2 Korrik 2025, 16:35
Nga E. D
Sean "Diddy" Combs
SHBA- Reperi Sean "Diddy" Combs është shpallur fajtor vetëm për akuzën për prostitucion. Megjithatë, ai u shpall i pafajshëm për akuza si trafikim të qënieve njerëzore dhe shantazh. Manjati 55-vjeçar i hip-hopit u akuzua nga prokurorët për abuzim seksual me tre viktima të dyshuara, përfshirë ish-partneren e tij prej shumë kohësh, këngëtaren dhe modelen Cassie Ventura, si dhe për krime të tjera duke përfshirë rrëmbim, zjarrvënie dhe shantazh.
Combs tani përballet me deri në 10 vjet burg pasi u shpall fajtor për transportimin e eskortave meshkuj për seanca seksuale me ish-të dashurat. Videot me eskorta meshkuj iu treguan jurisë vetëm gjatë gjyqit shtatë-javor, me pamjet që u mbajtën private nga anëtarët e publikut dhe medias në gjykatë. Ish-punonjës, së bashku me eskortat, stafin e hotelit dhe oficerët e policisë ishin midis atyre që dhanë dëshmi.
Cassie, e cila ishte shtatzënë në atë kohë, së bashku me një ish-të dashur tjetër, e cila përdori pseudonimin Jane, dëshmuan gjithashtu. Ato i thanë gjykatës se ishin detyruar të bënin aventura të çmendura me drogë të cilat quheshin edhe "netët e hoteleve" ose "netët e egra të mbretit" me eskorta meshkuj dhe ishin abuzuar gjatë gjithë marrëdhënieve të tyre.
Combs, i njohur ndryshe si P-Diddy dhe Diddy ndër vite, dikur ishte një nga figurat më me ndikim në hip-hop - i famshëm si producent, themelues i Bad Boy Records dhe menaxher. Si artist, ai fitoi tre çmime Grammy gjatë karrierës së tij dhe kishte hite duke përfshirë “I’ll Be Missing You”, “Come With Me” dhe “Bad Boy For Life”.
Akuzat dolën në pah për herë të parë në nëntor 2023, kur Cassie, e dashura e tij nga viti 2007 deri në vitin 2018, ngriti një padi të fortë duke e akuzuar atë se e kishte detyruar të kryente mardhënie seksuale me persona të tjerë.
Padia u zgjidh brenda 24 orësh për 20 milionë dollarë, u bë e ditur gjatë gjyqit por muaj më vonë CNN transmetoi pamjet e sigurisë së hotelit që tregonin Combs duke grushtuar dhe shqelmuar Cassie-n dhe duke e hedhur atë në dysheme në vitin 2016.
sean
Art&Argëtim
2 Korrik 2025, 07:07
N.F
Foto
Dashi
Tregohuni më të logjikshëm dhe më të matur gjatë kësaj dite sepse përndryshe do keni probleme serioze. ...
Art&Argëtim
1 Korrik 2025, 07:07
r.ll
foto ilustruese
Dashi
Sot lidhja Venus-Saturn mund t’ju bëjë konfuzë dhe t’ju bëjë të mendoni se diçka &e...
Art&Argëtim
30 Qershor 2025, 17:41
E. D
Sean “Diddy” Combs
SHBA- Ditën e sotme po mbahet seanca e fundit e gjyqit dy-mujor të reperit Sean “Diddy” Combs, q...
Art&Argëtim
30 Qershor 2025, 17:27
E. D
Beyonce
SHBA- Një incident i frikshëm ka ndodhur gjatë koncertit të Beyonce në stadiumin “NRG” në Houston, T...
Art&Argëtim
30 Qershor 2025, 17:11
M.B
Charlize Theron, Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez
SHBA- Aktorja Charlize Theron nuk ka ngurua kur erdhi puna për të ndarë mendimet e saj m...
Art&Argëtim
30 Qershor 2025, 07:12
N.F
Foto
Dashi
Sot është një ditë tensioni për ju të cilën do ta përjetoni më shumë me miqësinë. A...
Art&Argëtim
29 Qershor 2025, 12:12
E. D
pamje nga vendngjarja
SHBA- Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez përmbyllën festimet e tyre tre-ditore të dasmës në Venec...
Art&Argëtim
29 Qershor 2025, 10:25
E. D
Anesa Lipa dhe Dua Lipa
SHBA- Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ka bërë një urim emocionues për nënën e saj, Anesa Li...
Art&Argëtim
29 Qershor 2025, 07:57
I.A
Horoskopi
DashiTë dielen do të ndjeni një lidhje të fortë emocionale me partnerin tuaj. Mos u ndalni në pikpamjet e para, por...
Art&Argëtim
28 Qershor 2025, 11:49
Amanda Goff
patrick dhe pia whitesell/ patrick whitesell, lauren sanchez, jeff bezos
BRITANI- Sikur të isha një dron paparacësh që fluturon mbi Ven...