Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Qeveria provinciale kishte lëshuar një urdhër për vrasjen e ariut në atë kohë, por urdhëri u rrëzua nga gjykatë. Këtë herë autoritetet kanë zgjedhur të eutanizojnë ariun.
ITALI- Autoritetet italiane janë në kërkim të një ariu që vrau një vrapues 26-vjeçar në rajonin verilindor të Trentino javën e kaluar. Varrimi i Andrea Papit u bë të mërkurën. Ndërsa ariu femër 17-vjeç që e vrau njihet si JJ4 dhe u identifikua përmes testimit gjenetik. I njëjti ari, JJ4 gjithashtu sulmoi një baba e bir në qershor 2020.
Qeveria provinciale kishte lëshuar një urdhër për vrasjen e ariut në atë kohë, por urdhëri u rrëzua nga gjykatë. Këtë herë autoritetet kanë zgjedhur të eutanizojnë ariun.
“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të gjetur ariun dhe për të garantuar sigurinë e banorëve vendas,”- tha Maurizio Fugatti, presidenti i rajonit të Trentino. Papi po vraponte në fshat kur u sulmua dhe u vra, duke shkaktuar frikë tek banorët. Shumë e kanë kërkuar kapjen e ariut dhe kanë kërkuar ndryshime në një plan evropian të quajtur "Life Ursus", i cili synon të rifusë arinjtë e murrmë në Alpe.
"Fshati është i mërzitur, i zemëruar. Na ka vdekur një djalë, jemi në zi, por jemi edhe të inatosur sepse ka vdekur nga sulmi i ariut. Ngjarje që nuk duhej të ndodhte,"- u tha gazetarëve jashtë kishës Antonio Maini, kryebashkiak i Caldes.
Incidenti ka rindezur debatin për bashkëjetesën e njerëzve dhe kafshëve të egra në zonë dhe ka ngritur pikëpyetje se si të balancohet më mirë nevoja për të mbrojtur speciet e rrezikuara me sigurinë e banorëve. Arinjtë janë një specie e mbrojtur në Itali dhe popullsia e tyre është rritur në vitet e fundit për shkak të përpjekjeve për ruajtje. Lloji i arinjve të murrmë u rifut në rajon rreth dy dekada më parë. Që atëherë, popullsia e arinjve në Trentino është rritur nga 3 në afërsisht 100 arinj. Pavarësisht shpresave se arinjtë do të përhapeshin nëpër Alpe, ata kanë qëndruar kryesisht të përqendruar në Trentino.
JJ4, ariu përgjegjës për sulmin e fundit fatal ndaj vrapuesit, ka lindur në Trentino. Prindërit e saj u sollën nga Sllovenia./BBC
Gjyqi në Hagë HAGË- Dëshmitarja e parë në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të K...
Grupi mercenar rus SHBA- SHBA ka vendosur sanksione ndaj më shumë se 120 individëve dhe subjekteve në mbarë botën p&eum...
Sergei Lavrov RUSI- Rusia ka vendosur sanksione ndaj 333 zyrtarëve kanadezë dhe figurave publike, duke përfshirë olimpikë t&...
Dmitry Peskov RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaroi se nëse videoja ku Ukraina pretendon se shfaqen ushtarë rus...
Rexhep TaIP Erdogan TURQI- SHBA ka vendosur sanksione ndaj të paktën katër subjekteve me bazë në Turqi. Mediat e h...
Emmanuel Macron FRANCË- Gjatë një konference për shtyp në Amsterdam për Tajvanin, presidenti francez Emmanuel Macron th...
Dritan Abazovic PODGORICË- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka folur për jetën e tij personale. I ftuar në pro...
Banka SHBA- SHBA ka vendosur sanksione ndaj një banke me bazë në Hungari, e cila ka lidhje me Rusinë. Mediat e huaja raportojn&eum...
Elon Musk SHBA- Miliarderi Elon Musk ka akuzuar BBC-në për fshehjen e efekteve anësore të vaksinimeve kundër Covid dhe përha...
Pamje nga dosjet Pas shkrirjes së gjykatave të Apelit në një të vetme në Tiranë, operacioni drastik në drejtës...