LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA e REL: Paralajmërimi për ‘denazifikimin e Ballkanit’

Vladimir Gjukanoviç përdori terminologjinë që Rusia zyrtare e promovoi publikisht si arsye për agresion ushtarak kundër Ukrainës. Mijëra të vdekur, disa milionë refugjatë ukrainas, si dhe shkatërrimin e infrastrukturës, Rusia zyrtare e justifikon me zbatimin e “denazifikimit dhe çmilitarizimit” të Ukrainës.

2 Gusht 2022, 17:27 Nga k.m.
ANALIZA e REL: Paralajmërimi për ‘denazifikimin e
Vladimir Gjukanoviç

Deklarata e Vladimir Gjukanoviçit, deputet i Partisë Progresive Serbe në pushtet (partia e presidentit Aleksandër Vuçiç), se Serbia “do të detyrohet të nisë denazifikimin e Ballkanit”, nuk është e rastësishme dhe nuk duhet të tejkalohet pa vërejtje të mëdha nga komuniteti ndërkombëtar, ka thënë Enver Dugolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës.

Vladimir Gjukanoviç, më 31 korrik, shkroi në Twitter:

“Gjithnjë e më shumë më duket që Serbia do të detyrohet që të nisë denazifikimin e Ballkanit. Do të doja të isha gabim”.

Gjukanoviç përdori terminologjinë që Rusia zyrtare e promovoi publikisht si arsye për agresion ushtarak kundër Ukrainës. Mijëra të vdekur, disa milionë refugjatë ukrainas, si dhe shkatërrimin e infrastrukturës, Rusia zyrtare e justifikon me zbatimin e “denazifikimit dhe çmilitarizimit” të Ukrainës.

Më tej ai dha shpjegime se denazifikimi është procesi i zhdukjes së nazizmit si ideologji nga shoqëria.

“Serbët, si viktimat më të mëdha të nazizmit, ndryshe nga fqinjët tanë që i pritën nazistët si çlirimtarë, kanë kapacitet për të ndihmuar këdo që dëshiron denazifikimin. Mendoj se është diçka që është normale”, ka shkruar Gjukanoviç në Twitter.

Sipas Dugollit, deklaratat e tilla “duhet të dënohen shpejt dhe fuqishëm për shkak se përfaqësojnë zanafillën e mendësisë që shkaktoi invazionin dhe agresionin e paprovokuar rus në Ukrainë”.

“Kemi thënë shumë herë dhe në vazhdimësi se lidhjet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë janë të shumta dhe të thella. Dhe, rreziku i shpërndarjes së konfliktit nga Ukraina në pjesë të tjera të Evropës, përfshirë Ballkanin Perëndimor, mund të vijë pikërisht për shkak të këtyre lidhjeve”, thotë Dugolli.

Sipas tij, ka disa prova se Serbia paraqet rrezik për stabilitetin dhe paqen në rajon:

“Së pari, refuzimi për të dënuar agresionin rus dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe tash përdorimi i gjuhës së njëjtë kërcënuese sikurse ajo që i parapriu luftës në Ukrainë”.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar edhe Qeverisë së Kosovës që të komentojë deklaratën e deputetit serb, Gjukanoviç, por nuk ka marrë përgjigje.

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi vlerëson se deklarata e deputetit serb, Gjukanoviç, është pjesë e politikës së pengimit të Ballkanit në rrugën drejt integrimeve evropiane.

“Politikat e zjarrvënësit që i vë flakën Ballkanit për ta ndalur atë në rrugën e integrimit evropian. Më pas, duke u shtirur si Ballkani i Hapur, zjarrvënësi aktron shuarjen e zjarrit”, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi.

Ballkani i Hapur është një nismë rajonale, anëtare të së cilës janë Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndërkaq, Mali i Zi dhe Kosova refuzojnë të bëhen pjesë e kësaj nisme.

“Fatkeqësisht, një luftë të re të Serbisë me NATO-n, kësaj radhe në Mal të Zi, do ta paguanin sërish qytetarët e Serbisë dhe jo ministrat për informim dhe zëdhënësit e tyre nga lufta e kaluar me aleancën e NATO-s”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

Për të komentuar deklaratën e Vladimir Gjukanoviçit, Radio Evropa e Lirë i është drejtuar kabinetit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por nuk ka kthyer përgjigje.

Ndërkaq, ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodomir Tolkach, duke komentuar deklaratën e Gjukanoviçit, tha se për të, denazifikimi do të thotë gjenocid.

“Për mua, denazifikimi është një lloj gjenocidi ndaj popullit ukrainas dhe nëse dikush dëshiron ta organizojë këtë gjenocid këtu në vendet e Ballkanit, nuk kam asnjë koment”, tha Tolkach për Radion Evropa e Lirë.

Por, përgjigje për REL-in nuk kanë dhënë anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës dhe as Ministria e Jashtme e këtij vendi.

Edhe zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, refuzoi të komentojë deklaratën e Gjukanoviçit.

“Nuk është kompetencë e jona që t'i komentojmë publikimet e rastit në Twitter të deputetëve individualisht, veçanërisht nëse ata kërkojnë falje më pas”, thuhet në përgjigjen me shkrim të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, për Radion Evropa e Lirë.

Deputeti i SNS-së, Vladimir Gjukanoviç, më pas, në një deklaratë për televizionin Pink në Beograd, ka kërkuar falje për postimin e publikuar në Twitter dhe ka vlerësuar se me këtë postim i ka shkaktuar dëm presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“E kam për borxh që t’i kërkoj falje gjithë publikut. Kam qenë person tmerrësisht i papërgjegjshëm. Shkrova shaka në Twitter, e cila nxiti një ortek, ndërkaq i krijova problem të madh Vuçiqit dhe vendit tim. E pranoj përgjegjësinë”, tha Vladimir Gjukanoviç.

Përveç kësaj, Ministria e Malit të Zi njoftoi se deklarata e Vladimir Gjukanoviçit bazohet në të njëjtin sfond të deklaratës së Mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joaniki Miçoviç se “Mali i Zi është krijuar të jetë një Ukrainë e vogël”.

Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, përdori termin “Ukraina e vogël” më 13 mars të këtij viti, duke krahasuar ndarjet politike në Ukrainë me ato në Mal të Zi. Asokohe, deklarata e tij se “ngjarjet në Ukrainë janë rezultat i pabesimit që kishte zënë rrënjë” dhe se Mali i Zi ishte krijuar për të qenë një “Ukrainë e vogël”, u publikua në faqen e internetit të Mitropolisë së Malit të Zi. Kryetari i Bordit ekzekutiv të Akademisë për zhvillimin e demokracisë në Serbi, Balsha Bozhoviç, beson se deklarata e Vladimir është një mesazh i sinqertë i regjimit në pushtet në Serbi për synimet e tij ndaj rajonit.

Duke konstatuar se i gjithë rajoni po përballet me tensione ndëretnike dhe kombëtare, Bozhoviç beson se bëhet fjalë për narracionin e regjimit të Vuçiqit.

“Atë që nuk e thotë Vuçiqi dhe që të tjerët e bëjnë në vend të tij, sikurse Vladimir Gjukanoviç ose mitropoliti Joanikije, tregon se është një operacion i menduar mirë, i rrezikshëm dhe tinëzar. Ata kanë nevojë për një konflikt, për të përmbushur ambicien e Vuçiqit, për të qenë president i të gjithë serbëve në rajon, qoftë edhe në mënyrë të dhunshme”, u shpreh Bozhoviç. Ai tha për Radion Evropa e Lirë se nevoja  për të ashtuquajturin denazifikim, është dëgjuar disa herë nga Beogradi dhe institucionet e tjera

“Ata e ëndërrojnë këtë për një kohë të gjatë, përmes deklaratave të institucioneve të regjimit në Serbi, por edhe përmes deklaratave të kreut të Metropolisë në Mal të Zi, Joanikije që përfaqëson mitropolinë e SNS-së të Aleksandër Vuçiqit, përmes deklaratave sikurse ‘Ukraina e vogël në Mal të Zi’. Këto janë të gjitha qëllime të regjimit në Beograd”.

Duke iu përgjigjur pyetjes se sa i rrezikshëm është narracioni për denazifikimin e Ballkanit dhe cilat janë pasojat e mundshme, Bozhoviç vlerësoi se një gjë e tillë duhet të shihet seriozisht:

“Pas gjithë asaj që kanë bërë në vitet ‘90 dhe nuk janë përgjigjur penalisht, mendoj se këto deklarata janë paralajmëruese dhe shumë të rrezikshme”.

Ai konsideroi se po bëhen përpjekje serioze që konfliktet të barten jashtë kufijve të Serbisë.

“Kjo është në interes edhe të Moskës zyrtare, e cila i mbështet përzemërsisht të gjitha këto. A do të ndodhë kjo në Bosnje e Hercegovinë, në Mal të Zi apo në Kosovë, kjo është çështje e taktikës së tyre”, theksoi Bozhovië.

Në vitin 2016, deputetit të SNS-së në pushtet në Serbi, Vladimir Gjukanoviç, Ukraina ia ndaloi hyrjen në territorin e saj, me sqarimin se ai kërcënon sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës.

Ai asokohe pranoi ftesën e një organizate joqeveritare që të monitoronte zgjedhjet në Donjeck, rajon i Ukrainës i kontrolluar nga separatistët pro-rusë, si pjesë e një grupi vëzhgues ndërkombëtar.

Serbia, edhe pse kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, po refuzon të harmonizojë politikën e saj me atë evropiane dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Vladimir Gjukanoviçështë avokat dhe përfaqëson ish-sekretaren shtetërore të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Dijana Hërkaloviç, në procesin gjyqësor kundër saj për shkak të ndikimit të paligjshëm. Në skenën politike ai është që nga viti 1997./REL

vladimir gjukanoviç

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë