LIVE UPDATES
Bota

I dërguari i Trump për Lindjen e Mesme: SHBA pret që armëpushimi Izrael-Hamas të vazhdojë

Witkoff i bëri komentet në një intervistë për televizionin CNN pasi u pyet për vendimin e Izraelit për të shtyrë lirimin e të burgosurve dhe të paraburgosurve palestinezë dhe se çfarë ndikimi parashikonte që të kishin zhvilimet në rajon tek armëpushimi.

23 Shkurt 2025, 17:44 Nga E. D
I dërguari i Trump për Lindjen e Mesme: SHBA pret që
Steve Witkoff

SHBA- I dërguari i Presidentit Donald Trump për Lindjen e Mesme Steve Witkoff, tha të dielën se Shtetet e Bashkuara presin që faza e dytë e marrëveshjes së armëpushimit Izrael-Hamas të zbatohet dhe njoftoi se do të vizitojë Lindjen e Mesme javën e ardhshme.

Witkoff i bëri komentet në një intervistë për televizionin CNN pasi u pyet për vendimin e Izraelit për të shtyrë lirimin e të burgosurve dhe të paraburgosurve palestinezë dhe se çfarë ndikimi parashikonte që të kishin zhvilimet në rajon tek armëpushimi.

“Duhet të kemi një zgjatje të fazës së parë," tha zoti Witkoff. "Unë do të shkoj në rajon këtë javë, ndoshta të mërkurën, për të negociuar një gjë të tillë."

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha të dielën se Izraeli nuk do t’i dorëzonte 620 të burgosur dhe të paraburgosur palestinezë "derisa të sigurohej lirimi i pengjeve të radhës dhe një gjë e tillë të bëhej pa ceremoni poshtëruese".

Hamasi dorëzoi gjashtë pengje nga Gaza të shtunën. Disa pengje izraelite dhe të burgosur e të paraburgosur palestinezë janë liruar si pjesë e një armëpushimi trefazor në Gazë që hyri në fuqi pak para se zoti Trump të merrte detyrën më 20 janar.

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut i ka përshkruar si shqetësuese pamjet e pengjeve izraelitë dhe të të burgosurve palestinezë të liruar, të cilët ishin tej mase të dobësuar, duke thënë se ato pasqyrojnë kushtet e rënda në të cilat ata mbaheshin.

Zyrtarët palestinezë kanë përmendur lidhjen e syve dhe të duarve të të burgosurve palestinezë dhe paralajmërimet kundër festimeve për lirimin e tyre si shembuj të poshtërimit të tyre nga autoritetet izraelite.

Izraeli përmend si prova të poshtërimit të pengjeve faktin që Hamasi i detyron ata të dalin para turmave dhe ndonjëherë të flasin para se t'i kthehen Izraelit, si edhe faktin që arkivolet me eshtra pengjesh qarkullohen mes turmave.

Zoti Witkoff i tha CNN-it se zoti Netanyahu kishte "synime të mira" dhe se Hamasi nuk mund të vazhdojë të qeverisë Gazën.

Sulmi ushtarak i Izraelit në Gazë, ka shkakuar vdekjen e më shumë se 48,000 palestinezëve që nga tetori i vitit 2023, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës, e cila kontrollohet nga Hamasi dhe nuk dallon mes luftëtarëve dhe civilëve, si edhe ka sjellë si rezultat akuza për gjenocid dhe krime lufte që Izraeli i mohon.

Sulmi zhvendosi pothuajse të gjithë popullsinë e Gazës dhe shkaktoi një krizë urie.

Gjakderdhja e fundit në konfliktin izraelito-palestinez dhjetëvjeçar filloi pasi 7 tetorit 2023, kur Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë 1200 persona dhe duke marrë rreth 250 pengje, sipas njoftimeve izraelite.

Vetë zoti Trump ka ngjallur reagim ndërkombëtar lidhur propozimin e tij për të marrë kontrollin e Gazës dhe për të zhvendosur përgjithmonë palestinezët e enklavës. Ekspertët e të drejtave dhe Kombet e Bashkuara e kanë quajtur atë një propozim për spastrim etnik./VOA

steve witkoff

Sondazh

Poll

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës