Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Hapja e zyrave të Postës së Kosovës pasoi mbylljen degëve të Postës së Serbisë, që vepronin pa licencë në veri, në një operacion të policisë në fillim të këtij muaji, i cili nxiti reagimin e Beogradit por edhe diplomacisë perëndimore.
KOSOVA- Posta e Kosovës hapi të enjten degën e saj të parë në veri të Mitrovicës, mes kundërshtimeve të disa veprimtarëve dhe përfaqësuesve politik serbë. Hapja e zyrave të Postës së Kosovës pasoi mbylljen degëve të Postës së Serbisë, që vepronin pa licencë në veri, në një operacion të policisë në fillim të këtij muaji, i cili nxiti reagimin e Beogradit por edhe diplomacisë perëndimore.
Autoritetet në Serbi dhe përfaqësuesit politik të serbëve në Kosovë e vlerësuan mbylljen e atyre degëve si “provokim për konflikt” nga ana e qeverisë në Prishtinë. Diplomacia perëndimore ndërkaq u shpreh e zhgënjyer me ato që u cilësuan “veprime të njëanshme dhe të pa bashkërenduara të qeverisë së Kosovës”, përfshirë edhe synimin e saj për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Ndaj veprimeve të cilësuara si të njëanshme paralajëmroi sot edhe Presidenti francez, Emanuel Macron, në një shkrim autorial të publikuar në të përditshmen pro qeveritare të Serbisë “Politika”, pak para se të nisë një vizitë dyditëshe në Beograd. Në shkrimin e tij, Presidenti Macron trajtoi edhe çështjen e pakicës serbe në Kosovë, duke ritheksuar përkushtimin ndaj marrëveshjes së arritur ndërmjet palëve në shkurt dhe mars të vitit 2023 në Bruksel dhe në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve, në bazë të një plani të hartuar nga Franca dhe Gjermania.
Ai shkroi se propozimi franko-gjerman ruan “mundësinë që serbët të jetojnë në Kosovë duke respektuar ligjin, por duke mos hequr dorë nga identiteti apo lidhjet e tyre natyrore me Serbinë, por edhe ekzistencën e garancive në lidhje me ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe”. Presidenti francez ritheksoi angazhimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që është edhe pjesa më e vështirë e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve si dhe përkushtimin e Francës “që të ndihmoj rajonin të shmangë lëvizjet e njëanshme dhe ngritjen e tensioneve”.
Perëndimi kërkon nga Kosova që çështjet si hapja e urës së Ibrit të trajtohen në kuadër të dialogut në Bruksel, duke tërhequr vërejtjen për pasojat e veprimeve të pabashkërenduara në marrëdhëniet dypalëshe. Partitë opozitare në Kosovë akuzojnë qeverinë se ka dëmtuar në shkallë serioze marrëdhëniet me aleatët kryesor perëndimorë. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha sot se “bashkëpunimi i mirë me partnerët ndërkombëtarë në funksion të zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik të Kosovës është tejet i rëndësishëm”.
Ai i bëri këto komente pas takimit me të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili zhvillon takime me dyer të mbyllura me përfaqësuesit politikë të Kosovës. Qeveria e Kosovës thekson se veprimet e saj në veri janë në funksion të vendosjes së ligjshmërisë dhe shtrirjes së sovranitetit, por mohon të jenë dëmtuar marrëdhëiet me aleatët./ VOA
Foto ilustruese GREQIA- Greqia ka marrë disa masa të reja teksa është në prag të nisjes së vitit të ri shkollo...
Ministrat BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian vendosën të mbajnë takimin informal jo në Budapest, por zyrat q&...
Foto ilustruese IRAN- Dy oficerë të lartë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) janë vrar&e...
Taylor Swift AUSTRI- Agjencia Qendrore e Inteligjencës ‘CIA’ thotë se të dyshuarit në komplotin e dështuar në...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e pret në takim ndihmëssekretarin e Përgjithshëm për Operacione i NATO-s, Thomas Goffus, Pr...
Macron dhe Vuçiç SERBI- Në mes të një krize politike në Francë, Emmanuel Macron do të ndërmarrë ...
pamje nga ngjarja KOREA E JUGUT- Një gropë e madhe 2.5 metra e thellë u hap në një rrugë në Seul të ...
Foto ilustruese HOLANDA- Holanda i ka dhënë leje Ukrainës t’i përdorë avionët luftarakë F-16 në territorin ru...
KOSOVA- I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, e ka nisur të enjten vizitën n&...
pamje nga ngjarja SHBA- Pamjet nga shembja e një rruge në ShBA po bëjnë xhiron e rrjetit së fundmi. Një rrugë n&eum...