LIVE UPDATES
Bota

Sulmi ndaj klubit bullgar, Sofja akuzon Shkupin për brutalitet dhe nxitje të urrejtjes

Më 22 nëntor janë thyer xhamat e objektit ku është vendosur klubi, ndërsa një ditë më pas, në mbrëmje është shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrës së këtij klubi, dhe është dëmtuar pllaka që mban emrin “Car Borisi i Tretë”, por nuk ka pasur pasoja në njerëz.

24 Nëntor 2022, 18:29 Nga d.a.
Sulmi ndaj klubit bullgar, Sofja akuzon Shkupin për brutalitet dhe nxitje
Demi

MAQEDONIA E VERIUT- Bullgaria i ka bërë thirrje Qeverisë maqedonase që sa më shpejt t'i zbardhë sulmet ndaj klubit kulturor bullgar “Cari Borisi i Tretë”.

Më 22 nëntor janë thyer xhamat e objektit ku është vendosur klubi, ndërsa një ditë më pas, në mbrëmje është shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrës së këtij klubi, dhe është dëmtuar pllaka që mban emrin “Car Borisi i Tretë”, por nuk ka pasur pasoja në njerëz. Zyra e klubit kulturor "Cari Borisi i Tretë" është në Ohër.

Policia e Ohrit tha se po heton incidentin, por ende nuk ka të dyshuar për autorët e sulmit. Televizioni kombëtar bullgar, BTV, publikoi video nga kamerat e sigurisë, ku duken tre persona duke gjuajtur me gurë në drejtim të këtij klubi. Shkak i incidenteve në dy ditët e fundit është emri që mban ky klub.

Car Borisi i Tretë, i cili ka sunduar Bullgarinë në vitet 1918-1943, konsiderohet si bashkëpunëtor i Gjermanisë naziste dhe organizator i dëbimit dhe vrasjes së 7.144 hebrenjve nga Maqedonia e Veriut.

“Ky nuk është akt vandal, por vepër e rëndë penale, sulmi i tretë ndaj këtij klubi në më pak se dy muaj. Lidhur me këtë rast, të enjten në Ministrinë e Punëve të Jashtme është thirrur në takim ambasadorja e Maqedonisë së Veriut, Agnesa Rusi-Popovska, së cilës iu dorëzua një notë proteste”, thuhet në komunikatën e MPJ-së së Bullgarisë.

Sofja për këtë incident ka njoftuar edhe Bashkimin Evropian, duke tërhequr vërejtjen për pasojat në raportet mes dy vendeve nëse rastet e këtilla nuk marrin epilog.

Autoritetet maqedonase thanë se me kohë kanë tërhequr vërejtjen se emrat e klubeve bullgare mund të jenë shkas për incidente dhe kishin bërë thirrje për kujdes me emërtimin e tyre, pasi më herët legjislacioni maqedonas nuk e kufizonte një gjë të tillë.

“Që kur janë hapur këto klube unë kam thënë se emrat që mbajnë mund të paraqesin provokim, pasi përçojnë ndjenja negative te pjesa më e madhe e shoqërisë sonë. Emrat që mbajnë këto klube janë të lidhur me periudhën më të errët të historisë evropiane dhe të popullit tonë. Që atëherë kam bërë thirrje se duhet të hapen klube që afrojnë dy kombet tona dhe jo që nxisin ndarje”, ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski

Ai u bëri thirrje qytetarëve për qetësi dhe “të sillen me dinjitet dhe në përputhje me vlerat evropiane”.

Pas miratimit të Ligjit që ndalon formimin e shoqatave dhe klubeve me emra që kontestohen, që nxisin urrejtje kombëtare, racore, fetare apo që kanë qenë bashkëpunëtorë të nazizmit, kryeministri maqedonas tha se ka nevojë për miratimin edhe të një ligji të ri lidhur me formën e veprimit të shoqatave e klubeve.

Në Maqedoninë e Veriut aktualisht veprojnë tri klube bullgare me emrat “Car Borisi i Tretë”, “Vanço Mihajllov” dhe “Car Ferdinandi”, që të tre bashkëpunëtorë dhe mbështetës të Gjermanisë naziste.

Incidentet po ndodhin në momentin kur ekspertë të historisë së dy shteteve po diskutojnë për të kaluarën historike mes dy vendeve, përkatësisht prejardhjen dhe angazhimin e tyre në periudhën e para Luftës së Dytë Botërore.

Historiani bullgar, Angel Dimitrov, dënoi incidentet, por tha se beson se nuk do të ndikojnë në punën e komisionit të përbashkët të historisë.

“Është një akt brutal i urrejtjes. Incidentet si ky i fundit ndikojnë në marrëdhëniet dypalëshe, por jo në punën e Komisionit Historik, sepse ne kemi qasjen tonë shkencore për zgjidhjen e problemeve”, deklaroi në Shkup Dimitrov, para fillimit të takimit të ri të Komisionit.

Në vitin 2017, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria nënshkruan Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, që synonte kapërcimin e dallimeve për çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën, identitetin dhe të kaluarën historike mes dy vendeve.

Por, kjo marrëveshje tensionoi edhe më shumë raportet, duke bërë që Sofja në vitin 2020 të bllokojë nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Vetoja bullgare u hoq më 16 korrik, pasi Shkupi pranoi një propozim francez për zgjidhjen e dallimeve mes dy vendeve, megjithëse Maqedonia e Veriut duhet të ndryshojë edhe Kushtetutën e saj për përfshirjen e pakicës bullgare në të, pasi propozimi francez i jep mundësi Sofjes që sërish të mund të bllokojë bisedimet me BE-në./REL/

agnesa rusi-popovska incidenti ne maqedoni

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit