Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Dhjetra militantë të maskuar dhe një turmë e madhe njerëzish ishin mbledhur në vendin e dorëzimit, në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore.
GAZA- Grupi militant Hamas liroi 6 pengje të tjera izraelitë të shtunën në këmbim të qindra të burgosurve dhe të paraburgosurve palestinezë, si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi me Izraelin për t’i dhënë fund luftës dhe pasi u konfirmua se trupi i Shiri Bibas iu dorëzua forcave izraelite. Eliya Cohen, 27 vjeç, Omer Shem Tov, 22 vjeç dhe Omer Wenkert, 23 vjeç, që u morën peng nga një festival muzikor gjatë sulmt të Hamasit më 7 tetor të vitit 2023 në Izraelin jugor, iu dorëzuan Kryqit të Kuq për t'u transportuar tek forcat izraelite.
Dhjetra militantë të maskuar dhe një turmë e madhe njerëzish ishin mbledhur në vendin e dorëzimit, në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore. Në atë që është bërë i njohur si "Sheshi i pengjeve" në Tel Aviv, izraelitët duke valëvitur flamuj dhe duke mbajtur pankarta me fotografitë e pengjeve ndoqën drejpërdrejt lirimin e pengjeve nga Hamasi, i përcaktuar nga SHBA si grup terrorist.Dy pengje të tjerë u liruan të shtunën herët në mëngjes në qytetin Rafah të Gazës. Tal Shoham, 40 vjeç, i cili u mor peng gjatë sulmit të 7 tetorit në zonën e njohur si “Kibbutzi Be'eri” dhe Avera Mengistu, 39 vjeç, i cili kaloi vetë në Gazë rreth një dekadë më parë.
Ushtria izraelite tha se pengu i fundit, Hisham Al-Sayed, 36 vjeç, u lirua në orët e pasdites të së shtunës. Ai kaloi vetë kufririn për në Gazë në vitin 2015 dhe që atëherë ishte mbajtur në burg. Familja e tij ka thënë për mediat izraelite, se Al-Sayed ishte diagnostikuar më parë për skizofreni. Në këmbim, Izraeli do të lirojë më shumë se 600 palestinezë nga burgjet izraelite. Lirimi i pengjeve pasoi kthimin në orët e vona të së premtes të eshtrave të qytetares izraelite Shiri Bibas.
Trupi i saj supozohej të ishte në mesin e tre trupave të tjerë, përfshirë dy nga fëmijët e saj, të dorëzuar nga Hamasi të enjten. Izraeli akuzoi grupin terrorist palestinez për shkelje të rëndë të marrëveshjes së armëpushimit, që përfshin shkëmbimin e pengjeve izraelite që mbahen në Gazë me palestinezë të burgosur nga Izraeli.
“Ne do të veprojmë me vendosmëri për ta sjellë Shirin në shtëpi së bashku me të gjithë pengjet tanë, të gjallë dhe të vdekur. Ne do të sigurohemi që Hamasi të paguajë çmimin e duhur për këtë shkelje mizore të marrëveshjes”, tha ndër të tjera Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Izraeli dhe Hamasi janë në fazën e parë të një armëpushimi që filloi më 19 janar. Bisedimet për fazën e dytë janë planifikuar të fillojnë këtë javë, sipas ministrit të Jashtëm izraelit Gideon Saar. Hamasi vrau rreth 1200 vetë në sulmin e tetorit të vitit 2023 ndaj Izraelit dhe mori rreth 250 pengje. Më shumë se gjysma e tyre janë liruar në marrëveshjet e armëpushimit dhe marrëveshjeve të tjera, ndërsa tetë u shpëtuan në operacione ushtarake.
Operacionet ajrore dhe tokësore të Izraelit kanë vrarë më shumë se 48 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës që drejtohet nga Hamas dhe që nuk bën dallime mes luftëtarëve dhe civilëve. Ushtria izraelite thotë se numri i të vdekurve përfshin 17000 militantë. Ofensiva shkatërroi zona shumta të Gazës dhe zhvendosi shumicën e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh./VOA
foto ilustruese SHKUP- Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi më 18 shkurt kufizimin e marzhës së fitimit për më shum&eu...
foto ilustruese GJERMANI- Më pak se 24 orë kanë mbetur nga hapja e qendrave të votimit në Gjermani. Në b...
Policia e Kosoves KOSOVË- Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në mbrëmjen e 21 shkurtit, ka arrestuar pesë an&eum...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidenti rus, Vladimir Putin, do t...
GJERMANI- Gjermanët votojnë më 23 shkurt për të zgjedhur një parlament të ri, që do të përcaktojë se si...
Joel Le Scouarnec FRANCË- Çdo vit, në ditëlindjen e tij, Joel Le Scouarnec shkruante një shënim në ditarin e t...
OKB SHBA- Shtetet e Bashkuara po nxisin një projekt-rezolutë që kërkon një "përfundim të shpejtë" të luftë...
Foto Ilustruese UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është përshkruar si “diktator, pa zgjedhje”, mirëpo...
Donald Trump SHBA- Guvernatorja e Maine, Janet Mills pati një debat të ashpër me Donald Trump në lidhje me urdhrin ...
Foto Ilustruese SHBA- Në rast të një konflikti me Rusinë Evropës pa ndihmën e SHBA-së do t'i duhet ...