LIVE UPDATES
Bota

Hamasi përgjigjet ndaj planit për armëpushim në Gazë

Përgjigja e grupit radikal palestinez është publikuar në një media libazene.

7 Shkurt 2024, 15:18 Nga N.F
Hamasi përgjigjet ndaj planit për armëpushim në Gazë
Foto ilustruese

GAZA- Grupi palestinez, Hamas, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, është përgjigjur ndaj një propozimi për një marrëveshje për armëpushim dhe lirim të pengjeve. Përgjigja e grupit radikal palestinez është publikuar në një media libazene.

Dokumenti, autenticiteti i të cilit është konfirmuar nga zyrtarët, ofron pamjen më të qartë deri më tani të kërkesave të grupit radikal në këmbim të lirimit të më shumë se 100 pengjeve që po mban në Gazë.

Përgjigja ndaj planit të hartuar nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Katari dhe Egjipti parasheh një marrëveshje prej tri fazash, që do të zbatohej në një periudhë prej katër muajsh e gjysmë, duke çuar drejt fundit të luftës dhe lirimit të të gjitha pengjeve.

Propozimi i Hamasit në mënyrë efektive do të linte në pushtet në Gazë grupin radikal dhe do t’i mundësonte që të rindërtonte aftësitë e tij ushtarake, një skenar që Izraeli e refuzon me vendosmëri.

Në fazën e parë prej 45 ditësh, Hamasi do të lironte gratë dhe fëmijët e mbetur, por edhe burrat e moshuar dhe ata të sëmurë, në këmbim të lirimit të të gjitha grave, fëmijëve, të sëmurëve dhe të burgosurve të moshuar që mbahen nga Izraeli. Izraeli do të lironte edhe 1.500 të burgosur palestinezë, përfshirë edhe 500 persona, që Hamasi specifikisht kërkon lirimin e tyre, që me gjasë janë luftëtarë të grupit radikal profilit të profilit të lartë, të cilët po qëndrojnë në burgjet izraelite të dënuar me burgim të përjetshëm.

Izraeli do të tërhiqte forcat e tij nga qendrat e populluara, do të ndalte operacionet ajrore dhe do të lejonte që në Gazë të dërgohej më shumë ndihmë humanitare dhe të niste rindërtimi. Po ashtu, propozimi parasheh që personat e zhvendosur të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre, përfshirë në veri të Gazës, dhe të hapen të gjitha vendkalimet.

Në fazën e dytë, e cila do të negociohej teksa do të zhvillohej faza e parë, Hamasi do të lironte pengjet e mbetura, kryesisht ushtarë dhe burra civilë, në këmbim të lirimit të më shumë pengjeve dhe Izraeli do të kompletonte tërheqjen nga Gaza. Të dyja palët do të këmbenin pengjet e vrara dhe të burgosurit e vrarë gjatë fazës së tretë, e cila do të hapte rrugën për një armëpushim afatgjatë.

Një zyrtar i Hamasit dhe dy zyrtarë të Egjiptit konfirmuan autenticitetin e dokumentit të publikuar nga gazeta në Liban, Al-Akhbar, raporton Associated Press. Kjo gazetë libaneze është e afërt me grupin libanez, Hezbollah, që është aleat i Hamasit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ndërkaq, u takua me udhëheqësit izraelitë për t'i informuar për zhvillimet rreth një marrëveshjeje armëpushimi, pasi Hamasi shpalosi planin e detajuar për këtë çështje. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se lufta do të vazhdojë deri në “fitoren e plotë” ndaj Hamasit dhe rikthimin e të gjitha pengjeve të mbetura.

Blinken, i cili po zhvillon vizitën e pestë në rajon që kur nisi lufta më 7 tetor, po tenton që të avancojë arritjen e një armëpushimi në Gazë dhe normalizimin e raporteve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit, në këmbim “të një rruge të qartë dhe të besueshme drejt themelimit të një shteti palestinez”.

Netanyahu kundërshton fuqishëm shtetësinë palestineze. Lufta mes Izraelit dhe Hamasit – që është konflikti më vdekjeprurës mes palëve në histori – nisi pasi Hamasi kreu sulm më 7 tetor në jug të Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Izraeli u kundërpërgjigj me një ofensivë tokësore, ajrore dhe detare në Rripin e Gazës, shtëpi e 2.3 milionë palestinezëve. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, deri më tani janë vrarë mbi 27.000 palestinezë. Kjo ministri nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë, por ka thënë se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë.

Marrë nga REL

hamas be shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet