LIVE UPDATES
Bota

Hetimi i AP: Mbi 1000 njerëz kanë vdekur në duart e policisë amerikane pa përdorimin e armëve

Ndër taktikat e ndryshme janë ndalimet fizike, neutralizimi me shok elektrik dhe goditjet trupore. Por keqpërdorimi i taktikave mund të çojë në vdekje.

28 Mars 2024, 17:46 Nga S.N

 

Hetimi i AP: Mbi 1000 njerëz kanë vdekur në duart e policisë
Foto Ilustrim

SHBA- Puna e përditshme e policisë mbështetet në taktika të zakonshme, që ndryshe nga armët kanë për qëllim të ndalojnë individët pa i vrarë ata. Ndër taktikat e ndryshme janë ndalimet fizike, neutralizimi me shok elektrik dhe goditjet trupore. Por keqpërdorimi i taktikave mund të çojë në vdekje. Një rast unik ndodhi në vitin 2020, gjatë ndalimit të zotit George Floyd, kur ndaj tij u përdor forcë e tepruar dhe ai vdiq në duart e policisë, duke u bërë shkas për protesta në mbarë vendin.

Gjatë dhjetë viteve të fundit, më shumë se 1000 njerëz vdiqën pasi policia përdori ndaj tyre mjete që nuk synonin të ishin vdekjeprurëse, sipas një hetimi të agjencisë së lajmeve Associated Press. Në qindra raste, policia nuk zbatoi praktikat më të mira të përdorimit të forcës dhe armëve, ose nuk ishin të trajnuar siç duhet për këto raste, çka rezultoi në vdekje.

Dr. Roger Mitchell me Universitetin Howard është një ndër mbështetësit e përpjekjeve për të përmirësuar statistikat e rasteve të individëve që vdesin në duart e policisë. Ai thekson nevojën e ngutshme për reforma kuptimplota dhe mbajtjen përgjegjës të policëve që tejkalojnë kompetencat.

“Çdo herë që dikush vdes para se të dalë në gjyq, ose vdes në një mjedis që i përket qeverisë federale ose asaj lokale, ku autoritetet duhet të kujdesen për individët, shtrohet nevoja për transparencë”.

Hetimi tre-vjeçar i agjencisë së lajmeve Associated Press u realizua në bashkëpunim me Qendrën Howard për programet e Gazetarisë Hulumtuese në Universitetin e Merilendit, Universitetin Shtetëror të Arizonës, dhe programin FRONTLINE të kanalit televiziv publik PBS.

Hetimi u përqendrua tek organet lokale të rendit që patrullojnë rrugët ose u përgjigjen thirrjeve për urgjenca. Gazetarët paraqitën rreth 7000 kërkesa për dokumente qeveritare dhe pamje nga kamerat trupore të policisë, duke siguruar më shumë se 700 raporte autopsie ose certifikata vdekjeje.

Në dokumentet e zyrtarëve të mjekësisë thuhet se punonjësit e zbatimit të ligjit ishin shkaktarë ose kontribuues për rreth gjysmën e vdekjeve. Në shumë raporte të tjera nuk flitet për forcën e tepruar të policisë dhe për vdekjet fajësohet droga ose gjendja shëndetësore e individëve.

“Shumë njerëz shtrojnë pyetjen se pse nuk e arrestojnë individin? Por në shumë raste kjo nuk varet nga policët por nga individi i ndaluar. Në disa raste ka individë që nuk janë në gjendje të mirë mendore ose të ndikuar nga faktorë të tjerë. Ata nuk e dinë se çfarë bëjnë. Mendoj se duhet t’i ngadalësojmë veprimet”, thotë John Peters me Institutin për Parandalimin e Vdekjeve në Paraburgim.

Qeveria federale nuk ka qenë në gjendje që të hartojë statistika për vdekjet dhe të dhënat e pakta që mbledh, në shumë raste të paplota, shpesh mbahen larg syve të publikut. Jo më shumë se një e treta e rasteve të identifikuara nga AP janë të përfshira në statistikat federale të vdekjeve që kanë lidhje me organet e rendit. Hetimi i gazetarëve gjeti se në rastet e përdorimit të forcës, ajo ishte e papritur dhe ekstreme. Në raste të tjera, forca ishte minimale, megjithatë rezultoi në vdekje, në disa raste nga mbidoza e drogës ose një kombinim faktorësh.

Në rastin e ish marinsit Taylor Ware, nëna e tij thirri policinë pasi djali i saj nuk pranoi të hipte në makinë ndërsa kaloi një episod euforik të shkaktuar nga një çrregullim bipolar. Pasi zoti Ware u largua me vrap nga policët, ai u sulmua nga një qen policie dhe u godit me armë që krijon shok elektrik. Më pas atë e rrëzuan përtokë dhe e injektuan me një ilaç qetësues. Ai vdiq tre ditë më vonë.

Por në njoftimin e saj policia tha se zoti Ware kishte kaluar një “episod mjekësor”. Prokurori në shtetin Indiana nuk pranoi të ngrinte akuza ndaj policëve të përfshirë dhe i vlerësoi ata për “durimin dhe përmbajtjen e jashtëzakonshme”. Zyra e prokurorisë la jashtë detajet kryesore, si kafshimet e shumta të qenit, goditet e shumta me armën që krijon shokun elektrik dhe injektimin me qetësuesin e fortë me ketaminë.

“Projekti synon të gjejë të gjitha rastet në vend kur dikush ka vdekur pas një përplasjeje me policinë”, thotë Justin Pritchard me agjencinë e lajmeve Associated Press.

Numri i vdekjeve tregon se shumica e tyre janë afrikano-amerikanë, megjithëse ata përbëjnë 12% të popullsisë së Shteteve të Bashkuara. Sipas të dhënave, 27 vjeçari afrikano-amerikan Jameek Lowery, nga qyteti Paterson në Nju Xhersi, vdiq dy ditë pasi u ndalua dhe u godit vazhdimisht me grushte nga policia. Lowery ishte në mesin e më shumë se 330 njerëzve me ngjyrë me prejardhje johispanike që vdiqën pasi u ndaluan, u rrahën ose goditën me armë shokuese nga punonjësit e rendit.

“Punonjësit e policisë në disa raste përballen me situata që asnjëri prej nesh nuk mund t’i kuptojë apo madje t’i pranojë ato. Sepse një njeriu të zakonshëm nuk i është dashur kurrë që të përballet me gjëra të tilla”, thotë Tyler Owen me sindikatën e policisë së Teksasit. Shtetet e Bashkuara nuk kanë rregulla kombëtare lidhur me mënyrën e përdorimin e forcës dhe në çfarë mase duhet përdorur ajo./ VOA

shba policia amerikane

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari