LIVE UPDATES
Bota

Sulmi mbi familjen Jashari më 1998 në Prekaz, Prokuroria Speciale tregon se në çfarë faze janë hetimet

Sipas Prokurorisë, deri me tani janë identifikuar dhjetëra persona të dyshuar, ndërsa ka njoftuar se numri në çdo kohe mund të ndryshojë.

7 Mars 2023, 19:52 Nga I.A
Sulmi mbi familjen Jashari më 1998 në Prekaz, Prokuroria Speciale
Prekazi

KOSOVË- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se janë duke u zhvilluar hetime lidhur me rastin “Prekazi”, për krimet e forcave serbe mbi familjen Jashari më 5, 6, dhe 7 mars 1998. Prokuroria Speciale ka njoftuar se rasti është në fazën e vlerësimit të informatave dhe provave të siguruara deri më tani. Sipas Prokurorisë, deri me tani janë identifikuar dhjetëra persona të dyshuar, ndërsa ka njoftuar se numri në çdo kohe mund të ndryshojë.

“Për shkak të fazës në të cilën gjendet rasti nuk mund të paraqesim numrin e saktë ngase në çdo kohe mund të ndryshojë, por ju bëjmë me dije se deri me tani janë identifikuar me dhjetëra persona të dyshuar si nga përgjegjësia komanduese e po ashtu edhe pjesëtarë të uniformuar të formacioneve të ndryshme ushtarake dhe policore”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale.

Kallxo shkruan se Prokuroria gjithashtu ka njoftuar se lidhur me rastin janë identifikuar dhe intervistuar dëshmitarë, janë siguruar prova materiale si dhe janë identifikuar persona të dyshuar.

“Lidhur me rastin konkret, janë ndërmarrë veprime të shumta hetimore në koordinim me Policinë e Kosovës, me të cilin rast janë identifikuar dhe intervistuat dëshmitarë, janë siguruar prova materiale si dhe janë identifikuar persona të dyshuar të cilët kanë urdhëruar që të ndërmerren veprime të kundërligjshme që konsiderohen krime lufte por edhe të dyshuar të tjerë që në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë kryer veprime që konsiderohen krime lufte”, thuhet në përgjigje.

Prokuroria Speciale ka dhënë detaje edhe për dëshmitarët e intervistuar. Në përgjigje thuhet se lidhur me rastin “Prekazi” deri më tani janë intervistuar dhjetëra dëshmitarë okularë, prej të cilëve janë siguruar informacione, sipas Prokurorisë, të rëndësishme për rastin.

“Për shkak të fazës në të cilën gjendet rasti nuk mund të paraqesim numrin e saktë ngase në çdo kohe mundë të ndryshojë e pastaj mund të krijohet përceptim i gabuar, mirëpo ajo çka mund të ju informojmë është fakti se janë identifikuar dhe intervistuar me dhjetëra dëshmitarë okularë nga të cilët janë siguruar informacione të rëndësishme për rastin”.

Prokurori i rastit është Valdet Gashi, ndërsa në përgjigje thuhet se kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës ka vënë në dispozicion staf mbështetës të mjaftueshëm, i cili vepron sipas nevojave dhe rrjedhës së rastit.

“Njëjtë sikurse në Prokurori, edhe në Polici është një hetues bartës i rastit, të cilit varësisht nga nevoja i asistojnë edhe hetues tjerë brenda kapaciteteve të cilat i kanë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Ndërsa, sa i përket çështjes së finalizimit të këtij rasti, Prokuroria Speciale ka thënë se janë të vendosur dhe të përkushtuar maksimalisht qe të gjitha rastet, e me theks të veçantë këtë rast, ta hetojë dhe trajtojë në mënyrë shumë profesionale.

Bazuar në rezultatin hetimor dhe dispozitat ligjore në fuqi, jemi duke bërë përpjekje qe ky rast të finalizohet sa me shpejt që është e mundur dhe brenda afateve të parapara ligjore”, thuhet në përgjigje.

Më 5 mars janë bërë 25 vjet nga sulmi i forcave serbe kundër familjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe Jasharëve të tjerë. Që nga viti 1991 deri më 1998, Prekazi dhe Drenica ishin të rrethuar nga forcat policore, ushtarake e paraushtarake serbe. Synimi ishte vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij, për të shuar dhe shtypur rezistencën që familja Jashari me në krye Ademin e Hamzën po i bënin regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Më 30 dhjetor të vitit 1991 ishte kryer sulmi i parë ndaj familjes Jashari, ndërsa, sulmin e dytë forcat serbe e kanë kryer në muajin janar 1998. Më 22 janar forcat serbe e kanë sulmuar familjen Jashari, por edhe kësaj beteje, fëmijët dhe gratë e familjes Jashari i kanë rezistuar. Megjithatë, në këtë betejë që ka zgjatur afër 30 minuta, të plagosura kanë mbetur Iliriana, vajza e Rifat Jasharit dhe Selvetja, vajza e Hamzë Jasharit. Sulmi i tretë, që ka ndodhur më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 u ka marrë jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit. Këtij sulmi i ka mbijetuar vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia ka dalë që mes datave 5 e 6 mars të largohej nga rrethimi dhe arrin t’i shpëtojë sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila ka parë dhe përjetuar tmerrin e atyre ditëve. 

masakra e prekazit

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari