Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në këtë drejtim, ai tha se duhet të shqyrtohet mundësia që të shtohet numri i trupave të KFOR’it në Kosovë në hijen e situatës aktuale.
KOSOVË- Deputeti i Bundestagut, Adis Ahmetoviç, i cili është edhe raportues për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin gjerman, tha se sulmet e paprovokuara ndaj forcës paqeruajtëse të NATO’s në Kosovë duhet të dënohen ashpër.
Në këtë drejtim, ai tha se duhet të shqyrtohet mundësia që të shtohet numri i trupave të KFOR’it në Kosovë në hijen e situatës aktuale.
“Ngjarjet dhe sulmet e fundit ndaj ushtarëve të KFOR/NATO-s si dhe ndaj civilëve në qytetet veriore të Kosovës janë të papërgjegjshme dhe përfaqësojnë një nivele të reja të ulëta në marrëdhëniet e acaruara të Serbisë dhe Kosovës. Sulme të tilla të paprovokuara ndaj forcës paqeruajtëse duhet të dënohen në termat më të ashpër të mundshëm”, tha ai.
Në të njëjtën kohë, ai thotë se këto tensione janë dëshmi e mëtejshme se të gjitha palët e përfshira më në fund duhet të kthehen në tryezën e bisedimeve për t’i dhënë fund spirales së dhunës që është përshkallëzuar sërish gjatë vitit të kaluar. Deputeti boshnjak i Bundestagut thotë se të dy vendet po kërkojnë anëtarësimin në BE, por pa një marrëveshje themelore kjo do të mbetet e kotë për të dyja shtetet.
“Sulmet e djeshme gjithashtu bëjnë të qartë se KFOR-i është ende i nevojshëm pas 24 vitesh për të ofruar stabilitet dhe siguri. Një rritje në kontigjentin ekzistues të trupave duhet gjithashtu të shqyrtohet në dritën e situatës aktuale, në mënyrë që të jetë në gjendje të ndërhyjë më me vendosmëri në rast emergjence. Duke vepruar kështu, misioni i KFOR-it është dhe mbetet i paanshëm në misionin e tij për demokraci dhe siguri dhe nuk njeh ngjyrën e lëkurës, fenë apo përkatësinë etnike”, ka thënë ai në një komunikatë të lëshuar për media.
Si paraqitet situata në veri të Kosovës?
Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.
foto ilustruese AZI-Alpinistët i kanë kthyer Himalajet në një "kosh gjigant plehrash", sipas një konservatori në një mi...
Peter Stano KOSOVË- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka refuzuar që të përgjigjet në pyetje...
WhatsApp SHBA- WhatsApp është një nga aplikacionet më të njohura të thirrjeve me video, por përdoruesit e tij ende...
Tensione në Leposaviç KOSOVË- Kanë nisur incidentet e para për protestën e sotme në veri të Kosovës, më...
Ilir Peci KOSOVË- Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci njofton se ka nisur punën nga Zyra për Komunitete n...
Peter Szijjarto KOSOVË- Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Szijjarto Peter, ka reaguar pasi disa nga ushtarët e lënduar të ...
Prof George Gao KINË- Një ish-shkencëtar i lartë i qeverisë kineze, ka bërë një deklaratë të fortë k...
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Laj&cc...
Asambleja KOSOVË- Presidentja e Asamblesë Parlamentare të NATO-së, Joëlle Garriaud-Maylam, ka reaguar pas situatës së kr...
Protestat Tensionet dhe protestat e dhunshme në veri të Kosovës kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, e ...