kujtuar të gjithëve ne që besojmë në një botë të lirë se një satirë vlen më shumë se një miliard njerëz të ofenduar dhe se ditën kur ta harrojmë, nuk do të ketë më të qeshura. Kjo është ajo që nuk ia falin atij: as ata të fetvasë dhe as ata që kalitin gajde me ta.

Marrë dhe përshtatur nga ELPAIS

1 MUAJ ME PARE

Fetvaja e Iranit akoma në fuqi, Teherani 3 mln euro shpërblim për 'kokën' shkrimtarit, si nisi përplasja me liderin suprem

Sulmi ndaj Rushdie, shkrimtari rrezikon të humbë një sy, autori
Salman Rushdie

SHBA- Gjendja shëndetësore e shkrimtarit Salman Rushdi mbetet e rëndë. Ai u sulmua me thikë pasditën e djeshme nga një 24-vjeçar gjatë kohë që po mbante një fjalim në Nju Jork.

75 vjeçari Rushdie është vendosur në një ventilator, nuk është në gjendje të flasë dhe mund të humbasë njërin sy, tha agjenti i tij.

Reese është bashkëthemelues i një organizate jofitimprurëse që ofron strehim për shkrimtarët e mërguar nën kërcënimin e persekutimit. Asnjë motiv apo akuzë nuk është konfirmuar ende nga policia, e cila ka thënë se dëshiron të ekzaminojë një çantë shpine dhe pajisje elektronike të gjetura në qendër.

Fetvaja e Iranit që nuk u anuloa kurrë

Romancieri me origjinë indiane Selman Rushdie fitoi famë me ‘Midnight’s Children’ në 1981 duke shitur mbi një milion kopje vetëm në Britaninë e Madhe. Por libri i tij i katërt, i botuar në 1988 , “Vargjet Satanike” e detyroi atë të fshihej për gati 10 vjet.

Një vit pas botimit të librit, Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Khomeini bëri thirrje për ekzekutimin e zotit Rushdie.

Ai ofroi një shpërblim prej 3 milion dollarësh duke nxjerrë fetvanë, (dekret ligjor i lëshuar nga një udhëheqës fetar islamik). Shpërblimi për kokën e zotit Rushdie mbetet në fuqi, megjithëse qeveria e Iranit është distancuar nga dekreti i Khomeinit, ndërsa një fondacion fetar iranian shtoi 500 mijë dollarë të tjera si shpërblim për kokën e tij në vitin 2012. Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga qeveria iraniane për therjen me thikë të zotit Rushdie.

Mediat iraniane e përshkruan shkrimtarin Rushdie si një apostat – dikë që ka braktisur ose mohuar besimin e tij.

1 MUAJ ME PARE

“Mos u mërzit, e ke ti radhën”, pas Rushdie, autorja britanike JK Rowling kërcënohet me jetë

Sulmi ndaj Rushdie, shkrimtari rrezikon të humbë një sy, autori
JK Rowling

BRITANI E MADHE- Autorja britanike JK Rowling ka marrë një kërcënim me vdekje nga një ekstremist islamik i mbështetur nga Irani, i cili duket se ka lavdëruar sulmuesin e Salman Rushdie. Shkrimtarja e Harry Potter dhe aktivistja e lirisë së fjalës u revoltua pas tentativës për të vrarë Rushdie në veri të Nju Jorkut, një ditë më parë, kur asaj iu dha kërcënimi rrëqethës në Twitter.

“Lajm i tmerrshëm. Lëreni të jetojë,”- shkruante ajo në rrjetet sociale, por përgjigjia që i erdhi, ishte një kërcënim.

“Mos u mërzit, e ke ti radhën,”- shkruante Meer Asif Aziz, i cili e përshkruan veten në Tëitter si një student, aktivist social, aktivist politik dhe aktivist kërkimor.

Aziz gjithashtu duket se mbështet Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

Në një përpjekje për të larguar Aziz nga Twitter, Rowling këtë pasdite postoi: '@TwitterSupport ndonjë shans për mbështetje?' 

Kritikët kanë akuzuar gjigantin e mediave sociale për 'standarde të dyfishta'.

Twitter zgjodhi në mënyrë dramatike të mbyllë llogarinë e Donald Trump pas pushtimit të Kapitolit të SHBA nga një turmë e veshur me kapele MAGA pas zgjedhjeve të vitit 2020, por gjithsesi e lejon Khamenei të bëjë kërcënime kundër Izraelit. 

Rowling gjithashtu konfirmoi se policia është e përfshirë dhe ka nisur hetimet, duke u thënë ndjekësve të saj: 'Të gjithëve që dërgojnë mesazhe mbështetëse: faleminderit. Policia është e përfshirë, por heton.

MailOnline ka kontaktuar Twitter për koment. 

Rushdie, 75 vjeç, autor i ‘Vargjet Satanike’ u godit me thikë 15 herë teksa mbante një seminar në Nju Jork.

1 MUAJ ME PARE

“Satani në rrugën për në ferr”, mediat radikale të Teheranit lavdërojnë vrasësin e shkrimtarit në New York

Sulmi ndaj Rushdie, shkrimtari rrezikon të humbë një sy, autori
Salman Rushdie

IRANMediat iraniane dhe mbështetësit e linjës së ashpër të udhëheqjes fetare të vendit përshëndetën sulmin e së premtes në shtetin e Nju Jorkut ndaj shkrimtarit Salman Rushdie, i cili është përballur me kërcënime me vdekje nga Teherani për më shumë se tre dekada.

Rushdie ka jetuar nën kërcënim që kur lideri revolucionar iranian Ayatollah Ruhollah Khomeini lëshoi ​​një fetva, ose dekret fetar, duke bërë thirrje për të vrarë autorin për librin e tij të vitit 1988 "Vargjet Satanike", të cilin disa muslimanë e konsideruan si mungesë respekti për Profetin Muhamed.

Pas goditjes me thikë,  lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, u shpreh se fetvaja ishte “qëlluar si një plumb që nuk pushon derisa të godasë objektivin e tij”.

Titulli i një gazete tjetër të linjës radikate, Vatan Emrooz, ishte: "Thikë në qafën e Salman Rushdie".

E përditshmja Khorasan mbante titullin: “Satani në rrugën për në ferr”.

“Kjo meriton përgëzime: Dashtë Zoti, ne do të festojmë së shpejti kalimin e Salman Rushdie në ferr”, citohet të ketë postuar në Twitter eksperti konservator Keyvan Saedy.

Policia e Nju Jorkut e identifikoi të dyshuarin si Hadi Matar, një 24-vjeçar nga Fairvieë, Nju Xhersi, i cili kishte blerë një biletë për të ndjekur leksionin e autorit në Institutin Chautauqua. Ende nuk është bërë publik motivi për sulmin.

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Masakroi me thikë shkrimtarin, dalin pamjet kur neutralizohet autori 24-vjeçar, detajet

Sulmi ndaj Rushdie, shkrimtari rrezikon të humbë një sy, autori
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHBA- Detaje të reja kanë dalë në dritë gjatë ditës së sotme në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Nju Jork, ku shkrimtari i njohur Salman Rushdie u sulmua në thikë gjatë kohës që mbante një fjalim.

Pamjet janë publikuar nga prestigjozja britanike, Daily Mail. Në video duklet momenti i rëndë dhe njerëzit që tentojnë të kapin me forcë dhe të largojnë autorin Hadi Matar. 24-vjeçari u arrit që të neutralizohej nga të pranishmit në seminarin që po mbahej në Neë York, ku po fliste autori i romanit të njohur ‘Vagje Satanike’.

Autori 24-vjeçar ishte një simpatizant i Iranit.

Moderatori i seminarit, Henry Reese, 73 vjeç, një bashkëthemelues i një organizate që ofron vendbanime për shkrimtarët që përballen me persekutim, u sulmua gjithashtu. Ai dhe Rushdie po diskutonin se Shtetet e Bashkuara ishin një strehë për shkrimtarët dhe artistët e tjerë në mërgim.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, shkrimtari thuhet se është goditur deri në 15 herë me thikë në qafë dhe bark, ndërsa rrezikon që të humbasë njërin sy dhe se ka dëmtime në mëlçi. Aktualisht ai ndodhet i intubuar në spital, ndërsa autori i ngjarjes është arrestuar.

1 MUAJ ME PARE

Atentati ndaj Rushdie, shkrimtari në gjendje të rëndë, sulmuesi mbështetës i Iranit

Sulmi ndaj Rushdie, shkrimtari rrezikon të humbë një sy, autori
Salman Rushdie

SHBA- Shkrimtari Salman Rushdie mbetet në një ventilator pasi u sulmua në skenë gjatë një eventi në shtetin perëndimor të Nju Jorkut të premten në mëngjes.

Sipas Guardian, Rushdie, autori, shkrimi i të cilit çoi në kërcënime me vdekje nga Irani në vitet 1980, u godit me thikë në qafë dhe në trup ndërsa ishte gati të jepte një leksion në Nju Jorkun perëndimor.

Rushdie, 75 vjeç, u dërgua në operacion dhe Andrew Wylie, zëdhënësi i tij, tha në një deklaratë të premten herët në mbrëmje se autori ishte vendosur në një ventilator dhe kishte pësuar lëndime të konsiderueshme.

Lajmet nuk janë të mira. Salmani ka të ngjarë të humbasë njërin sy; nervat në krahun e tij ishin prerë; dhe mëlçia e tij u godit me thikë dhe u dëmtua.”-tha ai.

Autoritetet më vonë e identifikuan njeriun e dyshuar për therjen me thikë të Rushdie si 24-vjeçarin Hadi Matar nga Fairview, New Jersey, i cili kishte blerë një biletë për ngjarjen.

Matar u ngjit të skenë në Institutin Chautauqua dhe filloi të sulmonte Rushdie ndërsa ai po prezantohej për të dhënë një fjalim para një auditori prej qindrash mbi lirinë artistike. Të pranishmit e habitur ndihmuan të kapnin dhe të largonin burrin nga Rushdie, i cili kishte rënë në dysheme. Një efektiv i policisë së shtetit të Nju Jorkut që merrej me sigurinë në ngjarje arrestoi sulmuesin.

"Një burrë u hodh në skenë nga nuk e di se ku dhe filloi atë që dukej si ta rrahte në gjoks, goditje të përsëritura me grusht në gjoks dhe qafë. Njerëzit bërtisnin, bërtisnin dhe gulçonin." - tha Bradley Fisher, i cili ishte në audiencë. 

Një mjek në audiencë ndihmoi që të kujdesej për Rushdie ndërsa shërbimet e urgjencës mbërritën, tha policia. Fotot e marra nga një gazetar i Associated Press tregojnë Rushdie të shtrirë në shpinë, me ndihmën e shpejtë të ulur mbi të. Këmbët e autorit mbaheshin lart mbi gjoks, me sa duket për të mbajtur gjakun të rrjedhë në zemër.

Intervistuesi i Rushdie, Henry Reese, 73 vjeç, u sulmua gjithashtu dhe pësoi një lëndim të lehtë në kokë, tha policia. Reese, i cili bashkëthemeloi një organizatë që ofron vendbanime për shkrimtarët që përballen me persekutim, u lirua nga spitali të premten dhe tha në një deklaratë se Rushdie ishte "një nga mbrojtësit e mëdhenj të lirisë së fjalës dhe lirisë së shprehjes krijuese".

“Fakti që ky sulm mund të ndodhë në Shtetet e Bashkuara është tregues i kërcënimeve ndaj shkrimtarëve nga shumë qeveri dhe nga shumë individë dhe organizata.”-tha ai.

Këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, e përshkroi sulmin si "të tmerrshëm". Ai shkroi në Twitter: “Ne u jemi mirënjohës qytetarëve të mirë dhe reaguesve të parë që e ndihmuan atë kaq shpejt”.

Sulmi ndodhi pak para orës 11 të mëngjesit në Institutin Chautauqua pranë Erie në shtetin perëndimor të Nju Jorkut, afër liqenit Erie, rreth 644 km në veri-perëndim të qytetit të Nju Jorkut. Rushdie, autor i 14 romaneve, ishte ftuar të fliste për rëndësinë e ofrimit të azilit nga SHBA për shkrimtarët dhe artistët e tjerë në mërgim.

New York Post, duke cituar burime të zbatimit të ligjit, e përshkroi të dyshuarin Matar si dashamirës ndaj qeverisë iraniane. Në një konferencë shtypi të premten vonë, autoritetet thanë se motivi i sulmit ishte i paqartë.

Gazetarët, shkrimtarët dhe të famshmit reaguan me tronditje dhe shqetësim. Romancieri horror Stephen King shkroi në Twitter: "Shpresoj që Salman Rushdie të jetë mirë".

Autori indian dhe aktivisti politik dhe mjedisor Arundhati Roy i tha Guardian: “Jam i tronditur dhe i trishtuar pa masë. Asgjë nuk mund ta justifikojë këtë sulm.”

Shoqja e ngushtë Nigella Lawson, shkrimtarja angleze e ushqimit dhe kuzhinierja e famshme e televizionit, shkroi: “Lajm i tillë tronditës për Salman Rushdie që është goditur me thikë. Kjo është e tmerrshme. Jam i hutuar. Të lutem, le të jetë mirë."

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkroi në Twitter : “Për 33 vitet e fundit, Salman Rushdie ka simbolizuar lirinë dhe luftën kundër obskurantizmit. Sapo e ka goditur urrejtja dhe barbaria, kaq frikacak. Lufta e tij është e jona dhe universale. Sot më shumë se kurrë jemi në krah të tij.”

Libri i Rushdie, Vargjet Satanike, është ndaluar në Iran që nga viti 1988, pasi shumë muslimanë e konsiderojnë atë si blasfemi. Një vit më vonë, lideri i ndjerë i Iranit Ayatollah Ruhollah Khomeini lëshoi ​​një dekret, duke bërë thirrje për vdekjen e Rushdie. Një shpërblim prej më shumë se 3 milion dollarë është ofruar gjithashtu për këdo që vret Rushdie.

Qeveria e Iranit është distancuar prej kohësh nga dekreti i Khomeinit, por ndjenjat anti-Rushdie vazhduan. Në vitin 2012, një fondacion fetar gjysmë zyrtar iranian e ngriti shpërblimin për Rushdie nga 2.8 milionë dollarë në 3.3 milionë dollarë. Rushdie e hodhi poshtë atë kërcënim në atë kohë, duke thënë se nuk kishte "asnjë provë" se njerëzit ishin të interesuar për shpërblimin. Atë vit, Rushdie botoi një kujtim, Joseph Anton.

Rushdie fitoi famë me Midnight's Children, për lindjen e Indisë, e cila fitoi çmimin Booker në 1981. Autori jetoi i fshehur për shumë vite në Londër nën një program mbrojtjeje të qeverisë britanike pasi Ayatollah Khomeini nxori një fetva që bënte thirrje për ekzekutimin e tij për vargjet Satanike. Më në fund, në vitin 1998, qeveria iraniane tërhoqi mbështetjen e saj për dënimin me vdekje. Ai u shpall kalorës në vitin 2008.

 

sulmohet salman rushdie salman rushdie

Sondazh

Poll

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE

Pellusha, rripa e çanta markash kontrabandë, arrestohet pronari i 5 dyqaneve në Tiranë e Durrës

Mandati i Xhaçkës, Bushka: Duam kohë për raportin. Alibeaj: Mos nxirrni sebepe

Dashnor Sula shpërndan "paund" në Kuvend, i lë ca para edhe Ramës tek vendi

Autor i 4 vjedhjeve në banesa dhe biznese, vihet në pranga 35-vjeçari në Tiranë

Aksident me vdekje në Korçë, zetori përplas motorin, dy persona të vdekur

PD kërkon përballje me Nanon:Trego ç’bisedove me Lamin për Martinajn. Naço:S’e lejon sekreti hetimor

“Ekstradoni kriminelët nga Dubai”, Noka shtron kërkesën. Naço: Na jep informacione nëse ke

Noka kërkon llogari për Martinajn, Kuko: Jam këtu për tjetër gjë, Deputeti:Po thërrasim Kulturën pra

Salianji: Ekstradoni kriminelët nga Dubai, këtu kërcet pushka, atje hapet shmapanja. Kuko:I takon MD

Salianji: Në Shqipëri kërcet pushka, në Dubai hapet shampanjë! Krerët e grupeve kriminale të lirë

Ka shkuar mirë? Rama del i qeshur nga "Vila 30", i hedh dorën në qafë Kurtit

E PAPRITUR! Rama zhvillon takim 'kokë më kokë' me Kurtin në Tiranë

'RING'/ Kontrabandë nga Libia në Durrës, sekuestrohen 2275 ton naftë, arrestohen 4 persona

Marrëveshja Shqipëri-Emirate të Bashkuara, Alibeaj: Kush kryen krime është në Dubai

Shqiptarët me gomone drejt Anglisë, Ministria e Brendshme: Nuk është fenomen i panjohur

Noka kërkon 'llogari' për zhdukjen e Martinajn: A ka informacion Qeveria? Thonë e gjeti hasmi

Bushka- Alibeajt: Ti je anatemuar në publik. Deputeti: Po e di, merr masë nëse shkela etikën

Çantën e mbushur me detonatorë e C4, arrestohet sa zbret nga urbani 44-vjeçari në Shijak

'Po u thonë diçka politikës shqiptare'/ Alibeaj: Çunat e Londrës vijnë në Bllok me makina angleze

Shqiptarët drejt Britanisë, Alibeaj: Largohen për të qëndruar në shtëpi bari, sa të rinj janë atje?

'Ligjet'/ Memorandumi Shqipëri-Britani e Madhe për emigracionin, Sula: Pse u miratua me urgjencë?

'Territorialja'/ PS kundërshton propozimin e PD, Balla: I qëndrojmë ndarjes aktuale me 61 Bashki

Balla: Bashkëpuntorët e sigurimit të shtetit sillen sikur nuk u ka hyrë asgjë në këmbë

'Të hetohet Berisha', Balla: Dua përgjigje nga SPAK, PS qëndron ndarjes aktuale të Bashkive

Xhixho përplaset me kryebashkiakun Suli për shkollën "Ibrahim Basha": Pse s'është ndërtuar?

Transportonte 17 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçari në Qafë-Botë

Hajdari: Të dalim në protesta, një grup njerëzish me në krye Ramën po uzurpojnë pushtetet

Përkujtimohet Azem Hajdari,djemtë i shkojnë me nuset për dore,Rudina merr të bijën, s'mungon Berisha

Veliaj s'përmbahet përballë gjimnazistëve/ Tregon idenë e tij për një shkollë të mirë: Si hotel

24 vite nga vrasja e Hajdarit/ Berisha: Hyri në histori, për 3 ditë rrëzoi regjimin

Shqiptarët dynden drejt Britanisë, ambasadori: Pasurimi i shpejtë ju çon drejt drogës

Deputetja i kthehet keq ish-zv.kryeministrit: Ahmetaj po deshe ta liroj vendin ta drejtosh

Sulmi ndaj sistemeve/ Salianji dhe Noka kërkesë AKSHI-t: Pse nuk u garantua siguria?

Arsimimi në Shqipëri, Yuri Kim: Faktor kyç, ndikon në përparimin tuaj

'Fëmijët kanë mundësi të punësohen'/ Rama: 11-vjeçarja në Shenavlash mbante shtëpinë me para

Abetarja e unifikuar/ Rama: Maqedonia parimisht dakord, diskutuam me Malin e Zi dhe Serbinë

Dëgjohet muzikë në Kongres, Rama: Jetojnë me ‘radio’ në xhep, njëri më tha është zilja e gruas

Kongresi, Rama: Kërcënimi ndaj gjuhës është i madh, do diskutojmë futjen e saj në çdo nivel arsimi

Rama mbledh Kongresin e Arsimit, Yuri Kim ende përgjumshëm

Dita e parë e shkollës, Rama këshillon të vegjëlit: Bëni qef dhe punë

Shtëpinë e kishte kthyer në “dyqan”, arrestohet i riu në Fier, e spiunuan për "Zastava"

Hakerat e Iranit futen në sistemin e kamerave të kufijve shqiptarë! Publikojnë videon

Sulmi kibernetik, radhë të gjata në doganën e Bllatës

Probleme me sistemin TIMS në Kapshticë, po punohet me regjistra