Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në shkrim thuhet se ka nga ata që e lidhin ngjarjen me situatën aktuale në SHBA, ku fokusi kryesor janë zgjedhjet e ardhshme presidencial, e deri tek mendimet se ka një lob “fantazmë” hebre që është në krye të komploteve të liga globale.
IZRAEL- Një luftë e re mes Izraelit dhe Hamasit ka ngjallur reagime në gjithë botën dhe nuk kishin si të mungonin edhe idetë se gjithçkaështënjë mashtrim. Nëse në pak minuta u hedh një sy ideve dhe qëndrimeve grupeve në rrjetet e Telegram, Gab, Parler apo edhe në përgjithësi në platformat e frekuentuara nga fanatikët teorive konspirative do të hasësh komente dhe ide që shpesh janë në konflikt me njëra–tjetrën.
Në shkrimin nga Tg24.Sky thuhet se ka nga ata që e lidhin ngjarjen me situatën aktuale në SHBA, ku fokusi kryesor janë zgjedhjet e ardhshme presidencial, e deri tek mendimet se ka një lob “fantazmë” hebre që është në krye të komploteve të liga globale.
“Faji i Obamës”
Ka nga ata që thonë se kjo krizë po shfrytëzohet si justifikim për t’i hequr fondet Ukrainës, të cilat tashmë duhet të devijohen drejt Izraelit. Shumë nga konspiracionistët janë dakord me deklaratën e fundit të Donald Trump, i cili fajëson administratën Biden për prishjen e një procesi me të cilin “kishte më shumë paqe në Lindjen e Mesme”. Lufta e vazhdueshme në këtë rajon bën që shumë nga memet të akuzojnë edhe Barack Obamën për “simpatinë” e tij ndaj islamit ekstremist.
Terrorizmi dhe emigracioni
Ka nga ata që e lidhin këtë ngjarje me situatën aktuale në SHBA, ku fokusi kryesor janë zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Disa përdorues të këtyre rrjeteve ngrenë alarmin e terrorizmit në Perëndim, duke deklaruar se “ujqërit e vetmuar islamikë janë gati të veprojnë në metropolet kryesore brenda 14 muajve”. Jo vetëm kaq. Sipas disave, terroristët mund të depërtojnë edhe mes emigrantëve që mbërrijnë në SHBA nga kufiri me Meksikën.
Lufta dhe kontrolli i armëve në SHBA
Çfarë lidhje ka lufta në Gaza me kontrollin e armëve në SHBA? Ka të bëjë, të paktën sipas disave. “Ndërsa bota shikon mizoritë e ditëve të fundit” – shkruan një përdorues në Gab, “shihet se Izraeli nuk ka një amendament të Dytë të ngjashëm me atë të Amerikës dhe se zotërimi i armëve private tek izraelitët është i ulët. Nëse qytetarët izraelitë do të kishin qenë të armatosur ata do të ishin në gjendje të mbroheshin”. Kjo është teoria e vjetër e “djaloshit të mirë me armë”, e përdorur gjerësisht në Amerikë nga mbrojtësit e së drejtës për të mbajtur armë: për të ndaluar kriminelët e armatosur duhet të armatosësh qytetarë të ndershëm.
Ringjallja e antisemitizmit
Antisemitizmi, në rrethet e afërta me botën e QAnon, është i rrënjosur thellë dhe i përhapur. Prandaj nuk është për t’u habitur që ka një bollëk mesazhesh dhe postimesh që fajësojnë Izraelin për atë që ndodhi. Fantazitë e shumta konspirative besojnë se ka një lob “fantazmë” hebre është në krye të komploteve të liga globale. Individët në krye të këtij lobi janë gjithmonë të njëjtët, mbi të gjithë George Soros. “Hebrenjtë po korrin atë që mbjellin” – shkruan një përdorues në Gab, “ata që nuk e prisnin atë që ndodhi nuk kanë burime të mira”. Besimi se ata “i dinë gjërat” është i përbashkët tek të gjithë ata që komentojnë në orbitën e teorive konspirative.
Flamuj të rremë
Shumica e postimeve që has në këto rrjete mbështet të njëjtën teori: sulmi i Hamasit është thjesht një mashtrim, një komplot nga Izraeli për të justifikuar hakmarrjen e rëndë kundër Gazës. Nga ana tjetër, sipas tyre, si ka mundësi të mashtrohet Mosadi, një nga agjencitë më të vëmendshme të inteligjencës në botë?
“Sistemi izraelit kundër raketave” – shkruan një ndjekës gjithnjë aktiv i QAnon në blogun e tij, “u çaktivizua qëllimisht dhe i gjithë sulmi duket më shumë si një sulm i vetëshkaktuar i orkestruar për qëllime strategjike”.
“Analiza” në këtë pikë, bëhet edhe më mistike duke futur në lojë edhe tendencat sataniste të të ashtuquajturit “Deep State” (Shtet i Thellë), duke bashkuar Judaizmin dhe Islamin në një komplot të vetëm. “Më shumë se një konflikt, ky duket si një ritual midis dy grave fetare të përkushtuara për të njëjtin zot, Baalin, në një rajon ku tetori ka qenë gjithmonë një muaj kushtuar sakrificave njerëzore për nder të Satanait” – e mbyll një tjetër.
foto ilustruese GAZA- Numri i palestinezëve që kanë humbur jetën në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor nga bombardimet...
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka zhvilluar një takim me komandantin e Komandës s&eu...
foto ilustruese IZRAEL- Teksa sulmet vijojnë, një zyrtar i lartë ka deklaruar se Hamasi është i hapur për bisedime ...
arben gashi STRASBURG- Kryetari i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka kërkuar në Asamblenë e...
Robert F. Kennedy Jr. SHBA- Avokati për çështjet e mjedisit dhe aktivisti kundër vaksinave Robert F. Kennedy Jr. tha të hën...
Benjamin Netanyahu dhe Joe Biden IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka thënë presidentit amerikan Joe Biden se Forcat e Mbro...
foto ilustruese UKRAINË- Inteligjenca ushtarake e Ukrainës pretendon se Rusia i ka transferuar armët e prodhimit perëndimor të...
foto ilustruese IZRAEL- Rreth 900 persona në Izrael kanë humbur jetën pas sulmeve nga Hamasi, mes të cilëve 85 ishin ushtarë,...
foto ilustruese GAZA- Hamasi ka kërcënuar se do të nisë me ekzekutimin e pengjeve izraelit nëse nuk do të ndalen bombardimet ...
pamje nga aksidenti SPANJË- Një autobus me studentë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një trotuar në Kadi...