LIVE UPDATES
Bota

Arabia Saudite: Nuk do të lidhim marrëdhënie me Izraelin, nëse nuk njohin shtetin palestinez

Ministria e Jashtme saudite iu referua një shteti të cilin palestinezët kanë shumë që synojnë ta themelojnë përkrah Izraelit në territoriret e uzurpuara në luftën e vitit 1967: Bregun Perëndimor, përfshirë Jerusalemin Lindor, dhe Rripin e Gazës.

7 Shkurt 2024, 14:33 Nga M.B
Arabia Saudite: Nuk do të lidhim marrëdhënie me Izraelin,
Flamuri i Arabisë Saudite përkrah atij izraelit në Departamentin e Shtetit në Uashington.

ARABIA SAUDITE- Arabia Saudite u ka thënë Shteteve të Bashkuara se nuk do të lidhë marrëdhënie diplomatike me Izraelin, nëse ai nuk e njeh pavarësinë e Palestinës sipas kufijve të vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet të saj. Ministria e Jashtme saudite iu referua një shteti të cilin palestinezët kanë shumë që synojnë ta themelojnë përkrah Izraelit në territoriret e uzurpuara në luftën e vitit 1967: Bregun Perëndimor, përfshirë Jerusalemin Lindor, dhe Rripin e Gazës. Arabia Saudite bëri thirrje po ashtu që “agresioni izraelit” kundër Rripit të Gazës të ndalet dhe forcat izraelite të tërhiqen nga territori palestinez.

Shtetet e Bashkuara kishin ndërmjetësuar për disa muaj bisedime mes Arabisë Saudite dhe Izraelit për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen e vendit derisa shpërtheu lufta në Gazë në tetor, e cila bëri që Riadi të tërhiqej për shkak të zemërimi arab me ofensivën e Izraelit. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili është duke e vizituar rajonin, tha se Princi i Kurorës Mohammed bin Salman e ka “përsëritur interesimin e fuqishëm të Arabisë Saudite për të biseduar për normalizimin” kur ata të takohen këtë javë.

“Por, ai e bëri të qartë atë qe e kishte thënë më parë, në mënyrë që të arrihet kjo nevojiten dy gjëra: përfundimi i konfliktit në Gazë dhe një rrugë e qartë dhe e besueshme për themelimin e një shteti palestinez”, tha Blinken.

Të martën, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, John Kirby, tha se administrata Biden ka marrë përgjigje pozitive se Arabia Saudite dhe Izraeli janë të gatshme t’i vazhdojnë bisedimet për normalizim. Ministria e Jashtme saudite tha në komunikatë se “Mbretëria ia ka bërë të qartë SHBA-së qëndrimin e vet të prerë se nuk do të ketë marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, nëse një shtet i pavarur palestinez nuk njihet sipas kufijve të vitit 1967, me Jerusalemin si kryeqytet të vetin”.

Lufta në Gazë e ka kthyer vëmendjen kah ideja për zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se e kundërshton themelimin e një shteti palestinez. Vendet si Shtetet e Bashkuara dhe Britani e Madhe e kanë përsëritur mbështetjen e tyre për një zgjidhje me dy shtete. Së fundmi, sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, tha se do të vijë koha kur Britania do ta shqyrtojë njohjen e shtetit palestinez, përfshirë edhe në Kombet e Bashkuara./ REL

lufta izrael palestine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet