Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Radio Evropa e Lirë kërkoi koment nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, i cili nuk pranoi as ta konfirmojë dhe as ta mohojë se po zhvillon ndonjë hetim.
Një grup hetuesish nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur më 20 korrik në Derventa marrjen në pyetje të ish-të burgosurve që gjatë luftës ishin mbajtur në kampet Rabiq dhe Shtëpia e Armatës Popullore të Jugosllavisë (APJ), konfirmoi Shoqata e ish-të Burgosurve të Kampeve të Derventës.
Sipas informacioneve të Radio Televizionit të Republikës Sërpska (RTRS), pesë hetues amerikanë, me ndërmjetësimin e Agjencisë Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA), në ditët në vijim do të marrin dëshmitë e tetë ish-të burgosurve në Gjykatën Themelore në Derventa.
Radio Evropa e Lirë kërkoi koment nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, i cili nuk pranoi as ta konfirmojë dhe as ta mohojë se po zhvillon ndonjë hetim.
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës, Agjencia Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA) dhe Ambasada e SHBA-së në Bosnje e Hercegovinë nuk iu përgjigjën kërkesës së Radios Evropa e Lirë për detaje lidhur me këtë vizitë.
Kryetari i Shoqatës së ish-të Burgosurve të Kampeve të Derventës, Drago Knezheviq, tha për RTRS-në se hetuesit amerikanë janë të interesuar për ngjarjet në kampet gjatë vitit 1992 dhe se ekziston dyshimi që disa persona të lidhur me krimet e luftës janë shpërngulur në SHBA pas luftës, duke shmangur kështu përgjegjësinë për këto krime.
“Ata kanë përzgjedhur tetë ish-të burgosur të kampeve. Sa u përket të dyshuarve, ekziston dyshimi se disa prej tyre janë shpërngulur në SHBA dhe se kanë ndryshuar emrat dhe mbiemrat. Ata menduan se drejtësia nuk do t’i arrinte”, tha Knezheviq.
Ai shtoi se kjo është hera e parë që hetues dhe prokurorë amerikanë vijnë në Derventa për të “mbledhur dëshmi për vuajtjet e civilëve serbë”.
SHBA-ja ka marrë pjesë edhe më herët në raste që lidhen me Derventën
Por, ky nuk është rasti i parë në të cilin autoritetet amerikane janë përfshirë në një çështje të krimeve të luftës të kryera në territorin e Derventës.
Ish-pjesëtarja e Këshillit të Mbrojtjes Kroate (HVO), Azra Bashiq, u arrestua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kentakit, ku jetonte nën emrin Isabella Bashich, dhe më pas ajo u ekstradua Bosnje e Hercegovinë.
Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës e dënoi atë në vitin 2018 me vendim të formës së prerë me 14 vjet burgim për krime lufte ndaj civilëve serbë dhe të burgosurve të luftës, të kryera nga prilli deri në qershor të vitit 1992 në territorin e Derventës.
Sipas aktgjykimit, Bashiq u shpall fajtore për vrasjen e civilit Bllagoj Gjurash, si dhe për keqtrajtimin fizik dhe psikologjik të të burgosurve në Shtëpinë e APJ-së në Derventë.
Gjykata konstatoi se të burgosurit ishin përballur me keqtrajtime të rënda dhe poshtërime, përfshirë rrahje dhe forma të tjera të trajtimit çnjerëzor.
Përveç Bashiqit, nga SHBA-ja në vitin 2015 në Bosnje dhe Hercegovinë u ekstradua edhe Almaz Neziroviq, i cili më vonë u gjykua nga Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës për krime lufte ndaj civilëve serbë të mbajtur në kampin Rabiq, pranë Derventës. Ai u dënua me dy vjet burgim.
Çfarë ndodhi në Derventë gjatë luftës?
Në pranverën e vitit 1992, Derventa ishte skenë e luftimeve mes forcave të APJ-së dhe formacioneve ushtarake serbe, në njërën anë, si dhe Këshillit të Mbrojtjes Kroate dhe njësive të Mbrojtjes Territoriale të Bosnje e Hercegovinës, të cilat më vonë u integruan në Ushtrinë e Republikës së Bosnjë e Hercegovinës, në anën tjetër.
Në disa aktgjykime të formës së prerë të Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës është konstatuar se gjatë kësaj periudhe civilë serbë dhe të burgosur lufte ishin mbajtur në disa objekte, ndër të cilat Shtëpia e APJ-së, hangari Rabiq, Silosi në Polje dhe shkolla në Poljarë.
Gjykata ka konstatuar se të burgosurit në këto objekte ishin ekspozuar ndaj keqtrajtimit fizik dhe psikologjik, rrahjeve, poshtërimit, mohimit të ushqimit dhe punës së detyruar, ndërsa disa prej tyre humbën jetën ose pësuan lëndime të rënda.
Në aktgjykime thuhet gjithashtu se të burgosurit në Shtëpinë e APJ-së (Dom JNA) ishin detyruar të ecnin zbathur mbi xhama, të lëpinin gjak dhe të hanin kartëmonedha të dinarëve jugosllavë të asaj kohe, ndërsa disa prej tyre ishin rrahur deri në humbjen e vetëdijes ose ishin vrarë.
Përveç Shtëpisë së APJ-së dhe kampit Rabiq, në procedurat gjyqësore përmenden edhe objektet e ndalimit në Polje dhe Poljarë, nëpër të cilat gjatë vitit 1992 kaluan civilë serbë.
Para drejtësisë vendore janë zhvilluar dhe ende po zhvillohen procedura për krime lufte të kryera në territorin e Derventës. Në mesin e tyre është edhe rasti kundër Damir Lipovacit, pjesëtar i Këshillit të Mbrojtjes, i cili u dënua me vendim të formës së prerë me shtatë vjet burgim, pasi në vitin 2015 u ekstradua Bosnje dhe Hercegovinë nga Holanda./REL
Pamje UKRAINA- Ukraina nisi një sulm me 400 dronë kundër Moskës dhe rajonit përreth, duke shkaktuar lëndime dhe zjarre në...
Foto ilustruese SHBA- Qeveria e Shteteve të Bashkuara njoftoi këtë të hënë nisjen e zonave pilot në Libanin ju...
Presidenti rus, Vladimir Putin. Shumë diplomatë të Bashkimit Evropian mendonin se miratimi i sanksioneve ndaj Rusisë do të bë...
Manhattan SHBA- Një shpërthim ndodhi jashtë një ndërtese federale në Manhattan mëngjesin e kës...
Keir Starmer BRITANIA E MADHE- Keir Starmer ka mbajtur fjalimin e tij të fundit si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, pak para...
Pamje SPANJA- Një zjarr pyjor i cili shpërtheu të enjten pranë Madridit ka shkatërruar 260 mijë hektarë pyll në...
Foto ilustruese SHBA- Ndërmjetësit ndërkombëtarë i kanë paraqitur Iranit një propozim për një armëpushim ...
Kryeministri i ri britanik, Andy Burnham, gjatë fjalimit të parë para zyrës së tij. Andy Burnham është bërë k...
Pamje SPANJË- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Spanjë, ku një 13-vjeçar humbi jetën gjatë festimeve për fi...
Pamje SHBA- Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump u takuan ballë për ballë t&eu...