Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal
17...
Bota
Gropa misterioze 25 metra nxit hetimin pranë minierës së bakrit në Kili (VIDEO)
Në Kili është hapur një gropë misterioze me diametër 25 metra. Shërbimi Kombëtar i Gjeologjisë të Kilit ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.
2 Gusht 2022, 19:42Nga s.s
Gropa misterioze në Kili
KILI- Në një zonë minerare në veri të Kilit, gjatë fundjavës është hapur një gropë misterioze me diametër 25 metër. Shërbimi Kombëtar i Gjeologjisë dhe Minierave të Kilit, Sernageomin, ka nisur hetimet lidhur me këtë rast. Ata kanë dërguar personel të specializuar në zonë, e cila është rreth 665 km në veri të kryeqytetit, Santiago.
Autoritetet e Kilit bënë me dije se gropa është e thellë rreth 200 metër, ku ende nuk është raportuar për ndonjë material të zbuluar. Ata dyshojnë se gropa ëhstë hapur nga aktiviteti minerar i një miniere bakri që operonte në këtë zonë. Pamjet me dron tregojnë një vrimë të madhe në tokë.