LIVE UPDATES
Bota

Hetimi i OKB-së: 9 punonjës të organizatës ‘mund të kenë qenë’ të përfshirë në sulmin e 7 tetorit në Izrael

Të gjithë punonjësit ishin të punësuar në UNRWA, agjencia e OKB-së që ndihmon refugjatët palestinezë.

6 Gusht 2024, 15:56 Nga E. D
Hetimi i OKB-së: 9 punonjës të organizatës ‘mund
foto ilustruese

SHBA- Një hetim i brendshëm i Kombeve të Bashkuara arrin në përfundimin se nëntë nga 19 punonjësit palestinezë të organizatës, të akuzuar nga Izraeli, “mund të kenë qenë” të përfshirë në sulmet e 7 tetorit në pjesën jugore të Izraelit, ndërkohë që nuk ka prova të mjaftueshme ose nuk ka fare prova për 10 të tjerë.

“Ndërprerja e marrëdhënieve të punës për këta individë është në interes të agjencisë,” deklaroi zëdhënësi i OKB-së Farhaq Haq duke iu referuar nëntë punonjësve, ndërkohë që njoftonte për të gjeturat e hetimit disa mujor.

Të gjithë punonjësit ishin të punësuar në UNRWA, agjencia e OKB-së që ndihmon refugjatët palestinezë.

Zëdhënësi Haq tha se në 10 rastet e tjera të hetuara nga Organizata për Mbikqyrjen e Brendshme (OIOS), nuk u siguruan prova “të mjaftueshme” për të mbështetur pretendimet se nëntë punonjësit e tjerë ishin të përfshirë dhe se nuk kishte “asnjë provë” të bazuar për pretendimet ndaj individit të dhjetë.

“Sa u përket këtyre 10 rasteve, masa të caktuara do të merren ndaj tyre në proces e sipër, në përputhje me rregulloret dhe rregullat e UNRWA-s,” deklaroi ai pa ofruar detaje të tjera.

Më 26 janar, Komisioneri i përgjithshëm i UNRWA-s Philippe Lazzarini shkarkoi menjëherë 12 individë që Izraeli i akuzoi për përfshirje në sulmet terroriste të tetorit dhe urdhroi një hetim të brendshëm. Aso kohe, zyrtarët thanë se njëri nga punonjësit ishte konfirmuar i vdekur dhe se ata po përpiqeshin të identifikonin dy të tjerë.

UNRWA njoftoi se në muajin mars mori informacion nga autoritetet izraelite për pesë raste të tjera dhe në muajin prill për dy raste shtesë, të cilat u hetuan nga Agjencia për Mbikqyrjen e Brendshme.

Kur lajmi i akuzave u publikua në fund të janarit, mbi 10 shtete donatore, përfshirë Shtetet e Bashkuara që janë dhuruesi më i madh i fondeve, pezulluan mbështetjen financiare për UNRWA-n, agjenci kjo që vepron në vijat e frontit në Gazë, duke ndihmuar 2 milionë palestinezë.

Ambasadori i Izraelit në OKB i kundërshtoi gjetjet e raportit përmes një postimi në platformën e rrjetit social X, duke e quajtur hetimin “të mangët dhe të vonuar.” Ambasadori Gilad Erdan përsëriti thirrjen e tij për ta mbyllur UNRWA-n dhe kërkoi dorëheqjen e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

“Tani Izraeli duhet të veprojë shpejt për ta shpallur UNRWA-n të jashtëligjshme, ta shpallë organizatë terroriste, t’i dëbojë drejtuesit e organizatës nga territori i Izraelit dhe të mos i lejojë më të hynë në vend,” shkroi ai.

Parlamenti i Izraelit po shqyrton një ligj për ta shpallur UNRWA-n organizatë terroriste dhe për t’ia ndaluar veprimtarinë në këtë shtet.

Në një deklaratë të hënën, drejtuesi i UNRWA-s Lazzarini përsëriti qëndrimin e organizatës “për ta dënuar me forcë” sulmin e 7 tetorit dhe përsëriti thirrjen për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjitha pengjeve.

“UNRWA angazhohet të vazhdojë të udhëhiqet nga parimet dhe vlerat themelore të Kombeve të Bashkuara, përfshirë parimin humanitar të neutralitetit dhe të sigurohet se të gjithë punonjësit e saj i përmbahen rregullores së Agjencisë rreth aktiviteteve të jashtme dhe politike,” tha ai.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, zëdhënësi i OKB-së Haq theksoi se provat që Izraeli u ka paraqitur hetuesve të OKB-së për të mbështetur pretendimet e tyre mbesin në duart e autoriteteve izraelite.

“Agjencia për Mbikqyrje nuk ka patur mundësi të vërtetojë në mënyrë të pavarur shumicën e informacionit që i është dhënë ngaqë është në duart e autoriteteve izraelite,” shtoi ai.

Sipas zëdhënësit Haq, hetuesit kanë udhëtuar në Izrael, por për shkaqe sigurie nuk kanë shkuar në Gazë për të intervistuar të akuzuarit, duke shtuar se në disa raste ata kanë arritur të kërkojnë apo të marrin deklarata të regjistruara nga individët, në të cilat ata u janë përgjigjur një mori pyetjesh rreth pretendimeve ndaj tyre.

Ai theksoi se hetimi i Kombeve të Bashkuara nuk ishte hetim penal, por një mision për mbledhjen e fakteve për të përcaktuar nëse rregullat dhe procedurat e brendshme administrative janë shkelur dhe se çfarë veprimesh disiplinore mund të nevojiten.

Raporti i brendshëm dhe konfidencial i është dorëzuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres më 31 korrik.

Pas gjetjeve të një vlerësimi të jashtëm dhe të pavarur mbi neutralitetin e UNRWA-s, të realizuar nga ish ministrja e jashtme franceze Catherine Colonna në prill, shumica e donatorëve, me përjashtim të Uashingtonit, kanë vazhduar ta financojnë agjencinë.

Agjencia e OKB-së për Ndihmën e Refugjatëve Palestinezë, ka 13,000 punonjës palestinezë në Rripin e Gazës. Mbi 200 prej tyre janë vrarë gjatë luftës, që filloi në tetor pas sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit që vrau 1,200 njerëz. Afro 40,000 palestinezë janë vrarë gjatë luftës, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës, e cila nuk bën dallimin midis militantëve dhe civilëve./VOA

okb lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari