Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të përqendrohen në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga marrëveshjet për të cilat janë pajtuar në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.
BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Petar Stano, ka thënë të mërkurën se Kosova rrezikon të mbetet prapa në rrugën e saj drejt anëtarësimit në bllok, për shkak të, siç i quajti ai, veprimeve në njëanshme të saj. Ai i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të përqendrohen në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga marrëveshjet për të cilat janë pajtuar në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.
Kosova është kritikuar vazhdimisht së fundmi nga BE-ja, për shkak të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ta ndaluar përdorimin e dinarit serb për transaksione me para ta gatshme në gjithë vendin, si dhe për mbylljen e disa komunave paralele serbe në Dragash dhe Pejë. BE-ja i ka quajtur të njëanshme këto vendime dhe ka kërkuar që Kosova t’i zgjidhë këto çështje në bisedime me Serbinë në dialogun e ndërmjetësuar nga ajo.
“Po shohim shumë gjëra për të cilat kemi reaguar, sidomos në rastin e Kosovës, me veprime të njëanshme që kanë krijuar shqetësim për ne. Kjo krijon frikë në anën tonë se Kosova mund të mbetet jashtë dhe të mbetet prapa“, tha Stano.
Kosova aplikoi për anëtarësim në BE më 2022 dhe është vendi i vetëm nga Ballkani Perëndimor që ende nuk e ka fituar statusin e vendit kandidat. Rregullorja e BQK-së, e cila kërkon që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin, hyri në fuqi më 1 shkurt, me gjithë trysnin e madhe ndërkombëtare për shtyrjen e zbatimit të saj.
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, tha të mërkurën se gjatë një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, janë pajtuar se rregullorja e BQK-së për ndalimin e dinarit është në një periudhë tranzicioni. Vendimi për heqjen e dinarit në Kosovë përkon me mbylljen e komunave paralele që punojnë në sistemin serb dhe janë të paligjshme për Kosovën. Në dy javët e fundit janë mbyllur katër komuna paralele serbe në Dragash dhe në Pejë. Stano tha se nuk sheh rrezik për bllokim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Stano, pavarësisht mungesës së përparimit në disa takimet e fundit.
“Dialogu po vazhdon dhe puna jonë po vazhdojmë për t’u ndihmojmë palëve që më në fund të fillojnë të sillen në mënyrë konstruktive dhe ato të lëvizin përpara. Nuk kemi frikë nga ndonjë bllokadë, në fakt ne nuk kemi frikë nga asgjë. Por, vetëm kem frikë që njerëzit në Kosovë dhe në Serbi të mbesin jashtë asaj që është për ta e rëndësishme, procesi i integrimit”, theksoi Stano.
Ai shtoi se “ne vazhdojmë punën tonë dhe përfaqësuesi i posaçëm Mirosllav Lajçak, si dhe përfaqësuesi i lartë Joseph Borrell janë duke vazhduar punën me partnerët, si me ata në rajon ashtu edhe me ata në skenën ndërkombëtare, për të mundësuar të dyja palëve që të nisin të bëjnë hapa të cilat do t’u mundësonin avancimin në të gjitha çështjet në dialog... sidomos në zbatimin e gjithë asaj që është arritur vitin e shkuar si në Bruksel, ashtu edhe në Ohër”.
Sipas BE-së, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve dhe Aneksit për zbatimin e saj në fillim të vitit 2023. Por, ato nuk janë duke u zbatuar, pavarësisht trysnisë ndërkombëtare./ REL
Pamje nga vendngjarja SPANJË- Tre persona të vdekur u gjetën ditën e sotme, nën rrënojat e një pallati që u shemb d...
dhelpra në Londër LONDËR- Teksa popullsia e kryeqytetit të Anglisë rritet, po ashtu vihet re se e njëjta gjë po ndo...
Eva Kaili BRUKSEL- Parlamenti Evropian të martën pasdite ia hoqi imunitetin ish-zëvendëspresidentes Eva Kaili, duke hapur rrugën p...
Foto nga vendngjarja TURQI- 90 persona janë arrestuar nga policia turke mbi hetimet që po kryhen për sulmin e armatosur në Gjykatë...
Foto Ilustruese SELANIK- Në një bllokadë simbolike një orëshe të rrugës kombëtare Athinë-Selanik, fe...
Dy policë rusë duke patrulluar në Sheshin e Kuq në Moskë në shkurt të vitit 2023. Aktivistët rusë dhe avo...
Foto Ilustrim GJERMANI- 100 mijë pasagjerë janë prekur nga greva e stafit tokësor të kompanisë ajrore Lufthansa, që ka f...
Donald Trump SHBA- Gjykata e Apelit e Shteteve të Bashkuara tha të martën se ish-presidenti Donald Trump nuk ka imunitet nga ndjekja penale,...
Një rrugë në Mitrovicën e Veriut, janar 2024. KOSOVA- Marko Prelec, nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, thotë se vendimi q...
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç KOSOVA- Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qev...